Kështu e mashtronin Dalladakun se do t’ia kthejnë paratë e ryshfetit të marrura në emër të Veselit e Halitit

Faton Dalladaku kishte vendosur që pas katër muajve t’ua kërkonte Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit paratë që ai fillimisht ua kishte dhënë ryshfet për ndërtimin e spitalit. Dalladaku paratë nuk i mori, por u përball me arsyetime të ndryshme. Rexhepi e arsyetonte Hashimin se e ka babanë në prag të vdekjes.

Kështu e mashtronin Dalladakun se do t’ia kthejnë paratë e ryshfetit të marrura në emër të Veselit e Halitit

Nëse Zoti do ta “dëgjonte” mallkimin e Kadri Rexhepit që ia bënte vetvetes ai sot nuk do të ishte gjallë. Në të vërtetë kjo ishte vetëm njëra prej mënyrave se si Rexhepi po tentonte ta bindte Faton Dalladakun se ai nuk është mashtruar nga Rrahim Hashimi.

Në një video që ka siguruar Gazeta Online Insajderi, Faton Dalladaku që i kishte dhënë ryshfet Kadri Rexhepit dhe Rrahim Hashimit nën arsyetimin se paratë po i kërkonte Xhavit Haliti, ai po kërkonte që paratë t’i ktheheshin mbrapsht.

Dalladaku i dëshpëruar me Rexhepin dhe Hashimin u kërkonë që paratë t’ia kthenin menjëherë. Por aty ai kishte marrë arsyetime të ndryshme.

Rexhepi i thotë se babai i Hashimit është në pragë të vdekjes. Për këtë arsyeje ai thotë se Hashimi nuk po mund ta  kontaktojë Dalladakun.

Në ngjarjen që besohet të ketë ndodhur më 2 mars të vitit 2012, Dalladaku i thotë se Rexhepit se as pas katër muajsh nuk është bërë asgjë për paratë ryshfet që i kishte dhënë. Thoshte se po detyrohet të ikën edhe nga vëllai i tij për shkak të parave që ia kishte marrë.


Kadri Rexhepi: Faton qysh je bre, a je ba mu tranu allahile mos e merr bre nanen ja kajsha. Pashë një zot që qetësohesh

Kadri Rexhepi: Po ai nafaka e dreqit o pasha rizen e zotit babën e ka para dekes se në pastë këtu diçka dallavere zoti më vraftë.

Kadri Rexhepi: Pse bre Faton

Faton Dalladaku S’ka ma kurgjo prej këtyre seneve na sot kemi me i dhënë fund këtyre seneve

Kadri Rexhepi: Po pse bre Faton

Faton Dalladaku: S’ka gjë ma prej kësaj pune. Të lutem ta ruajmë respekt ti mëshojmë kapak kësaj pune

Faton Dalladaku: Të lutëm kapak nesër po i mëshojmë kësaj pune.

Faton Dalladaku: Unë qetash e thirri [nuk dëgjohet]…, tash e thirri edhe Kadri Veselin dhe qetash i thirri krejt,

Kadri Rexhepi: Thirri

Faton Dalladaku: Krejt këta nëse është nevoja më mirë po du me pas punë me ty kallëzo se çka është puna se nuk je ka kallëzon

Faton Dalladaku: Këto nuk janë sene serioze janë krejt pallavra, prej momentit të parë asnjë send nuk është bërë. Kurgjo nuk është bë asgjë nuk është bë.

Faton Dalladaku: Kam hi kam gabu që jam hi në këto gjana për shkak teje. Çdo fjalë ma ma. Të kam dhanë pare ty personalisht.  Kjo është kapaku sot ka me përfunduar. Nuk ka sens të normales.


Në video dëgjohet teksa Rexhepi fliste me siguri se paratë për cfarë i kishte dhënë Dalladaku do t’i kryenin punë. Thoshte se nëse puna nuk i kryet do t’ia kthente paret trefish.

Kadri Rexhepi: Veç kadale a ta merr menja që

Faton Dalladaku: Kurgjo s’ma merr menja

Kadri Rexhepi: Vec edhe qeta te kryj. Ki pak durim

Kadri Rexhepi: Faton që nuk të kryhet qe kjo punë Faton Dalladaku në afatin ma të shkurt të thash që është tu ju asi baba vallah bilah të Allah tri here kam me t’i dyfishua paret.

Faton Dalladaku: Jo. Sa here më ke thanë qeshtë sa herë .

Kadri Rexhepi: Jo se unë e paskan çelësin e e di qysh është tu shku.

Faton Dalladaku: Kam presion prej njerëzve që janë profesionistë, prej familjes edhe prej vetvetes këto janë pallavra nuk mundem me shku ma o njeri. Paret e mija duhet me i kthy qysh jemi marrë vesh. Janë bë më shumë se 4 muaj. Ka humbur respekti

Kadri Rexhepi: Faton në qoftë se ke vendosur kështu.

Faton Dalladaku: Jo qashtu keni vendosur ju qe katër muaj asgjë.

Kadri Rexhepi: Unë po them që ka mundur mu nënshkruar para 3-4 ditëve

Faton Dalladaku: Ka mujt edhe baba jem mos të më vdes po. Ja kam marrë paret vëllaut dhe iku prej tij si prej dreqit.  Ka babën smut ka mënyra tjera.

Kadri Rexhepi: Faton të martën mas largëti i merr paret

Faton Dalladaku: Jo vallahin, jo pasha zotin jo.

Kadri Rexhepi: Po unë sun i pjelli Faton. Më kupe Faton e çka met ba unë.

Faton Dalladaku: Thirre Rrahimin sot i du paret.

Kadri Rexhepi: Unë lyp ** nane që ja kam nis kësaj pune.

Faton Dalladaku: Thirre në telefon

Kadri Rexhepi: Po ti numrin e telefonit e ki.

Faton Dalladaku: Nuk e çon njeri, po ikë

Kadri Rexhepi: Qe në shpi po shkoj pe marrë.

Faton Dalladaku: Qe pe thirri në telefon. Hiç nuk ka në shpi  unë nuk e lëshoj njërin pa mi dhanë paret. Hajde ti lufto me mu

Kadri Rexhepi: Unë po shkojë në shpi me e marrë.

Faton Dalladaku: Hiç s’ka në shpi qe ku o djali.

Kadri Rexhepi: Ani let vjen djali pra.