Haki Abazi kërkoi dokumente konfidenciale të shtetit – “rasti duhet trajtuar si keqpërdorim i detyrës zyrtare”

“Ky rast duhet trajtuar si keqpërdorim i detyrës zyrtare, me qëllim të përvetësimit të dokumenteve të klasifikuara në mënyrë të paautorizuar”.

Haki Abazi kërkoi dokumente konfidenciale të shtetit – “rasti duhet trajtuar si keqpërdorim i detyrës zyrtare”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi para deputetëve se në ditën kur u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë, më 17 mars – pati një tentim për puç – në përpjekjen e Presidentit Hashim Thaçi për ta shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

“Para një jave ka pas tentim-puç në Republikën e Kosovës, do të dalin transkriptet e mbledhjeve të Këshillit të Sigurisë, ka pas tentim-puç, e kemi ndalë, ky është suksesi ynë”, tha Kurti në ditën kur u shkarkua në Kuvend, më 25 mars, shkruan Gazeta Insajderi.

I menjëhershëm ishte reagimi i Haki Abazit, zëvendësit të Kurtit, ai menjëherë nisi gjurmimin – dëshironte t’i gjente transkriptet dhe incizimet e mbledhjes në të cilën ishte kërkuar shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga presidenti Hashim Thaçi, por që ishte kundërshtuar nga kryeministri Albin Kurti.

Por dikush nga Zyra e Këshillit të Sigurisë i kishte thënë se asgjë nuk është ruajtur dhe as incizuar.

“Për Këshillin e Sigurisë Kombëtare, përveç që janë prishur hardisqet e lidhura për mikrofonat, po ashtu edhe diktofoni mbi tavolinë nuk ka punuar. Nuk ka engjëj këtu”, tha më pas Abazi në një shkrim të tij, shkruan Insajderi.

Ky veprim i Haki Abazit është konsideruar si i ndaluar nga një ekspert sigurie.

Takimet e Këshillit të Sigurisë së  Kosovës janë jo publike dhe si të tilla poashtu  janë të mbyllura për publikun si dhe për personat e paautorizuar. Ndërsa sa i përket deklarimit të zëvendes Kryeministrit z.Haki Abazi në Kuvendin e Kosvës i cili tha se ka kërkuar nga ky institucion hard -diskun me të cilin ai pretendonte të vërtetonte, nëse në takimin e këtij këshilli është rekomanduar që të shpallët gjëndje e jashtëzakonëshme, kujtoj se një gjë e tillë është e ndaluar dhe sigurisht e pamundur”.

“Dokumentet dhe  materialet e këtij institucioni janë të klasifikuara, dhe rrjedhimisht, qasje mund  të kenë vetëm personat e autorizuar të cilët poashtu duhet të  kanë edhe lejen e sigurisë”, ka thënë Bedri Elezi për Gazetën Insajderi.

Gazeta Insajderi ka kërkuar të di nëse zv.kryeminsitri në detyrë, Abazi i ka kërkuar këto transkripte dhe incizime nga Sekretari i Këshillit të Sigurisë i cili vepron në kudër të Zyrës së Kryeminsitrit, por ende nuk ka marrë një përgjigje.

“Nëse z.Abazi mund të vertetoj deklarimin e tij se zyrtaret apo zyrtari kompentet i ka thënë se hard disku ka humbur atëherë kjo është një çështje shumë serioze dhe duhet urgjentisht institucionet e zbatimit të Ligjit siç janë Policia dhe Prokuroria të merren më këtë rast”, ka thënë Elezi, shkruan Gazeta Insajderi

“Ky rast duhet trajtuar si keqpërdorim i detyrës zyrtare, me qëllim të përvetësimit të dokumenteve të klasifikuara në mënyrë të paautorizuar”.

Rreth kësaj çështjeje mbrëmë ka folur edhe presidenti Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se kërkesa e tij për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ka qenë shumë konkrete qysh në fillim të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

“Unë tregova qartë se do të propozoj shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Të gjitha janë në transkripte”, ka thënën Thaçi duke bërë të ditur me një formë se gjithçka që është folur në atë mbledhje diku ekziston.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë nuk i ka kthyer përgjigje Gazetës Insajderi në atë nëse këto transkripte ekzistojnë apo janë “zhdukur” – ashtu siç ka pretenduar Haki Abazi./Insajderi.com