Kush janë komunistët e Ferizajt të apasionuar pas diktatorit Enver Hoxha

Reportazh

Kush janë kosovarët që e adhurojnë Enver Hoxhën? Si lindi dashuria e tyre për liderin komunist? Si e përjetuan rënien e tij? A do të ketë parti komuniste në Kosovë? Kush janë liderët kosovarë, nxënës të Hoxhës? Këto e shumë të tjera, i gjeni në intervistën e plotë.

Kush janë komunistët e Ferizajt të apasionuar pas diktatorit Enver Hoxha

Ka 34 vjet që nuk jeton më. Por për dikë, Enver Hoxha është i gjallë. Me shumë mall e dashuri, disa adhurues të diktatorit Hoxha, e përshkruajnë si lideri më i mirë në botë.

Në komunën e Ferizajt që nga paslufta funksionon “Fronti Popullor”, organizatë kjo që synon të shndërrohet parti politike në Kosovë dhe t’i jetësojë fjalët dhe veprat e diktatorit Enver Hoxha.

Përfaqësuesi i kësaj selie, Agim Xhigoli, thotë se kujdeset për pasardhësit e komunistit Hoxha dhe sipas tij, ai nuk ka qenë diktator.

Që vepra e tij të mos vdes e të skalitet në memorien kolektive, dashamirët e Hoxhës kishin planifikuar që në këtë komunë por edhe në të tjera në Kosovë, të ndërtohen buste të liderit të tyre jetësor.

E njëri nga përkrahësit, ka rrëfyer ekskluzivisht për Gazetën Insajderi peridhuën kur ai ka marrë rrugën drejt Shqipërisë komuniste, për ta takuar liderin.

Adhuruesit e diktatorit në Ferizaj kanë thënë se Enver Hoxha kishte marrë sëmundjen e diabetit për çështjen shqiptare. Mesazhi i tyre është që qytetarët e Kosovës të punojnë, porsi “shoku” Enver dhe vepra e tij anipse e kontestuar, të mos vdes kurrë./Insajderi.com/