Fytyra tjetër e korrupsionit- qytetarë që e gërryejnë shtetin

Korrupsioni në Kosovë nuk është i kufizuar vetëm tek zyrtarët e shteti dhe biznesmenët që i korruptojnë ata. Është laraman. InDoks në 50 minuta të dokumentarit “Qytetarë që e gërryejë shtetin” sjell një fytyrë tjetër të korrupsionit në këtë vend të vogël e të parëndësishëm

Fytyra tjetër e korrupsionit- qytetarë që e gërryejnë shtetin

Janë dy klishe në botë e që në Kosovë dalin të vërteta, ama për të kundërtën. Thirrja thirrje patetike që është keqpërdorur shumë: “Nuk duhet të pyesësh se çka ka bërë shteti për ty, por çka ke bërë ti për shtetin” në Kosovë përkthehet: çka e ke vjedhur ti shtetin?

E për më shumë, klisheja tjetër se kryesisht janë zyrtarët ata që e vjedhin shtetin në këtë vend të vogël e të parëndësishëm nuk është e vërtetë deri në fund. E vjedhin edhe qytetarë papushtet. Qytetarë që e kanë mësuar hilen e ligjit. Dhe, shteti i ka toleruar.

InDoks në 50 minuta dokumentar të dokumentarit “Qytetarë që e gërryejë shtetin” ka trajtuar një temë që bashkon të dyja këto. Për një fenomen që ndodh në pak fshatra të një komune të vogël.

Këtu e gjeni të plotë dokumentarin “Qytetarë që e gërryejë shtetin”!

Është ky një dokumentar për krimin me shpronësim në fshatrat e Obiliqit e për nevoja të Korporatës Energjetike. Është një histori për qytetarë që ditën ta zhvatin paranë publike në emër të shpronësimit. Dhe po vazhdojnë ta bëjnë këtë. Që po e gërryejnë shtetin si ata bagerët gjigantë e të famshëm të KEK-ut.

Frikë më Krizën Energjetike

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami që në qeverinë e Isa Mustafës drejtoi Ministrinë e Tregtisë në këtë dokumentar nis e flet flet për një Krizë Energjetike. Edhe Qeveria që e pasi atë të LDK-së, UÇK-Qeveria e Ramush Haradinajt përdori të njëjtën arsye për të ngutur procesin e shpronësimit, që tash po kushton mbi 20 milionë euro më shtrenjtë. Së paku.

Por, çka në fakt po ndodh në këto pak fshatra problematike të Obiliqit? A ka atje vërtetë një organizmi të banorëve për të përfituar sa më shumë ligjshëm e paligjshëm, kundrejt një shtetit të zhytur në skandale?

InDoks ka bërë një hulumtim disa javor dhe provat që ka gjetur nuk lënë as një vend për dyshim që ata qytetarë e kanë gjetur përgjigjën si ta zhvatin buxhetin publik, në këtë rast të KEK-ut, madje edhe duke e bërë publikun të i vije keq për ta.

Në njërën nga marketet e rralla në Shipitullë varet një njoftim që e ka shlyer ngapak dielli. Dikush po e shet truallin. Njoftimi tregon që trualli tij, pos shtëpive ka edhe 4 puse te ujit, i ka edhe 70 trupa pemësh. Në rrethana normale të njoftimeve për shtije tokash ky është informacion i parëndësishëm, por këtu vlen shumë.

100 metra më tutje nga ky njoftim tashmë makineria e KEK-ut ka filluar punën. Po e gërryejnë shtresën e dheut për të dalë tek thëngjilli. Banorët do të zhvendosen.

Bashkë me makinerinë e KEK-ut këta qytetarë po tentojnë të gërryejnë shtetin. Insajderi ka publikuar kohë më parë një hulumtim se tashmë çdo gjë që mbillet në këtë tokë vlen. Vlen shumë.

Edhe pse nuk ka një çmimore publike për këto gjëra, banorët duke u bazuar në shpronësimet e kaluara presin që një pus uji, një bunar pra, të paguhen deri në afro 2 mijë euro, derisa hapja e tij është më e lirë se sa 300 euro.

Dhe, ekipi i InDoks gjeti gjatë hulumtimit që vetëm në një  copë toke me pak ari së fundi janë hapur mbi 5 bunarë. Ishin të ditëve të fundit. Janë të koncentruar në një vend. E madje nuk janë as 2 kilometra larg nga bakëret e KEK-ut.

E hulumtimi i Insajderit kishte gjetur se edhe pemët paguhen shumë mirë. Banorët presin që për një trup molle të shpronësohen deri në 15 euro, derisa për një trup arre, qoftë edhe fidanë e re, të shpronësohen deri në 25 euro për copë, derisa në treg ato blihen me para të imta. E dikush ka mbjellë të tilla vetëm disa centimetra larg njëra-tjetrës. Si bujku, Shaip Mjekiqi banor i fshatit Hade që ka mbjellë rreth 3 mijë trupa të arrave.

Kjo shpikje e këtyre banorëve është zor e kapshme nga shteti. Madje organet e ligjit u njoftuan për këtë fenomen, sipas tyre, veç pasi raportoi Insajderi.

Por, përtej trendit të fundit me pemë e bunarë, në Hade e Shipitullë ndërtoheshin shtëpi. Shumë shtëpi. Aq sa të vëreheshin edhe nga satelitët. Pse askush nuk i ndaloi askush?

“Ajo që ka rënë në sy sidomos në vitet e fundit kanë ndodhur ndërtime abuzive edhe nga personat që nuk kanë qenë pronar dhe të cilët janë lejuar nga komuna e Kastriotit por edhe nga bordi menaxhues i KEK-ut dhe kjo ngreh dyshime për keqpërdorime abuzime sepse  ndërtimet janë lejuar përkundër ndalimit që është bërë dhe komuna e Kastriotit udhëhiqet nga AAK dhe kjo ka qenë një nga premtimet e tyre gjatë fushate dhe menjëherë Haradinaj ka marrë këtë vendim ai nuk jap përgjigje as në pyetjet  parlamentar për këtë çështje”, thotë ëpr InDoks Arbërie Nagavci, Deputete e Vetëvendosjes.

Ajo sqaron se e ka pyetur Kryeministrin Haradinaj saktësisht në seancë në Kuvend dhe se “nga cili vit do të shpronësohen se a do ta bëjë publike listën e pronarëve dhe sa është vlera e atyre që do të shpronësohen, ai nuk ka dhënë asnjëherë përgjigje për këto pyetje për më shumë LVV ka ngritë disa herë këtë çështje edhe në konferenca edhe në parlament dhe nuk kemi arrit asnjëherë të marrin përgjigje për këtë çështje gjë që i bënë dyshimet edhe më të mëdha për abuzime nga persona të papërgjegjshëm por që në fakt po bëhen edhe me zyrtarët që ish dashur t’i ndërpresin këto punime”.

As një deputet e LDK-së ka mendim të ngjashëm, veçse e sheh që aty ka një probleme dhe më të madh- nuk funksionuan asnjë nga hallkat e shteti që duhej ta ndalonin krimin.

“Unë thash që kjo krijon një precedan të keq. Nëse ju i keni vizitu hapësirat atje në terren, ju keni pa që ata po vazhdojnë sikur me mbjellje të fidanëve dhe gjana të tjera. E para është se tek Hadja ka dështu Komuna me inspektorët e saj, të cilët kanë leju ndërtime të tilla. E dyta është kostoja e shtëpive të ndërtuara atje, të cilat asnjëherë nuk janë ndërtu për të jetu në to. Janë thjeshtë shtëpi të improvizuara të cilat janë bjerë me qëllim të shpronësimeve, ku shihet se ato nuk janë ndërtuar me material të qëndrueshëm, ndërsa çmimet e janë marramendëse. Dhe në një far forme të gjitha hallkat e institucioneve në rastin e shpronësimit dhe pranimit të çmimeve nga ana e banorëve kanë dështu”, thotë Hykmete Bajrami, Deputete e LDK-së.

Hulumtimi i InDoks gjen që në fakt dështimi ishte i qëllimshëm. Dhe historia është me fare pak ngjyra. Gati bardh e zi: KEK-u e njoftonte Ministrinë e Mjedisit dhe Qeverinë për ndërtimet ilegale e kjo e fundit e mbyllte tregimin duke thënë që ndalimi i këtij krimi është përgjegjësi e Komunës së Obiliqit.

Por, në fakt a kishte kjo komunë e vocërr kapacitete që ta ndalonte këtë krim? Për InDoks ka folur Kryetari Xhafer Gashi.

“Po, problem është  që  unë  e thash që  ne kemi pas inspektor edhe atë për shkak të  kaluarës, edhe  para vitit 2013, ku nuk kemi qenë  në  qeverisje është  ngritë  një  aktakuzë  ndaj tij dhe është  largu edhe ai. Ne e kemi ngritë  shqetësimin edhe në  ministri që nuk kemi inspektor”, thotë Xhafer Gashi, Kryetar i Obiliqit.

Gashi tregon që në një periudhë të viti 2015 madje nuk kishin asnjë inspektor ndërtimi.

“Në  një  periudhë  jo. Në  një  periudhë  nuk kemi pas inspektor të  ndërtimit. Ne ia kemi drejtuar një  shkresë  me shkrim ministrit të  Financave, nëse nuk gaboj edhe kryeministrit në  atë  kohë , me qëllim me i njoftu. Këtu ka shumë  rëndësi që  të  jetë  një  taskë -forcë  e përbërë  nga ministria e Punëve të  Brendshme, ministria e Planifikimit Hapësinor, komuna, ministria e Zhvillimit Ekonomik, në  këtë  rast edhe KEK-u, me qëllim që  të  bashkërenditen aktivitetet”, thotë Xhafer Gashi, Kryetar i Obiliqit.

Pra, të gjithë po prisnin që ndërtimet ilegale ti ndalonte Komuna e Obiliqit, e kjo e fundit herë e kishte veç një inspektor të ndërtimi. E herë ishte edhe pa të fare. Askush nuk po i ndihmonte madje as për të punësuar më shumë njerëz për këtë punë.

Këtu e gjeni të plotë dokumentarin “Qytetarë që e gërryejë shtetin”!

Kryetari Gashi, që është një biznesmen i suksesshëm, për këtë dokumentar rrëfen historinë e këtij problemi dhe shpjegon se çka po tentohet të behet tash.

“Realisht këto procese janë  në vazhdimësi që nga paslufta. Është  pjesa e familjes Qala, pastaj janë  pjesa e Mirenëve, Grajqevcve ku janë  zhvendos, dhe asnjë herë  nuk ka qenë  një   në  model pothuajse i njëjtë në bazë  kornizës së  zhvendosjes së  asaj zone. Meqë  është  zonë  e interesit nacional. Si zonë  e interesit nacional, faktikisht bie  përgjegjësia  mbi institucionet e nivelit qëndror, e në  këtë  rast mbi operatorin ekonomik, KEK-un, për arsye sepse ai është  shfrytëzuesi i asaj zone, dhe gjithherë në këtë zonë  kemi pasur problem me planet dinamike dhe me çështjen e invertarizimit të  asaj zone. Ose vlerësimin e zonës në  aspektin e pasurisë . Shpesh herë  janë  ndërru edhe trasetë  të  lëvizjes së  minierës dhe kjo ndoshta ka ndiku që  me kalim të  kohës me e humb besimin nga qytetarët. Zakonisht në  këso situata ka gjithherë  edhe keqbërës, të  cilët i shfrytëzojnë  situatat e momentit edhe ka të  atillë  që  kanë  bërë  edhe ndërtime”, thotë Xhafer Gashi.

Ai thotë se ata shpesh herë  e keanë ngritë  shqetësimin edhe në  institucionet e nivelit qendror, “sepse kapacitetet e komunës janë  jashtzakonisht të  vogla. Na e kena pas vec një  inspektor ndërtimi dhe shpesh herë  kemi kërku përforcime edhe nga ministria e Financave, edhe nga ministria e Ambientit, por edhe nga kryeministri, me qëllim që  të  bëhet një  zgjidhje, sepse kostoja do të  ishte më  e vogël nëse ne do ta kishim një  ekipë  të  përbashkë t. Ose tani me siguri e keni dëgjuar përmes mediumeve ose e keni dëgjuar edhe ju vetë , kur kryeministri kërkon që  të  krijohet një  taskë -forcë . Kjo ka qenë  ide që  nga 2013-ta, që  të  mbahet në  kontroll ajo zonë  me qëllim që  të  shihen edhe kërkesat e qytetarve, por edhe të  parandalohen zhvillimet e reja në  atë  zonë”, thotë Gashi.

Në vitin 2017 Kryeministri Haradinaj pasi kishte parë se çka po ndodhte i kishte treguar dhëmbët për pak kohë. Do të ndryshonte qëndrim më vonë.

Prokuroria po merret me Hadën e Shipitullën

Janë qindra hektarë që do të kalojnë nga pronësia private në atë publike do ti përdor KEK-u për të nxjerr qymyr, burimi kryesor i energjisë për Kosovën. Por për këto toka do të paguhen miliona euro. Shumë më shumë se sa ishte paraparë në fillim kur u bë një dokument strategjik i vitit 2011.

Kush e rriti vlerën në dëm të buxhetit publik? Kjo deputete e LDK-së e ka një version të saj të historisë.

“Fillimisht më duhet të ju them se në qeverisjen Mustafa është punuar gjatë gjithë mandatit në vlerësimin dhe shpronësimin e Hades, me qëllim që të kemi rezerva të qëndrueshme të thëngjillit, për prodhimin e energjisë elektrike, ka qenë një ndër prioritetet kryesore dhe kanë qenë Ministria e Zhvillimit Ekonomik, përgjegjëse Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe departamenti i tatimit në pronë i cili është në kuadër të ministrisë së financave.Janë bërë tri vlerësime radhazi me të cilët banorët janë pajtu dhe kemi qenë domethënë në momentin kur është rrezuar Qeveria, kemi qenë në konsiderimin e hapave tjerë konkretë, në mënyrë që banorët të detyrohen që të respektojnë ligjin. Atëherë është folur për një kosto të shpronësimeve dhe mesa unë mbaj mend gjatë qeverisjes prej 4.5 deri në 5 milion euro. Kemi qenë para një krize energjetike, për shkak se rezervat kanë qenë thuajse në fund, dhe ky ka qenë sektor publik dhe nuk mund të themi ndryshe”, thotë ëpr InDoks Hykmete Bajrami, Deputete e LDK-së.

Sipas saj marrëveshja e arritur mes kryeministrit Haradinaj dhe banorëve të Hades “nuk e di si mund ta shohin përveç se si e kanë pa të gjithë. E para e kemi pa si jo në kompetencë të kryeministrit. Qysh në ditët e para të qeverisjes kryeministri ka shku aty dhe ka arrit marrëveshje për procedurat e shpronësimit, ka ligje ka akte, ka norma dhe ka persona përgjegjës që duhet ta kryejnë këtë punë. Në bazë të një rregulloreje për përgjegjësitë e kryeministrit, ministrave. Pra kompetencat e kryeministrit janë të çarta. Nuk e kemi pa si shumë pozitive, përkundër faktit që u arrit marrëveshja. Tjetra është se kjo marrëveshje është jo transparente pasi deri më sot nuk ka informata, është raportu në media që çmimi i shpronësimit në Hade është deri 25 milionë, që nënkupton pesë herë çmimi më i lartë sesa tri vlershmet preliminare që janë bërë në Qeverinë Mustafa. Unë personalisht kam pyetur kryeministrin Haradinaj se sa është çmimi i shpronësimit në Hade, meqenëse ai krenohet shumë me marrëveshjen e arritur atje. Dhe kryeministri ka thanë që nuk e din deri në përfundim të procesit, unë besoj që nëse Qeveria nuk e din deri në fund të procesit, kjo është  e rrezikshme sepse ka mbetur hapësira që banorët atje ti shantazhojnë institucionet tona”, thotë Bajrami.

E, kryeministri nuk ka pasur përgjigje as për deputeten e Vetëvendosjes.

“Po një ndër vendimet e para të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj ka qenë për shpronësimin e pronave në Hade dhe Shipitullë dhe asnjëherë nuk ka qenë transparent në këtë çështje asnjëherë nuk ka treguar se sa është shuma që ka kushtuar shpronësimi si dhe kush janë personat e shpronësuar që lë të kuptohet për mundësinë më të madhe për keqpërdorim për aq më tepër kur e dimë se ka pasur dy vendime të qeverive paraprake vendimi i vitit 2004 dhe 2009 të cilat e kanë ndalu ndërtimet në atë pjesë gjegjësisht për shkak të zonën ekonomike dhe të shpallur me interes”, thotë Arbërie Nagavci, Deputete e Vetëvendosjes.

Këtu e gjeni të plotë dokumentarin “Qytetarë që e gërryejë shtetin”!

Nagavci thotë që Kryeministri Haradinaj ka obligim që të jetë transparent për marrëveshjen me banorët e Hadës e Shipitullës edhe për një arsye tjetër.

“Kryeministri dhe gjithë ekipi që janë të përfshirë në këtë proces kanë obligim për vlerën e saj për gjithë shumën që është bërë nga shpronësimet për listën e përfituesve sa ne kemi informacione nuk janë as banorë të atyhit pjesa e konsiderueshme e atyre që kanë bërë kërkesë dhe që janë shpronësuar dhe që planifikohen të shpronësohen as nuk banojnë në ato shtëpi madje ka shtëpi të pa përfunduara krejtësisht dhe janë ndërtuar në mënyrë abuzime pas vendimit për ndalimin e ndërtimeve më saktësisht pas shpalljes së asaj pjese me interes nacional. Kështu që është e domosdoshme të publikohet lista e plotë e personave që janë shpronësua shuma dhe aq më tepër që dihet se vlera është shumë fishu thuhet që është 4 apo 5 fishu prej asaj që ishte llogaritur në vitin 2009 dhe madje ka të dhëna se kanë filluar të bëjnë pagesat edhe në xhirollogaritë e personave të tjerë që nuk janë banorë të Hades dhe Shipitullës”, thotë ajo.

Kryeministri Haradinaj para se të merrej vesh me banorët e këtyre fshatrave që masivisht dhe vazhdimisht ndërtuan edhe kur ishte e ndaluar, po fliste si azgan. Po e  vizitonte shpesh KEK-un. Po tregohej në dukje serioz.

Por, tashmë pas ndërhyrjes së tij dëmi ndaj buxhetit të publik është rri nga 5 milionë të planifikuara në mbi 25 milionë euro. Këtë e thotë një vartës i Haradinajt, Ministri Lluka.

Kryeministri Haradinaj më nuk është as i sinqertë- se nuk po e bënë transparente listën e përfituesve nga shpronësimet. E as nuk është serioz. Ai zgërdhihet kur InDoks e pyet për këtë situatë.

“Indoks: Kam dy pyetje për shpronësimin e Hades dhe Shipitullës? Kanë filluar me mbjellë pemë më saktësisht arra dhe hapjen e bunarëve?

Haradinaj: Që me ja u pagu na?” ërgjigjet Haradinaj duke u zgërdhirë.

                                Këtu e gjeni të plotë dokumentarin “Qytetarë që e gërryejë shtetin”!

Edhe pse e trajton këtë humbje milionëshe me mungesën më të madhe të seriozitetit, Haradinaj megjithatë kthehet për pak sekonda në rolin e moralistit.

“Shiqo e para unë skam informata që ai procesi paraprak që nuk u kry mendoj që është kry por mendoj që është kry si proces aty ne e kemi pranuar gjendjen ekzistuese nuk e kemi kontest, mirëpo nuk mundem me pranu që s’ka ekziston në atë kohë që mos me ndërtua, kushdo që po ndërton edhe po mbjell dhe i kisha lut të mos bëjnë këso veprimesh me thënë të drejtën nuk kam këso informata të sakta nuk kam mbërri nesër kam takim me institucionet e rendit dhe do ta shohim këtë temë.

Mirëpo është gabim me mendu që duhet me mjellë atje tash dhe me marrë pare?”, thotë Haradinaj.

Derisa Kryeministri e merr këtë rast si të kryer, Kryetari i Obiliqit që vjen nga partia e njëjtë për InDoks konfirmon se kjo punë nuk do të mbete me kaq. Në skenë tash ka hyrë Prokuroria?

“Po, ka pasur”, përgjigjet Gashi kur pyetet se a ka pasur ndërtime ilegale.

“Ka pas vazhdimisht, dhe kanë  ndodhë  për shkak të  një  zgjerimi familjar. Kështu e kanë  arsyetuar banorë te asaj zone. Unë  mendoj që  kjo  le t’i mbetet organeve kompetente ta hetojnë , por ne si komunë  vazhdimisht i kemi paralajmëruar  institucionet e nivelit qendror, qe na jemi të  pafuqishëm karshi këtij procesi, për me mujtë  me e kontrollu atë  zonë  të  interesit nacional, e që  e shfrytë zon KEK-u”, thotë Gashi për InDoks.

InDoks ka pyetur Prokurorinë Themelore në Prishtinë për një hetime eventual, por të njëjtit kanë thënë që kjo mund të jetë lëndë e Prokurorisë Speciale. Ky institucion nuk është përgjigjur në kërkesën për informacione për nevojë të këtij dokumentari.

Por, Kryetari i Obiliqit të paktën e di që hetuesit po mbledhin fakte.

“Po, ka pas lëvizje të  këtilla, tash të  njëjtën situatë  e kemi edhe me pjesën tjetër të  mbetur të  Hades, por që  vazhdimësia do të  lëvizë  edhe më  tutje”, thotë Gashi.

Hartat që konfirmojnë krimin

Edhe një klishe dhe mjaft për këtë dokumentar. Nëse thënia “kjo po shijet prej aeroplanit” është veç thënie figurative, në rastin e krimit me ndërtime për shpronësim në fshatit Shiputllë është e vërtetë. Ajo çka ndodhi në këtë fshat shihet prej Aeroplanit dhe jo vetëm. Shihet prej satelitëve.

Indoks ka publikuar një hartë të viti 2014 dhe më vonë një të viti 2016 të të njëjtës pjesë të Shipitullës, dhe aty ekspozohet pamëdyshje ndërtimi ilegal e masiv i shtëpive.

Janë këto dy harta të cilat i ka siguruar InDoks e që po të njëjtat në arkiva i kanë edhe Ministria e Mjedisit e edhe KEK-u.

Shtëpitë mbijnë si kërpudhat në periudhën kur ishte e ndaluar që të kryheshin ndërtime. Por, a e pa kush të ndodhte ky krim? Kjo deputete e Vetëvendosjes mendon që krejt procesi, e në veçanti ndërhyrjet e fundit të Kryeministrit Haradinaj janë ilegale.

“Baza ligjore nuk ka ekzistur as për shpronësimet që janë bërë pas vitit 2009 gjegjësisht 2004. pra edhe vendimi i i Haradinajt është vendim i jashtëligjshëm e njejta situatë nuk e di saktë inspektorati i Kastritoti që të përcjell apo a e dinë që po vazhdon të bëhen investime që nifar forme këto janë investime që do të kërkohet shpronësimi sigurisht me një vlerë më të madhe por do të duhej të përcillnin këtë situatë për shkak se janë përgjegjës për atë pjesë atje. Kjo ngrit dyshime të bazuara se po bëhet me leje gjegjësisht me pëlqimin e heshtur apo deklerativ të personave që do të duheshin të ndalonin këtë proces, respektivisht organeve të Kastriotti. Vetë fakti që po ndërtohen me shpejtësi në fakt puna aty po vazhdon në mbjelljen e pemëve të ndryshme në këtë kohë pikërisht për të shikuar për përfitime nga shteti në mënyrë abuzime”, thotë Arbërie Nagavci, Deputete e Vetëvendosjes.

Ajo mendon që këtu në fakt ka më shumë se sa veç krim, Është një rrejt i madh mafioz.

“Mund të jenë të tillë që mund të konsiderojmë se po bëjënë një betej me shtetin por mendoj që një numër i konsiderueshëm vetëm se po i ndjekin marrëveshjet që janë bërë sepse ne kemi informata që vetë informatat që vetë anëtarë të bordit të menaxhmentit të KEK-ut e kanë lejauar një gjë të tillë dhe në anën tjetër shembull dhe është tregues se nuk janë lejuar as vlerësuesit e licensuar që bëjnë vlerësimin pronave. Pra gjithë kjo e tregon se kjo është një rrjet mega mafioz të cilët vazhdojnë të keqpërdoririn në  sektorin e energjetikes”, thotë ajo.

Ta quan Mafia atë se çka po bëjnë banorët e fshatrave të komunës së tij, me këtë nuk pajtohet Kryetari i Obiliqit.

“Nuk mund të  them sinqerisht jo pse po du me i ik përgjigjes, por unë  mendoj që  kjo pyetje duhet tu parashtrohet njerëzve kompetentë , por unë  e di që  është  trajtu nga organet kompetente, nga krimet e rënda ekonomike, nga institucionet e ndryshme që  merren me trajtimin e kësaj situate, për me mujtë  me e indentifiku për me e trajtu saktë”, thotë Xhafer Gashi.

Por në krejt këtë histori deputetët që janë marrë e po merren më situatën në Hade e Shipitullë e fajësojnë KEK-un. Zyrtarët e kësaj ndërmarrje publike nuk kanë pranuar që të falin para kamerës që të intervistohen për InDoks. Ata kanë dërguar veç përgjigje me shkrim. Pos përgjigjeve se gjerat po bëhen sipas dokumenteve ligjore në fuqi, në KEK nuk mohojnë që edhe punëtorë të kësaj ndërmarrje të jenë të implikuar në ndërtime ilegale me qëllim përftimin nga shpronësimi.

“KEK-u është njëra ndër ndërmarrjet më të mëdha publike në vend e cila ka afër 5000 të punësuar dhe aktivitetin e saj e shtrin pikërisht në atë  zonë. Prandaj edhe ka një numër të konsiderueshëm të të punësuarve nga kjo zonë, prandaj edhe mund të ketë punëtor të Korporatës qe kanë prona. Por ajo qe është e sigurt,  deri me tani nuk kemi pasur asnjë ankesë apo rast ku dikush nga punëtorët e KEK-ut është përfshirë në ndonjë parregullsi apo investim për të përfituar nga shpronësimet”, thuhet në përgjigjen e KEK-ut.

Por, a tentoi KEK ta ndalte krimin me ndërtime ilegale? Dokumentet që ka siguruar InDoks  tregojnë që megjithatë kjo ndërmarrje e informoi Qeverinë, por raportet e tyre thjeshtë nuk ndikuan asgjë. Ndërtimet vazhdonin.

Është një dokument ky i korrikut të viti 2016 që kishte shkuar të shumë persona, përfshirë këtu edhe ish-kryeministrin Isa Mustafa. Është emëruar si ‘urgjent”, por askush nuk e morri me urgjencë. Në Këtë dokument që e posedon InDoks KEK ka bashkëngjitur fakte se kush po ndërton pa leje. Morën veç një përgjigje: Kjo është kompetencë e Komunës së Obiliqit derisa Qeveria e dinte që Obiliqi kishte veç një ,e nga një herë asnjë inspektor ndërtimi. (më shumë se një minutë, nën shoqërim të muzikës, shfaqen pamje të raportit).

Një ekip i KEK-ut kishte kryer hetim të mirëfilltë e çka po ndodhte me ndërtimet ilegale në zonën që duhej ato të ndaloheshin. Që duhej taka të shpronësohej. Të dhënat ishin skandaloze.

KEK-ut i doli që janë 110 objekte të paregjistruara në kadastër dhe 33 objekte kanë vetëm themelet.

InDoks do të shfaq këtu disa nga ndërtimet që i kishte faktuar KEK, por nuk u morr parasysh nga Qeveria.

E në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që është thellë e përfshirë në proceset që ndodhën në Hade e Shipitullë InDoks ka intervistuar njeriun kryesor të kësaj ministre që drejton Departamentin e Shpronësimeve.

Afrim Murati që flet për këtë dokumentar me leje nga drejtuesit e kësaj ministrie, që tash udhëhiqet nga AKR-ja e Behgjet Pacollit më shumë shkakton huti se sqarime. Është lojë me terme.

I pyetur që të specifikoi se a pati shpronësim a zhvendosje në Hade e Shipitulë, ky zyrtar shpëtim gjen te togfjalëshi “Kornizës për Politikat e Zhvendosjes”.

Madje ai as nuk e sqaron se cila është më shtrenjtë, a shpronësimi a zhvendosja.

Togfjalëshi “Kornizës për Politikat e Zhvendosjes” është përsëri përgjigje edhe kur pyetjet janë shumë direkte: A ka pasur ndërtime ilegale në Hade e Shipitulë?

                           Këtu e gjeni të plotë dokumentarin “Qytetarë që e gërryejë shtetin”!

Tutje në dokumentar është transmetuar intervista e një banori që thotë që përfaqëson edhe të tjerët në Shipitullë e që ka ka vërejtje në procesin e shpronësimit.

“Shpronësimi nuk e shoh edhe aq  punë të lavdueshme sepse janë duke na ngecë disa sene që i kemi kërkuar më herët dhe na kanë premtu nga kryeministri dhe kryetari në qoftese nuk i realizojnë këto premtime ne nuk do të rrimë duar kryq  do të veprojmë edhe diçka pak më të rëndësishme sepse ato që janë nevojit deri më tani i kemi lëshuar sipas marrëveshjes dhe premtimeve. kurse tash mendojmë edhe për 120 hektershin e dytë nuk do të mujn me kalu aq lehtë nëse  i plotësojnë kërkesat tona.

Kërkesa në rend të parë ka qenë punësimi kurse shpronësimi i gjithë fshatit ka qenë gjithë herë preznet në cdo dokumentacion që është bërë ai ka qenë prezent pra shpronësimi i gjithë fshatit. Kur tash tokën e bukës po e marrin na vetëm do të mesim me mal dhe me këto shtëpi prezent”, thotë ëpr InDoks Azem Mjeku, Përfaqësues i banorëve në Shipitullë

Shpronësimi si biznes

Ishin planifikuar 5 milionë euro e do të mund të shpenzohen mbi 25 milionë për shpronësimet në Hade e Shipitullë. Por, problemi këtu ende nuk ka përfunduar. InDoks ka sjell prova në këtë dokumentar se banorët e këtyre fshatrave çdo ditë po gjejnë metoda të reja se si të përfitojnë nga procesi i shpronësimit, siç është gjetja e fundit duke mbjell pemë pa fund e duke hapur puse të shumtë uji. A ka zgjidhje ky problem?

“Unë  mendoj që  në se ka vullnet të  mirë , ka mundë si me e parandalu. Ne e kemi tash një  gjendje të  re në  Haden e re, që  është  planifikuar. Pothuajse shumica e objekteve janë  ekzistuese që  nga viti 2010, por ka pasur zhvillime, për shembull hapjen e bunarëve ne e kemi parandaluar. Tash kanë  fillu mbjelljen e disa pemë ve që  ne e kemi paralajmëruar institucionet e nivelit qendror. Në  këtë  rast ministrinë  e Bujqësisë , ministrinë  e Planifikimit Hapë sinor, por derisa nuk krijohet një  forcë  e cila e kontrollon këtë  zonë cilado qoftë  ajo, ka me pas njerëz që  kanë  me bo veprime të  tilla, sepse i bëjnë  brenda natës dhe brenda vikendit, që  ti nuk ke mundësi dhe qasje me vepru mo”, thotë Xhafer Gashi, Kryetar i Obiliqit.

Vetëvendosje e sheh që në energjetike do të kenë punë edhe gjatë.

“Ne do të vazhdojmë të gjitha instrumentet që neve na lejohen ne kemi pas konferenca për media kur kemi tentuar të tërheqim vëmendje edhe të qytetarëve për keqpërdorimet që po ndodhin atje kemi adresuar pyetje për KM do të vazhdojmë të trajtojmë edhe në seancat e rradhës që kanë mbetur edhe tri seanca të cilat e adresojnë këtë çështje sepse e gjithë kjo është në sektorin e energjetikës sepse ky sektor është bërë me njër varg të keqpërdorimeve duke filluar nga keqpërdorimet e KEDS-it prej ndërprerjes së rrymës prej keqpërdorimit me shpronësimit të zonave të veqanta në këtë pjesë dhe së fundmi me kontratën kontrusl Global që së fundmi konsiderojmë se është në kontratë jashtëzakonisht e dëmshme për vendin dhe e cila ngrit dyshimet për keqpërdorim dhe abuzime kështu që ne do t’i shfrytëzojmë rrugën tonë qoftë  përmes interpelancave ashtu sic kemi bërë deri tash po edhe me kërkimin e të dhënave të sakta për pronarët e shpronësuar, kur shihet se procesi ka përfunduar një fazë të caktuar por edhe gjatë gjithë kohës që do të vjen”, thotë Arbërie Nagavci, Deputete e Vetëvendosjes.

Për LDK-në problemi me shpronësime për “Mihjen e re” të KEK, sidomos në Hade e Shipitull, nuk është i vetmi problem me shpronësimet. Kjo ish-ministre thotë që ky tash shpronësimi po shndërrohet në biznes. Në një biznes të pistë.

“Tash e tutje ne kemi raste të tilla plotë, kur njerëzit po mundohen të pasurohen nga procedurat e shpronësimit. Nuk  vetëm ky shqetësim kur ju keni pa që është ndërruar komplet traseja e rrugës për Pejë, duke pasur një rrugë, ministria e Infrastrukturës, jo në mandatin e kaluar, por, para këtij mandati ka vendos që ta ndërrojë komplet trasenë e rrugës për Pejë. Shpronësimi në një trase komplet të re për zgjerimin e rrugës kushton 200% më shtrenjtë. Sepse duhet të shpronësohen hapësira ekstra, ndërkohë që 50% e hapësirës e kemi pasur të shpronsume, duke mos marrë në konsiderim dhe gjithashtu duke heqë përqendrimin e udhëtarëve nga zonat që janë të populluara me biznese. Rruga Kjevë-Pejë është në dy anët me biznese kur, dhe çka do të ndodhë me ato biznese kur komplet traseja do të ndërroj dhe kjo është tepër shqetësuese. Ju e dini kemi rrugën për Gjilan, kemi edhe rrugë të tjera dhe banorët e këtyre zonave tash do të ngarendin duke ndërtu shtëpi të tilla e duke mbjellë fidane sepse banorët e Hades janë pasuruar duke bërë gjëra të tilla”, thotë Hykmete Bajrami, Deputete e LDK-së.

Këtu e gjeni të plotë dokumentarin “Qytetarë që e gërryejë shtetin”!