Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci kishte folur hapur me një bashkëveprimtar të çështjes kombëtare për përfitime të mëdha materiale. Ata planifikonin që në krye të një ndërmarrje që kishte mbi tre milion euro të hyra, të dërgonin njeriun e tyre, i cili do të kishte qasje në para. Kjo bisedë ka përmbajtje të theksuar të zhvatjes, shantazhit, ushtrimit të ndikimit e përfitimeve tjera financiare. Është një prej bisedave që protagonistët flasin hapur për përfitimet e tyre materiale dhe interesat personale në kurriz të pasurisë dhe parasë publike.
Adem Grabovci ia kishte vënë syrin një ndërmarrjeje në rajonin e Dukagjinit që kishte tre milion euro të hyra në vit.
Për të kontrolluar paranë, ai do të dërgonte në një pozitë të lartë udhëheqëse njeriun e tij, të quajtur Bujar.
Bujari, do t’i raportonte vazhdimisht Grabovcit për qarkullimin e parasë. Për të ndërmarrë këto veprime, Grabovci ishte këshilluar nga një person i quajtur Ismet, i cili kishte qenë në burg së bashku me Grabovcin gjatë viteve të ’80-ta.
Pushteti i Grabovcit dhe i Partisë Demokratike mbi ndërmarrjet publike e komunale në rrafshin e Dukagjinit, duke nisur nga Peja, Deçani, Gjakova e Prizreni, dëshmohet në një bisedë të përgjuar telefonike që zgjatë mbi dhjetë minuta.
[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/0T3_OwuFfTU” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]
Gazeta Online Insajderi sjell të plotë këtë bisedë me përmbajtje të theksuara të zhvatjes, shantazhit, ushtrimit të ndikimit e përfitimeve tjera financiare.
Pos tjerash, Ismeti e informonte Grabovcin që një person që nuk i përmendet emri kishte konkurruar për anëtar të Bordit të Iber Lepencit, ndërmarrje kjo që drejtohej nga miku dhe bashkëpunëtori i Grabovcit, Hajdar Beqa. Për të arritur këtë pozitë, sipas bashkëbiseduesit, konkurrenti dinte diçka prej veprimeve të Adem Grabovcit.
Konkurrenti, donte këtë pozitë, ose do të fliste për ato që dinte.
Ismeti, e kishte takuar paraprakisht konkurrentin dhe kishte biseduar me të rreth pretendimeve kundër tashmë ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së. Ai e këshillonte Grabovcin që kur ta takonte vetë, ta incizonte bisedën sepse do t’i duhej për të ardhmen.
Kjo është një prej bisedave që protagonistët flasin hapur për përfitimet e tyre materiale dhe interesat personale në kurriz të pasurisë dhe parasë publike.
“Tash t’i bon diçka, se ai mi tha mu do sene. I thash shko thuj edhe atij vetë. Edhe inçizoja qato”, e këshillon Ismeti, Grabovcin në fillim të bisedës.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/1933796746846146/videos/2058093531083133/” width=”680″ height=”480″ onlyvideo=”1″]
“Po, lidhur me çka folke?”, interesohet nënkryetari i PDK-së.
“Inçizoja…, lidhur me ty edhe çka menojnë tjertë ose çka jonë t’u përgatitë tjertë”, sqaron Ismeti.
“Eh… ahmak, hiq mos ta nin. Ti e din se kaherë kanë pregatitë edhe veç me nerë me thonë…”, shton Grabovci për ta pyetur Ismetin se a kishte ndonjë kërkesë ky person.
“Ja mora kërkesën. Ai ka lyp me shti n’punë, po për ata s’qaj bëthen unë për to… I ka qitë n’bord more, me hi n’borde… I ka qitë n’Ibër Lepenc, e… i ka qit edhe… në kta t’bërllogut e te s’di kun qashtu”, thotë Ismeti.
Ndërkohë, Grabovci e pyet bashkëbiseduesin se a ka konkurruar diku tjetër ai, apo është mirë aty ku është deri tash. Ai thotë se nuk ka konkurruar në Prishtinë sepse e di se nuk do të vije në shprehje.
“Mos ia kaj nanen allahile more, more, mos mos. Me mu je tu fol, nuk je t’u fol…”, shton Grabovci.
“Po me ty jom t’uj fol, po pse me t’qit…, ja funi funit pse me t’nxjerr telashe edhe ty. Nem lafshi qaty ku jom mirë e boll, sem lat…”, shton Ismeti.
Adem Grabovci e pyet se kush ka qenë kryesues i Bordit. Ismeti i thotë se ka qenë Ismet Neziri, të cilin e kishin hequr për ta sjell një të LDK-së. Grabovci, i thotë bashkëbiseduesit që të kalojë si kryesues i Bordit të ri.
“I kom qit edhe në…, Hidrodrin në Pejë… Po bre qatu mirë boll osht, s’kom unë… Atje nuk i kom qit unë për atje nelt se…”, thotë Ismeti.
“Veç kalon kryesues”, e këshillon Grabovci.
Bashkëbiseduesi e këshillon Grabobcin që në një ndërmarrje që drejtohet nga dikush i quajtur Ismet, që ta dërgojë dikë të besueshëm e dëgjueshëm. Ky person, sipas tij është Bujari. Nuk përmendet emri i ndërmarrjes.
“Po, po Bujarin, dikun po”, thotë Grabovci. Po besoj aty osht Bujari…”.
“Mirëpo unë pe di, po unë po të thom Bujarin, Bujarin… Ai i ka tre mi… ai (v.j drejtuesi i ndërmarrjes) i ka tre milion euro t’hyra n’vit”, thotë bashkëbiseduesi i Grabovcit.
“Po a?”, pyet Grabovci.
“Po vallain, unë për qata jom ka t’thom osht mirë mirë me qu Bujarin, se… Nuk i din, na s’kem fol për atë çështje, po për do sene… nuk ma merr menja që i dinë do sene për to sikur i di unë…. Po, me shku Bujari aty munesh me ditë, me pas, me ditë sene shumë, e mos me shku ai, ai i kryn senet e veta, se po të thom 3 milionë euro i ka n’vit t’hyra (v.j ndërmarrja)”, vazhdon bashkëbiseduesi.
“Ani de…”, përgjigjet Grabovci.
“Ato lekë jonë ato. Përpos Bujarit…, ai munet me ta përcjell gjendjen burrë. N’mujsh qit djalë me rahatu o burrë, e bon sevapin se m’ka met thjeshtë n’qafë pash besën. Invalid i luftës. E kanë rrejt kta Aleanca, kanë bo hajgare me to. Funi funi, o kryetar dege n’Irzniq o burrë”, shton bashkëbiseduesi i Grabovcit.
“Edhe Ismetin e çoj, edhe Ismeti shkon hiç mos ki dert”, konfirmon Grabovci. “I kom sistemu, bos, krejt n’tana anët po…”.
“Veç me çu dikun. Eee… n’paç naj obligim ndaj Hadërgjonve, e kryn vetë unë s’kom nevojë me të thon”, ia kujton bashkëbiseduesi, Grabovcit obligimet tjera. Grabovci, thotë se Beqën do ta dërgojë.
“Hajde pra faleminderit kalofsh mirë”, e uron bashkëbiseduesi.
“Sa vet i ka, i ka te ti bordi”, vazhdon Grabovci.
“Te na katër i ka pas. Tash s’di unë sa”, përgjigjet ismeti.
“Po… çka bone more me ata t’Ramë Nimonve”, kalon bisedën Ismeti tek rastet tjera duke përmendur emrin e Artonit të cilin e kishte takuar ai dhe kishte biseduar për çështje sistemimi në borde.
“M’tha, ti i sheh ata t’mdhajt, ata shefat. Tha unë për këtu n’Gjakovë nuk jom i interesum. M’tha me ja lshu venin dikunaj. Thash pse. Tha jo, kom bo pare boll. Thash po ti atëherë masi paske bo pare boll, pse pra ja nxejshe edhe ktyneherë. Eh, po tha me i marr qato pare badihava. Tha jom i interesum dikun ma nelt. Thash e ku ma nelt. Tha qaty n’Ibër Lepencë, a n’KEK, a n’Postë a dikun, se ktu privatizohen tasht e…, nu vysha najsen unë a din…, se mos u vyfsha tha s’o problem”, tregon Ismeti.
Insajderi ka kontaktuar me Ismetin, i cili ka treguar për lidhjet që ka me Adem Grabovcin. Ai ka thënë se me të kanë qenë në burg gjatë veprimtarisë ilegale për çështjen kombëtare. Ka thënë se ka qenë anëtar i Bordit në kompaninë rajonale, Dukagjini, që për veprimtari ka ujitjen. Ka thënë se ka qenë shumë i suksesshëm, duke e nxjerr ndërmarrjen nga borxhet që ishte mbi 100 mijë euro, dhe duke arritur t’ua rris pagat punëtorëve.
Për tri vjet, ka thënë se ndërmarrja ka qenë në plus.
“Osht e vetmja kompani që nuk ka shpenzu… I vetmi bord që nuk ka shpenzu n’emër kompanisë as ni lekë. Kom arrit me ja rrit pagat punëtorëve dy herë edhe me ja siguru, me ja bo… sigurimin shëndetësor”, ka treguar ai.
Ai ka shpjeguar lidhjet me Grabovcin, me të cilin thotë se nuk del në dreka e darka, por vetëm punon gjatë gjithë kohës.
“Kom lidhje se 81-ën, ai ka qenë i burgosun politik prej Serbisë. Unë kom qenë i burgosun prej serbve edhe gjithë ata djemtë që jon djeg me bo diçka për Kosovën, për të mirën e Kosovës, se nuk është e mira e Kosovës vetëm sot. Je fort i vetëdijshëm, osht para sa e sa vjete gjithë ata djem që kanë bo diçka për Kosovën, të gjithë i njoh, i çmoj edhe i respektoj”, ka thënë Ismeti.
“Thash raporte prej ni atdhetari, i cili ka bo ni punë shumë t’madhe për Kosovë, ai personalisht se njohum po si familje e ka dhanë edhe vllahun”, shton ai për të vazhduar lëvdatat për Grabovcin, i cili siç thotë ai ka lënë jetën luksoze në Zvicër dhe është kthyer për të luftuar për atdhe.
Ka dhënë edhe këshilla profesionale për gazetari.
“Problemi është kshtu. Kur t’i nxirrsh gjanat, nxirri edhe t’bardhën edhe t’zezën, që të dyja. Shembull qite ni Adem Grabovc që bjen përgjime edhe qite ni Adem Grabovc tjetër që ka bo diçka, se o mirë m’u pa edhe e bardha edhe e zeza”, ka thënë ai.
Biseda
ISMETI: Alo.
Grabovci: Hej, ç’kemi?
ISMETI: Qe shef, a je lodh?
Grabovci: Jo, kapak. Ti?
ISMETI: Jo valla, a din pse t’thirra edhe atë ditë, e pata ata të unë, kur t’thirra.
Grabovci: A jo e mora, e mora me mend, që folum me…
ISMETI: Tash t’i bon diçka, se ai mi tha mu do sene. I thash shko thuj edhe atij vetë. Edhe inçizoja qato.
Grabovci: A…?
ISMETI: Inçizoja qato. Alo.?
Grabovci: Po…e..lidhur me çka folke?
ISMETI: Inçizoja… shka (nuk kuptohet) … lidhur me ty edhe çka menojnë tjertë ose çka jonë t’u pregaditë tjertë.
Grabovci: Ehh… ahmak, hiq mos ta nin, ti e din se kaherë kanë pregaditë edhe veç me nerë me thonë, hej…
ISMETI: E… unë e di për atë punë, po ti inçizoje se t’vyn ato. Unë vetë nuk deshta, e i thash a po dinë.
Grabovci: Ëhë.
ISMETI: Shko thuj ati detalisht. Ai mu m’i tha krejt po thash edhe tjerat ça t’kish naj sen, merre inçizoja se t’vyn.
Grabovci: A kish ndonjë kërkesë kshtu?
ISMETI: Ja mar kërkesën ai ka lyp me shti n’punë, po për ata s’qaj bëthen unë për to.
Grabovci: Ku?
ISMETI: I ka qitë n’bord more, me hi n’borde.
Grabovci: N’cilin bord?
ISMETI: I ka qitë n’Ibër Lepenc, e… i ka qit edhe… nnnn te kta t’bërllogut e te s’di kun qishtu.
Grabovci: Aha…, ku ti, s’t’pash kërkun tjetër, n’kto ka nalt… n’Prishtinë.
ISMETI: A…?
Grabovci: N’Prishtinë kërkun s’ke…, kërkun, s’ke paraqit a?
ISMETI: Ja, sss. jaaak…
Grabovci: Ku je…?
ISMETI: Pse me paraqit unë atje kur e di që s’vjen n’shprehje.
Grabovci: Mos ia kaj nanën allahile more, more, mos mos. Me mu je tu fol, nuk je t’u fol…
ISMETI: Po me ty jom t’uj fol po pse me t’qit n’maze, ja funi funit pse me t’nnxjerr telashe edhe ty. Nem lafshi qaty ku jom mirë e boll, sem lat…
Grabovci: A je… a bon qaty ku je?
ISMETI: Qatu ku jom mirë o boll.
Grabovci: Kush ka qenë, kush ka qenë kryesus aty?
ISMETI: Ka qenë, ka qenë Ismet Neziri niherë, e kanë hekë e kanë bo njo t’LDK-së.
Grabovci: A…?
ISMETI: Ka qenë Ismet Neziri niher, e kanë jek e kanë bo njo t’LDK-së.
Grabovci: U bo, u bo.
ISMETI: Ajo është shumë me randësi, po thom qatu sene merrja se t’vyn.
Grabovci: U bo…
ISMETI: Qata t’thirra… lsho telefonin, ti merrja se t’vyn, se kur t’vjen puna, pavarësisht qysh vin rrethanat… alo?
Grabovci: Po, po.
ISMETI: Pavarësisht qysh vin rrethanat prej njerëzve, sjellet e mija, tuat me ty kur t’është çështja… kur ka çështje që ka t’bëjë çështja me ty e… edhe me dinjitetin tonë, e karakterin tondunë ssss…, nuk i shikoj kto tjerat kurrnjo, po merrja ti se t’vyn ato.
Grabovci: Okej.
ISMETI: Unë e kom majt kta, gjithomë kështu e kom majt si kom ofru, qashtu e kom pas edhe me (nuk kuptohet) e Jabllanicë, që i kom ofru. Unë i kom thonë smuj baco shko te tjerët. Kto senet ja kom marrë edhe kom (nuk kuptohet), qikjo ka t’bëjë drejtpërdrejt për ty edhe merrja vetë edhe incizoja.
Grabovci: Ëhë…
ISMETI: E sa për punë e për ksi boni shka t’doni, unë s’po përzina me to. Atij i kom thonë që t’nimoj, e boj t’pamunduren e tërra vërra po aty nuk përzina. N’mujsha për veti e kom boll, a . ajo ka t’bëjë me ty diçka. TThirre ti nestra vetë mos harro…
Grabovci: Ëhë…
ISMETI: N… thirre thuj hajde se, m’tha thuj edhe daja ytë e po du (nuk kuptohet) qysh e ki ti zanat.
Grabovci: Ëhë…
ISMETI: Unë ty t’kom besu, t’besoj tona heret. Fol burrë me letra çel, ka diçka çka osht, shumë sene i rren a po din, e i zmadhon, i zbukuron, e i bon po është problemi se ka diçka aty, e ajo t’vyn ty. T’vyn shumë se jo pak, t’vyn për t’ardhmen.
Grabovci: U kry… u bo u bo.
ISMETI: Hajde mirupafshim.
Grabovci: U bo, u bo, qatu domethon, tjetër, tjetërkund…
ISMETI: Tjetërkund unë i kom qit…
Grabovci: A veç veç qaty i ke qit a?
ISMETI: I kom qit edhe nëë… kta n’Hidrodrin… po n’Hidrodrin i kom qit në Pejë (nuk kuptohet).
Grabovci: Jo bre, qaty, qaty po t’la po.
ISMETI: Po bre qatu mirë boll osht, s’kom unë… Atje nuk i kom qit unë për atje nelt se…
Grabovci: Veç kalon kryesues.
ISMETI: Qysh?
Grabovci: Veç kalo kryesues.
ISMETI: Qy kryesues qashtu unë kom nejt edhe qashtu, po kom pas efekt, se për shembull i kom, i kom nxjerr përmi 5-6 mijë euro atje se, se s’jau ka la kurrë atje n’Prizren, që e kem na njësinë tonë tonë.
Grabovci: Ëhë…
ISMETI: A din jom shumë i suksesshëm, n’kuptim e asaj, unë perfomancë shumë t’mirë kom,. Ata se kom problem, po kqyr kta djemtë që jonë, që i ki mi rahatu.
Grabovci: A osht, a osht qaty ku…natë a… a je te Ismeti a te…?
ISMETI: Jo, jo te Ismeti nuk jom, te Jaha jom.
Grabovci: Te Jaha a?
ISMETI: Te Ismeti kish me qenë mirë me e çu dikon, ju e dini ma mirë.
Grabovci: Kon e ki?
ISMETI: A…?
Grabovci: Kon?
ISMETI: Me pa çu Bujarin.
Grabovci: Bujarin?
ISMETI: Po.
Grabovci: Po, po Bujarin, dikun po.
ISMETI: Te Ismeti po flas unë.
Grabovci: Po besoj aty osht Bujari, tani ky Valoni i (nuk kuptohet) ai djali, juristë osht.
ISMETI: Mirëpo unë pe di po unë po të thom Bujarin, Bujarin.
Grabovci: Edhe kit Bicurrin edhe këtë Bicurrin, Flamurin.
ISMETI: Jo ai i ka tre mi… ai i ka tre milion euro t’hyra n’vit, Ismeti.
Grabovci: Po a?
ISMETI: Po vallain, unë për qata jom ka t’thom osht mirë mirë me qu Bujarin, se…
Grabovci: Okej…
ISMETI: Nuk i din, na s’kem fol për atë çështje, po për do sene… nuk ma merr menja që i dinë do sene për to sikur i di unë.
Grabovci: (nuk kuptohet) bre mos, mos u bo…, burrë i fortë…
ISMETI: Po mirë de, po n’rregull po, me shku Bujari aty munesh me ditë, me pas, me ditë sene shumë, e mos me shku ai, ai i kryn senet e veta, se po të thom 3 milionë euro i ka n’vit t’hyra.
Grabovci: Ani de…
ISMETI: Ato lekë jonë ato. Përpos Bujarit…, ai munet me ta përcjell, gjendjen burrë, n’mujsh qit djalë me rahatu o burrë, e bon sevapin se m’ka met thjeshtë n’qafë pash besën. Invalid i luftës. E kanë rrejt kta Aleanca, kanë bo hajgare me to. Funi funi, o kryetar dege n’Irzniq o burrë.
Grabovci: Edhe Ismetin e çoj, edhe Ismeti shkon hiç mos ki dert.
ISMETI: Ismet… se për besë a din osht… (nuk kuptohet) morale…
Grabovci: A… Ku?
ISMETI: Ku dush ço burrë. Ja ço te unë ja ku dush, mu s’um bon përshtypje.
Grabovci: (nuk kuptohet) I kom sistemu, bos, krejt n’tana anët po…
ISMETI: Veç me çu dikun. Eee… n’paç naj obligim ndaj Hadërgjonve, e kryn vetë unë s’kom nevojë me të thon.
Grabovci: Beqën.
ISMETI: Hajde pra faleminderit kalofsh mirë.
Grabovci: Beqa, Beqa veç Shkollën e Mesme e ka a?
ISMETI: Jo more, Fakultetin e Ndërtimtarisë.
Grabovci; Seriozisht!?
ISMETI: Po mora, hahahah…
Grabovci: Ai m’ka pa thanë (nuk kuptohet)
ISMETI: Jo more Fakultetin e Ndërtimtarisë e ka o burrë o.
Grabovci: S’di valla.
ISMETI: Jo baco, ai ka qenë student i jashtëzakonshëm Beqa përpara lufte… Jo mar Beqa o shumë i aftë n’kuptimin e asaj, po nejse, hini qaty e met, met qaty (nuk kuptohet).
Grabovci: Jo për aty pa kurfarë, pa kurfarë e problemi e kom rregullu, e kom çu ata.
ISMETI: Kur po ma len mu Gjakovën pra qaty?
Grabovci: A…?
ISMETI: Gjakovë kon po ma lejke mu?
Grabovci: Te ti aty a? Tybe tybe në disha tash. Nesër muj se i kom n’zyrë krejt ato.
ISMETI: Pse s’ma bishe Ismetin, pa përvojë i kisha ndihmu najsen.
Grabovci: Ani Ismetin ta bi.
ISMETI: Lirisht i kisha nihmu naj sen.
Grabovci: U bo.
ISMETI: I kisha ma…
Grabovci: U bo.
ISMETI: Nejse si t’ dush ti, për ata qysh dush.
Grabovci: Jo, jo Ismetin, Ismetin (nuk kuptohet).
ISMETI: Po de… e ka pas ma let a din i kish ardh atje.
Grabovci: Sa vet i ka, i ka te ti bordi?
ISMETI: Te na katër i ka pas. Tash s’di unë sa (nuk kuptohet)
Grabovci: Katra a?
ISMETI: Po… çka bone more me ata t’Ramë Nimonve?
Grabovci: Me kon?
ISMETI: Artonin.
Grabovci: Tybe n’disha.
ISMETI: A din çka m’tha mue.
Grabovci: Hëëë…
ISMETI: Tha, m’tha, tha, nejse tha ti i sheh ata t’mdhajt, ata shefat. Tha unë për këtu n’Gjakovë nuk jom i interesum. M’tha me ja nIsmetion venin dikunaj. Thash pse. Tha jo, kom bo pare boll. Thash po ti atëherë masi paske bo pare boll, pse pra ja nxejshe edhe ktyneherë. Eh po tha me i marr qato parë badihava. Tha jom i interesum dikun ma nelt. Thash e ku ma nelt. Tha qaty n’Ibër Lepencë, a n’KEK, a n’Postë a dikun, se ktu privatizohen tasht e…, nu vysha najsen unë a din, (nuk kuptohet), ksi n’u vyfsha se mos u vyfsha tha s’o problem.
Grabovci: Seriozisht?
ISMETI: Hahahaha… nëse unë jom ka t’rrej jom idiot?
Grabovci: Hëhëhë
ISMETI: Unë edhe kesha. Thash ani unë ja transmetoj kto, kto deklarata tua. Thash, veç a din po m‘doket nifarë mase, a din tashti je bo doktorr edhe paçi nevojë për ty se unë s’kom nevojë për kërkon. Jo, jo tha paçi nevojë se unë ktu s’jom ka i qes, a atje nalt po, Ttha veç a din do punë me ju nimu, a din kshtu se i din senet se unë s’kom nevojë. O vetë me veti hajt filozofi hajt.
Grabovci: Hahaha, ( nuk kuptohet) hajt, thuj hajt.
ISMETI: Po nejse ju boni çka doni vlla, kohëve e fundit unë veç për veti jom ka du me u interesu (nuk kuptohet). M’tha kqyre punen tone. Tha veç për veti, për tjetër kon e n’ketë botë mos u merzit se m’ke met rrugave t’u u sill poshtë e përpjetë. (nuk kuptohet). Qeshtu m’tha.
Grabovci: Okej.
ISMETI: Po me ty mu dasht mu marr pak se e pava serioze qat punë edhe kur t’vjen puna për ty valla pavarësisht, o shama nanën gjithë ditën e babën n’vorr, apet si apet unë nuk e kom plan me hek dorë, n’kuptim e çështjes çka sillet rreth teje. Hajde mirupafshim.
Grabovci: Hajde tung, tung./Insajderi.com
(Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike).
[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]