Llamkos, një histori mashtrimi me rusë

Afro 500 punëtorë pa punë. Një kompleks ndërtesash e miliona euro makineri jashtë funksionit. Një gjigant ekonomik i Kosovës i falimentuar. Dhe asnjë njeri në burg për të. Kjo është historia e “Llamkos” që tregohet në dokumentarin e InDoks, "Njeriu i oligarkut rus-mashtrimi milionësh i shtetit”. Në skenën e kësaj tragjedia përfshihet edhe një oligark rus.

Llamkos, një histori mashtrimi me rusë

Pesë vite më parë kjo fabrikë gumëzhinte e frekuentuar nga afro 500 punëtorë. Prodhonte mbi 120 mijë tonë llamarinë në vit. Sot ta fut frikën si në filma horroi. Të vetmit që punojnë aty janë disa roje sigurimi. Dhe një administrator i caktuar nga një gjykatë.

Çka ndodhi me këtë fabrikë që u konsiderua një herë e një kohë si një nga privatizimet më të suksesshme të pasluftës në Kosovë? Kush e falimentoi atë dhe kush po i bartë pasojat e këtij akti? Si lidhet krejt kjo histori krimi me oligarkë rusë? Si u pru buzë greminës po ashtu një ekip futbolli i ndërlidhur me këtë fabrikë?

Janë mbi 18 hektarë toke, dy ndërtesa fabrike, dhe qindra makineri të shtrenjta, dy strehimore nga sulmet me armët e shkatërrimit në masë. Krejt këto mund të shiten veç për pak më shumë se 4 milionë euro. Asnjë cent më shumë.

InDoks në këtë dokumentar do të hetoi lidhjet mafioze e kriminale që e gjunjëzuan këtë gjigant ekonomik. Për politikën që e la në duar të tyre. Për gjykatën që e liroi personin kryesor të dyshuar për këtë aferë multimilionëshe. Dhe për shpresën eventuale në këtë situatë pashpresë.

Flasin deputetë, ish-punëtorë, fansa të futbolli, drejtues klubi e sillen në vëmendjen e publikut hulumtime gazetareske të dhënat e të cilave tronditin.

Shumë pyetje ngritën në këtë histori. Disa marrin përgjigje e disa mbesin enigmë edhe tashmë kur fabrika mund të shitet për skrap. Por, dilema kryesore e krejt historisë mbetet aty: Si ia hodhi paq ky person?

Historia tjetër e Llamkos

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Njeriu i oligarkut rus-mashtrimi milionësh i shtetit”

FOTO/ Ragip Hasani, Kryesindikalist i “Llamkos”

Aktualisht Llamkosi nuk është duke punuar, s’ka ujë ska rrymë gjendja shumë e keqe e që e sa i përket shitjes u vendos mu shit brenda 60 ditë, 30 ditë ka lyp përgatitje administrator që duhet nëpër gazeta nëpër tv për shtijen kurse brena 60 ditë duhet m’u shit fabrika. Vlera është 4 milionë fillimi, mirëpo vleresimin neve na i  interesojke që edhe një euro mu shit mu u kthy puntorët në punë dhe me fillu , mos me ju ndërru destinimi, megjithatë na i kemi na i ka 10 paga borxh të fundit. Pritet që qato  paga me na i jep 20%-dja. Kemi marrë në shitjen e parë”.

Ky është Ragip Hasani. Ka nisur punën në “Llamkos”, kur kjo fabrikë ishte ende duke u ndërtuar. Në vitin 1980. Tash është kryetar i sindikatës së punëtorëve të kësaj fabrike e cila qe gjysmë dekade nuk punon më. E takuam në një kafene të Vushtrrisë.

Ai ka treguar për InDoks se çka po ndodh me fabrikën e tyre.

Për momentin gjendja e Llamkos është në Gjykatën Ekonomike në Prishtinë. Fabrika momentalisht është nën mbikqyrjen e administratorit. E administratori e ka paraqit programin për shitjen e frabrikësk tek gjykata ekonomike, po prej gjykate ma herët ka pasur seancë për shtijen e fabrikës. Na si sindikalitë kemi kërkuar që frabika mos mu shit. Kushti jonë është që frabikës mos t’i ndërrohet destinomi. Atëherë aty ka gjasa puntorët mu kthy në vendin e punës. Por na jemi mbivotu nga kreditorët e tjerë. Sepse ata kanë qenë ma shumë, edhe gjykata ka pas përkrahje prej tyre edhe ne jemi mbivotu. Ekziston një process ky vendim mu marrë pa pelqimin e sindikatës”, ka thënë kryesindikalisti i “Llamkosit”, Ragip Hasani.

Por, çka  e solli krejt këtë situatë. Si u bë që një fabrikë profitabile e me trend normal të punës të bije në derexhe për tu shitur për skrap?

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Njeriu i oligarkut rus-mashtrimi milionësh i shtetit”

Ja unë mund ta përmend, përshembull AKM-në. Ajo është fajtori kryesor për fabrikën tonë. Megjithatë, ka qenë një i anës tonë. Drejtori i AKM-së, kemi pasur shpresa shumë që na ndihmon. Më vonë edhe AKP-ja, njëjtë. Kanë qenë menaxhera të dobët. Ata vec janë ardhë, se në fillim kur është privatizu në vitin 2005, nja 1 ose 2 vjet, kanë punuar mirë. Pastaj, filluan që ta vjedhin ndërmarrjen edhe ajo shkoi në borxhe. Edhe pastaj është marrë nga qeveria e asaj kohe. Pra, privatizimi i parë dështoi. Ai i dyti, u shit fabrika me likuidim vullnetar”, ka thënë ai për InDoks.

Atyre në fillim iu duk jo fortë djalë i keq Jeton Sadiku që e kishte privatizuar “Llamkosin”. Por, sot çuditen se si ai nuk është në burg.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Njeriu i oligarkut rus-mashtrimi milionësh i shtetit”

Ky pronari që e ka marrë ka shpreh vullnet m’i marrë puntorët edhe m’i la borxhet. Gjithashtu ai ka shpreh gatishmëri që t’i investojë rreth 100 milionë euro në fabrikë, mirëpo nuk ka arritë. Në burg duhet të jenë të gjithë. Por, Jeton Sadiku, ka qenë në burg por nuk e di si ka arritur që të dalë. Kam dëgjuar në bazë të zyrtarëve të tij, ai u dalë i pafajshëm. Por, fabrikën nuk ka mundur që ta fus më në dorë”, ka thënë ai.

“Llamkos” është shitur përmes shitjeve të aseteve me likuidim në muajin gusht 2011 dhe ka qenë nën monitorim për periudhën pesë vjeçare që i bie deri në datën e njëjtë të vitit 2016. “Coreteel” ishte emri i kompanisë me të cilën u ble “’Lamkosi”. Si pronar i kompanisë ishte paraqitur Jeton Sadiku, David Hulme drejtor ekzekutiv i kompanisë e Arlind Jupolli, zyrtar ligjor dhe agjent i regjistruar i saj. Të tre më vonë do të akuzoheshin nga Prokuroria, bashkë edhe me persona të tjerë.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Njeriu i oligarkut rus-mashtrimi milionësh i shtetit”

Blerësi kishte marrë obligim për të investuar një shumë prej 100 milionë euro brenda pesë vitesh si dhe për punësimin e numrit të përgjithshëm prej 1861 punëtorëve. Sipas raporteve të monitorimit dhe të Auditorëve të jashtëm, nuk përmbushi zotimet dhe AKP në përputhje me kontratën kishte aplikuar ndëshkimet financiare.

Dhe krejt situata shkoi si mos më keq kur Jeton Sadiku dështoi në vazhdimësi të përmbush obligimet, të merret me pagesat e aplikuara nga AKP-ja, dhe në fund të dështoi të pastaj borxhet ndaj kontraktorve, bankave e punëtorëve. Dhe, kompania 5 vite më parë u mbyll. E mbyllur është edhe sot.

Dhe, Gjykata ka vendosur që ta qes në shitje. Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri flet për dëmet që janë bërë me falimentimin e saj.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Njeriu i oligarkut rus-mashtrimi milionësh i shtetit”

“Dëmi më i madh nga mos puna e “Llamkosit”, iu është shkaktuar punëtorëve të kësaj fabrike. Ata kanë mbetur pa pagat dhe shumica e tyre nuk kanë mundur që të zënë një vend të punës. Shumë nga ta e kanë arritur edhe moshën e pensionimit edhe i kanë humbur shpresat që mund ta kthehen në vendin e tyre të punës. Ky është dëmi i parë. Dëmi i dytë është dëmi i ekonomisë së Vushtrrisë. Llamkosi është aseti më i mirë për zhvillimin ekonomik të Vushtrrisë. Mosfunksionimi i tij sigurisht e ka dëmtuar zhvillimin ekonomik të Vushtrrisë. Ne si komunë, po bëjmë cdo gjë që kjo fabrikë të kthehet sa më parë dhe të fillojë punën. Llamkosi qëndron i mbyllur që 5 vite për shkak të privatizimit të një mbikëqyrje të dobët dhe privatizimi ka ndodhur për fat të keq të fabrikës Llamkos”, ka kryetari i Vushtrrisë.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Njeriu i oligarkut rus-mashtrimi milionësh i shtetit”

Ai megjithatë ka një trohë shprese se mund të bëjë diçka që të mos djerrohet destinomi i fabrikës. Që ajo të mos bëhet ndonjë depo apo të rrëzohet e tëra.

“Blerësi ka thënë se nuk mund të bëjnë dicka. Gjykata ka thënë se nuk po mundemi që të bëjmë dicka. Terminologji. Gjykata ka thënë që blerës mund të jetë kushdo dhe nuk do të ketë kufizime. Blerësi për t’i treguar interesat e kreditorëve. Ne si kreditorë se edhe komuna është kreditore dhe punëtorët janë kreditorë – në gjykatë jemi dakorduar që mos t’i ndërrohet destinomi. Gjykata ka thënë se nuk mund të vendosen kushtet për procesin e likuidimit. Ne edhe përmes deklaratës publike që kemi bërë, dëshirojmë që të njoftojmë të gjithë blerësit potencial që Komuna edhe ata që e blejnë Llamkosin, që ne brenda kompetencave tona, nuk do të lejojmë që të bëhet ndërrimi i destinimit të fabrikës”, ka thënë Tahiri.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Njeriu i oligarkut rus-mashtrimi milionësh i shtetit”

“Komuna në asnjë rrethanë, për aq kohë sa unë udhëheq me të, ajo tokë nuk do të shndërrohet në tokë ndërtimore. As fabrika të rrënohet. Po ashtu, nuk do të jap leje që për aktivitetet biznesore jashtë asaj që e ka “Llamkosit”, përpunimin e metalit. Sepse Llamkosi është njera prej krenarive të qytetit tonë. Qindra punëtorë kanë punuar aty. Qendra dhe drejtimet janë të lidhura me të. Aty kanë qenë tradicionalisht të lidhura, sepse e konsiderojnë njërën nga asetet më vitale jo vetëm të Vushtrrisë, por edhe krejt Kosovës”, ka thënë Xhafer Tahiri.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Njeriu i oligarkut rus-mashtrimi milionësh i shtetit”

Kjo komunë këtë gjë edhe e ka vendosur madje në letër. Dhe nuk është veç kryetari i Komunës së Vushtrrisë, që po tenton të iu dalë në ndihmë punëtorëve të “’Lamkos”. Punëtorët në anën tjetër kanë edhe një shpresë tek Kuvendi i Kosovës.

“Jo këtë veç nëse mundet me bo Kuvendi i Kosovës. Avokatët nuk munden asgjë. Vendimi i fundit, që 5 vite nëpër gjyqë, ku vec ka përfunduar. Ndoshta nuk përfundon, por në bazë sipas seancës që kemi ajo që merr qëndrim me u shitë brenda 60 ditëve. Këtë vec nëse dojnë në Kuvend apo deputetët e Kosovës, munden me e kthy. Edhe atë ditë kam kërkuar që kjo fabrikë, pasi mbeti kështu, të jetë në dorë të qeverisë e jo në dorë të një njeriu”, ka thënë kryesindikalisti i Llamkosit, Ragip Hasani.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Njeriu i oligarkut rus-mashtrimi milionësh i shtetit”

“Vallahin shpresojmë që ky vendim nuk kthehet. Ndoshta edhe kthehet, nëse deputetët e Kuvendit, mundem me ba dicka. Për tjetërkush nuk besoj”, ka thënë Ragip Hasani.

InDoks nga Vushtrria është kthyer në Prishtinë –në Kuvendin e Kosovës. Biseduam me deputetin e pushtetit, Bekim Haxhiu. Ai në intervistën për InDoks sqaron situatën në të cilën ka përfunduar “Llamkos”.

“Pas vendimit të Gjykatës Ekonomike, për likuidim të ndërmarrjes. “Llamkos” është një situatë jo e mirë, sepse Gjykata ka vendosur që Llamkos të shkojë në likuidim pa kushte. Kërkesa e punëtorëve dhe e jona është që Llamkosi të shkojë pa kushte. Sepse kërkesa e të gjithëve është të mos ndërrohet destinomi. Fabrika e cila ka qenë një gjigant, jo vetëm i Vushtrrisë, por edhe i Kosovës. Një prodhim i cili ka jetuar mijëra familje do të duhet të ishte një prioritet i gjithë neve. Edhe i qeverisë që mos të lejohet ndryshimi i destanicioni i Llamkosit”, ka thënë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Njeriu i oligarkut rus-mashtrimi milionësh i shtetit”

Haxhiu ka treguar se do të tentojë se çka mund të bëjë edhe si deputet, por ka edhe një propozim për Qeverinë se si mund ta shpëtojë ndërmarrjen.

Ne do ta sensibilizojmë edhe me u taku me deputeten Xhevahire Izmaku. Këtë cështje do ta ngrisim edhe në seancë edhe bashkë me kryetarin e Kuvendit, do të shohim se cilat janë mundësitë e kësaj ndërmarrje. Mos t’i ndërrohet destinacioni do të thotë të vazhdojë të merr edhe obligime të prodhimtarisë në Llamkos”, ka thënë Haxhiu.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Njeriu i oligarkut rus-mashtrimi milionësh i shtetit”

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, do të duhej të kishte një strategji jo vetëm për Llamkosin, por edhe për shumicën e ndërmarrjeve të cilat janë në gjendje të tillë. Një aset i tillë do të lejohet ndryshimi i destinacionit i cili pastaj mund ta merr përmes procedurës së likuidimit. Nuk do të ketë obligim të shet atë për hekur. Po të shitej, do të ishte një tmerr. Ky është një shqetësim për të gjithë. Do ta bëj maksimumin për sensibilizimin e të gjithëve për punëtorët për familjet që kanë ekzistuar nga kjo fabrikë”, ka thënë deputeti Haxhiu.

Edhe deputetja e opozitës, Mimoza Kusari-Lila, po merret direkt me problemin e “Llamkos”. Sipas saj, çka tregon rasti “Llamkos”?

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Njeriu i oligarkut rus-mashtrimi milionësh i shtetit”

FOTO/ Mimoza Kusari-Lila, deputete dhe kryetare e Alternativa-s

“Vendimi i Gjykatës, duket të jetë që të privatizohet. Po flasim për një kompani tërësisht viktimë e rrethanave të mungesës së sundimit të ligjit në Kosovë. Për arsye se mund të ketë profil të lartë, se është një kompani për të cilën ka nevojë tregu rajonal dhe botëror. Ka një qëndrueshmëri të madhe të punës. Përafërsisht janë 500 punëtorë të regjistruar në kompaninë Llamkos. Si pasojë e mungesës së ligjit, korrupsionit dhe zhvatjes që e kanë përcjell në Llamkos dhe vjen një moment kur vendimi i gjykatës së Kosovës, gjegjësisht Gjykatës Ekonomike, Llamkosi shkoi në likuidim. Thjesht nuk tregon asgjë për Kosovën, përvec mungesës totale të strategjisë ekonomik e ndajnë në të njëjtën brengë”, ka thënë Kusari-Lila.

Edhe ajo flet për një mundësi në horizont për ta shpëtuar “Llamkosin”. Qeveria ta marrë përsipër borxhin.

“Unë mendoj që ka mundësi tjera ligjore dhe ka forma strategjike që Kuvendi dhe qeveria mund të marrë përsipër një pjesë të obligimeve në funksion të blerjes së kohës për të arritur deri tek zgjidhja e mirëfillt e funksionalizimit të mirëfillt”, ka thënë deputetja Kusari-Lila.

“Obligimi që duhet të shitet fabrika tash vlerat e aseteve mbi dhjetëra miliona për një borxh prej 4.5 milionë euro. Por, qeveria aq shumë ka derdhur të holla kot, pa ndonjë plan dhe pa ndonjë strategji. Sa për qeverinë e këtyre, mjetet në aspektin e likuidimit për kreditorët për ta ruajtur funksionin dhe për të ruajtur vitalitetin e fabrikës nuk është vlerë e madhe. Po flasim dhe kanë kosto të mëdha se sa për të ruajtur shumfishtë. Qoftë për industrinë e Kosovës, qoftë për Komunën e Vushtrrisë”, ka thënë Kusari-Lila.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Njeriu i oligarkut rus-mashtrimi milionësh i shtetit”

InDoks e ka pyetur Zyrën e Kryeministrit dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik se a është duke e shqyrtuar mundësinë që ta marrë përsipër borxhin prej mbi 4 milionë eurosh për ta shpëtuar “Llamkosin”. Asnjëri nga këto institucione nuk ka pasur përgjigje për këtë gjë.

Dhe, pos asaj që shihet në “Llamkos”, fabrikave, objekteve, makinerisë brenda dhe truallit prej mbi 18 hektarësh tokë, një gjë që nuk dihet shumë nga publiku është ajo se çka ka poshtë këtyre ndërtesave.

Poshtë këtyre objekteve, gjenden së paku dy bunkerë gjigantë që ishin ndërtuar bashkë me fabrikën. Ata ishin ndërtuar që të iu bëjnë ballë edhe sulmeve me armë të shkatërrimit në masë. Gjatë kohës së luftës, ushtarët serb i përdorën si mbrojtje kundër sulmeve të NATO-së.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Njeriu i oligarkut rus-mashtrimi milionësh i shtetit”

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë po kërkon që tash ato objekte mos ti jepen në shitje ndonjë personi privat.

Historia e Jeton Sadikut që e falimentoi “Llamkosin” dhe i mashtroi tri banka

“Llamkosi” është në prag të shkatërrimit total. Të shitet edhe për skrap. Falimentimi ka ndodhur shumë kohë më parë. Por, kush e solli në këtë situatë? Insajderi kishte publikuar kohë më parë një hulumtim që jep përgjigje në këtë pyetje. Emri kyç në këtë histori është Jeton Sadiku.

FOTO/ Jeton Sadiku

Ai fillimisht kur u arrestua madje edhe nënshkroi një pranim fajësie. I pranonte dy vite burg, por shtetit iu duk pak. Atë Prokuroria e akuzonte për mashtrim të disa bankave në Kosovë dhe një në Londër. Viktima më e madhe e mashtrimeve të Sadikut është “Standard Bank PLC” në Londër e cila në disa raste ia ka dhënë atij mbi 26 milion e 156 mijë euro kredi të cilat nuk i ka kthyer kurrë.

Por, si dyshohet se Jeton Sadiku e bankën në Londër? Sadiku që ka nënshtetësi britanike kishte futur “Llamkosin” hipotekë në Standard Bank. Kur kredia nuk është kthyer, banka inicio procedura për ta marrë fabrikën si hipotekë marrjes së hipotekës. Ndërkohë, prona është manipuluar në Komunën e Vushtrrisë, në drejtorinë e kadastrit.

Dhe viktimë e një grupi të dyshuar mashtruesish rreth Sadikut kishin rënë edhe bankat kosovare. Kështu, Sadiku akuzohej se bashkë me avokatin Arlind Jupolli, e po ashtu në bashkëkryerje me Renata Sadikun e DavidHulme kanë mashtruar dhe i kanë shkaktuar dëme Bankës Kombëtare Tregtare – dega Kosovë. Dëmi ndaj bankës, duke bërë mbitërheqje është së paku 250 mijë euro.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Njeriu i oligarkut rus-mashtrimi milionësh i shtetit”

Jeton Sadiku akuzohet po ashtu për mashtrim të bankës Ekonomike. Me 16 shkurt 2014 kishte lidhur kontratë me këtë bankë duke marrë 480 mijë euro kredi me hipotekë. Partneri i tij David Hulme si menaxher i shitjes dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë Coresteel SHPK ka qenë garantues i kësaj marrëveshje. Të dy e kanë ditur se parcelat të cilat janë lenë si hipotekë nuk janë liruar nga hipoteka e mëhershme. Me anë të këtij mashtrimi ata kanë realizuar këtë kredi gati gjysmë milioni euro.

FOTO/ Xhafer Tahiri, Kryetar i Vushtrrisë

“Ne kemi pranuar një kërkesë nga punëtorët e Llamkosit, ku kanë kërkuar miratimin e kërkesën për rikthimin tek puna të këtij gjiganti ekonomik të Komunës së Vushtrrisë. Nëse ka ndonjë hapsirë ligjore që Komuna mundet t’iu dalë në ndihmë punëtorëve për ta ruajtur Llamkosit, edhe ne si komunë jemi të interesuar që Llamkosi të mbetet si një kompani e përpunimit të metalit. Dhe mos të shndërrohet në diçka tjetër, ashtu sic ka ndodhur me shumë fabrika gjatë privatizimit dhe likuidimit të tyre”, ka thënë kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Kryetari i Vushtrrisë po tenton sot të bëjë diçka. Madje edhe këmbëngulë në këtë punë.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Njeriu i oligarkut rus-mashtrimi milionësh i shtetit”

“Dhe ne kemi ardhur deri tek qëndrimi ne si komunë, bazuar në kompetencat ligjore që i kemi, nuk do të ndrrojmë destinacionin e destinimit të tokës, kur është ndërtuar. Aktualisht Llamkosi, cka nënkupton kjo – nënkupton që Komunë në radhë të parë e ka kompetencën për t’i lëshuar lejet komunale për veprimtaritë e ndryshme – qoftë për rrënimin. Ne kemi dashur që të njoftojmë cdo blerës potencial, në procesin e likuidimit që komuna nuk ka për qëllim që të jap leje për ta ndrruar destinimin e tokës, ku aktualisht është Llamkosi”, ka thënë Tahiri.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Njeriu i oligarkut rus-mashtrimi milionësh i shtetit”

Por, komuna që ai drejton tash, në të kaluarën dyshohet se ishte e përfshirë thellë në dallaveret e Jeton Sadikut e grupit të tij.

Prokuroria akuzon se mashtrimet e grupit të Sadikut nuk do të mund të kryheshin pa ndihmën e Komunës së Vushtrrisë. Prokuroria thotë se Sadiku si drejtor i kompanisë Coreteel SHPK, më 31 dhjetor 2012 ka çregjistruar hipotekën me emër të Standard Bankë me seli në Londër. Ai me anë të dokumenteve të falsifikuara që janë dorëzuar tek zyrtarja Teuta Ademi nëpërmjet zyrtarit ligjor, Arlind Jupolli ka çregjistruar hipotekën.

Nezir Klinaku – drejtor i drejtorisë për gjeodezi dhe kadastër dhe Ilmi Zeqiri – përgjegjës i sektorit në kadastrës në Komunën e Vushtrrisë akuzoheshin për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Ata kanë qenë të obliguar që të kontrollojnë nëse janë kryer obligimet ndaj ndaj bankës, por nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Nezir Klinaku kishte nënshkruar aktvendimin mbi lirimin e hipotekës se pengmarrësit Standard Bank. Ilmi Zeqiri ndërkaq ka përpiluar aktvendimin mbi lirimin e hipotekës, pa i përmbushur obligimet kredimarrësi – Jeton Sadiku si pronar i kompanisë ‘’Coresteel’’ SHPK.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Njeriu i oligarkut rus-mashtrimi milionësh i shtetit”

InDoks nuk ka arritur që të bije në kontakt me Jeton Sadikun. Por, për nevoja të këtij dokumentari InDoks i ka dhënë hapësirë për të dhënë sqarime të akuzuarit tjetër në rast, Arlind Jupollit, me profesion avokat. I njëjti nuk është pajtuar as që të flas para kamerës, e as që të japë përgjigje me shkrim.

Por, Jeton Sadikun zor se mund ta gjej dikush. InDoks ka folur me avokatin e tij të fundit në rast, Besnik Berisha, por as ai nuk ka qenë i gatshëm për intervistë. Madje as që të specifikoi se ku gjendet klienti i tij.

Derisa as mediat e as avokati nuk mund ta gjejnë Jeton Sadikun, ai së paku në raportime të më mëhershme është përmendur për lidhje me oligarkë rusë.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Njeriu i oligarkut rus-mashtrimi milionësh i shtetit”

Siç raportonte “Gazeta Jeta në Kosovë”, Sadiku drejtoi dhe ishte pronar i pjesshëm i firmës “Bel &Steel”, e cila merrej me tregtim të çelikut. AndreyDobrov mbante pronësinë mbi 90 për qind të aksioneve të kësaj firme. Kjo firmë e krijuar në vitin 1995 falimentoi në vitin 2002 me mbi një milion sterlina borxh, përfshirë këtu borxhet ndaj gjigandit të industrisë së çelikut dhe thëngjillit nga Novosibirsku i Siberisë, e cila ishte pronë e vetë Dobrovit.

Në shtator të vitit 2001, një firmë me emër të ngjashëm – Belsteel Management – u krijua në Zvicër. Allan Dennis Cooper, investitor në biznese të ndryshme në Evropën Lindore, i cili drejton një sërë kompanish me seli në Londër dhe Zvicër, ishte themelues i kësaj firme përkrah partnerit të tij afarist Christian Sutter.

Sipas një interviste të publikuar të Dobrovit, Cooper ishte anëtar i bordit të Belon Group nga viti 2004. Shpejt ndryshoi edhe emri i firmës së re në Coresteel AG.  Sipas regjistrave publikë të Zvicrës, Sadiku ishte pronari i vetëm i Coresteel AG, edhe pse nuk bëhet e qartë nëse ai kishte qenë pronar i vetëm gjatë tërë jetëgjatësisë së firmës. Ai u bë drejtor i saj në vitin 2003.

Me krejt këto lidhje, Sadiku arriti që ta marrë nën kontroll “Llamkosin”. Madje PDK-ja në pushtet po i jepte përkrahje publike. E quanin privatizim i suksesshëm. E tha Besim Beqaj i PDK-së, që më vonë u akuzua në aferën ‘Pronto” të publikuar nga Insajderi.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Njeriu i oligarkut rus-mashtrimi milionësh i shtetit”

Por, sa i suksesshëm ishte në fakt ky privatizim? A kishte probleme që në fillim të privatizimit?

InDoks ka gjetur se kur fabrika iu dha firmës së Jeton Sadikut, ishte një firmë tjetër kosovare në garë. Kompania ‘InterSteel’. Kjo kompani nuk ka pranuar që të jap komente për këtë dokumentar, por në një vendim të Gjykatës Kushtetuese vendosi kundër tyre. E la AKP-në që të vazhdonte që të ia barte këtë pronë firmës së Jeton Sadikut. Vendimin e nënshkroi edhe Enver Hasani.

Tash, Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së nuk pranon që të komentoi shumë për detajet e procesit gjyqësor kundër Jeton Sadikut e grupit të tij.

“Mendoj që dy procedurat e privatizimi se me sa di unë i ka kaluar dy proceseve të privatizimit të Llamkosit. Ajo është pjesë e institucioneve të drejtësisë, prokurorisë dhe gjykatave, të cilët duhet të jenë në veçanti më strikte sa i përket këtyreve dëmeve, se nuk janë individuale. Por, dëmi përmes këtij procesi që ndërmarrja ka ardhur buzë falimentimit, ku mijëra punëtorë kanë mbetur pa ekzistencë. Është një ndikim drejtpërdrejt në familje. Gjykatat duhet të jenë strikte”, ka thënë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

FOTO/ Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së

“Nuk kam informacione sa i përket këtij procesi se deri ku ka shkuar. Por, ata të cilët e kanë dëmtuar këtë ndërmarrje duhet të japin llogari”, ka shtuar Haxhiu.

Dhe, në krejt këtë histori, punëtorët dalin të jenë më të dëmtuarit. Kryesindikalisiti Ragip Hasani numëron humbjet dhe tregon skamjen që i ka kapluar ata.

487 kemi qenë të fundit. Prej tyre 120-30, nga të cilët 62 kanë vdekur. A beson që njeriun e kam pasur unë kam qenë rrugës, atë e cojshin për spital e ka hapur dritaren dhe ka thënë: allahile a ka naksen prej kësaj fabrike që jena kon bashkë. Në atë rrugë ka vdekur. Ka punëtorë në gjendje të mjerueshme që mvaren nga Bashkësia Islame, që iu jep ndonjë ndihmë. Kryetari i Komunës, dy herë u ka ndihmuar – njëherë me pako ushqimore edhe me disa veshmbathje. Kurrfarë ndihme tjetër nuk kemi pasur që pesë vjet”, ka thënë Hasani.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Njeriu i oligarkut rus-mashtrimi milionësh i shtetit”

Oligarku rus, Jeton Sadiku dhe falimentimi i “Llamkosit” dhe klubit të futbollit 

Pablo Escobar nuk ishte i njohur vetëm për drogën. Ishte edhe i pasionuar pas sportit dhe investonte në të. Në Futboll. Madje nuk kursehej edhe të merrte veprime kriminale pro-ekipit të tij. Edhe shumë mafiozë bëjnë të njëjtën gjë me sportin.

Dhe, në historinë kriminale dhe me rusë të “Llamkos” episodi i fundit për kah radha, por jo për kah rëndësia është klubi i futbollit atje. Rëniet dhe ngritjet e ekipit “Kosova e Vushtrrisë”, që më vonë u bë edhe “Llamkos” kur fabrika e klubi u morën nën kontroll nga Jeton Sadiku, lidhen fortë me emrin e të bëmat e tij.

“Atëherë para ardhjes së Jeton Sadikut, përkatësisht Llamkosit, klubi ka qenë jo në pozitë të mirë. Ka pasur krizë financiare. Ardhja e tij ka qenë e pritshme. Kemi pasur sukses – prej ligës së parë, jemi ngritë. Kemi siguruar barazhin dhe në vitet e ardhshme kemi me e fitu titullin e kampionit”, ka thënë Enver Halimi, lider i fansave “Forca”.

“Pas falimentimit të Llamkosit, kemi rënë prej superligës në ligë të parë. Ka ndikuar shumë, sidomos tek ne të qytetit që jemi sportdashës. Besoj që meritojmë më shumë. Kështu ka qenë fati që e ka përcjellë Llamkosin gradualisht, por që kemi arritë”, ka thënë ai.

FOTO/ Enver Halimi, lider i fansave “Forca”

Edhe kryetari i Vushtrrisë e lidhe fort fatin  e klubit me fatin e fabrikës “Llamkos”.

Ekipi i futbollit në Vushtrri e ka ndrruar emrin në një kohë. Nga Kosova e Vushtrrisë, është bërë Llamkos. Për shkak se Llamkosi ka qenë donatorë dhe financues i ekipit. Me të dëmtuar fabrika është dëmtuar edhe vetë ekipi i qytetit që është krenaria e qytetit. Mirëpo, fatmirësisht ka filluar ta merr vetën”, ka thënë kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Vushtrria tani garon në ligën e parë dhe shpresojmë që të jetë në Superligë, aty ku e ka vendin. Është një burim talentesh dhe po presim sa më parë që të kthehemi atje. Po e përkrahim edhe ne si komunë klubin, që të kthehet në Superligë”, ka thënë Tahiri.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Njeriu i oligarkut rus-mashtrimi milionësh i shtetit”

Edhe kryetari aktual i Klubit “Vushtrria” Naser Imeri e thotë që sukseset e këtij klubi për tu ngjitur një herë në super ligë, u lidhën me ngritjen e rënien e biznesit të Jeton Sadikut.

“Përkrahje kemi shumë pak. Askush nuk është duke na përkrahur. Nuk kemi asnjë mbështetje institucionale, as përkrahje prej Komunës e as prej Federatës. Në atë kohë gjendja financiare e klubit ka qenë shumë e mirë. Ka qenë një mbështetje dhe përkrahje e jashtëzakonshme prej qytetit. E pati ngjallur edhe klubin por edhe qytetin. Fatkeqësisht nuk zgjati shum. Në atë kohë u bëmë edhe kampion, por pas rënies së tyre, ra edhe klubi”, ka thënë Imeri.

Ky klub tash po përpiqet që nga vendi o parë në ligën e arë, të kaloi në super ligë. Por, gjatë historisë së tij ka ditur që të prodhojë edhe talentë të kalibrit botëror.

“Qyteti jonë është një fabrikë për nxjerrjen e talenteve të rinj, shumë nga të cilët janë duke shkëlqyer në ligat evropiane. Nga këtu kanë dalur, Isa Sadriu, Bes Kollari, Armend Dallku, Ahmet Januzaj, Ramadan Cimili”, ka thënë ai.

FOTO/ Naser Imeri, kryetar i Klubit Vushtrria

Dhe, historia e të bëmave të Jeton Sadikut lidhet edhe me Milot Rashicën. Kur Sadiku e bleu “Llamkosin” si fabrikë, e morri edhe klubin.

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Njeriu i oligarkut rus-mashtrimi milionësh i shtetit”

Llamkos Kosova me trajnerin e ri atëherë, Ismet Munisin ishte në rrugë të mirë për t’u shpallur kampion i Raiifeisen Superliga së Kosovës, por kishin filluar problemet financiare. Gjatë stinorit pranveror, futbollistët nuk kishin marrë pagat gjatë muajve janar, shkurt dhe mars të vitit 2014. Madje futbollistët kishin “sabotuar” duke humbur në disa ndeshje.

Në periudhën mars – nëntor 2014 lojtarët kishin marrë nga 170 Euro për periudhë nëntë mujore, shifër minimale kjo, e mbledhur nga Komuna dhe tifozët.

Më 06 dhjetor 2014, kur veçse ishte tërhequr investitori kryesor dhe nga ekipi që ishte shpallur kampion kishin mbetur shumë pak lojtarë, Llamkos Kosova kishte mbajtur kuvendin zgjedhor, ku ishte vendosur t’i ndërrohej emri nga Llamkos Kosova në Kosovën e Vushtrrisë, pronari i kompanisë së “Llamkos”, Jeton Sadiku, ishte larguar nga klubi pa asnjë gjurmë, duke mos i kryer obligimet financiare.

Në këtë periudhë u shti edhe Milot Rashica. Klubi fitoi diçka, por situata e transferit të tij mbetet jo krejt e qartë.

“Po na kemi qenë përfitues të fondit mirëbesimi me 1.25%. Ka qenë lojtari ynë i kemi marrë rreth 90 mijë euro nga shitja e Milot Rashicës”, ka thënë kryetari i Klubit Vushtrria, Naser Imeri.

Me të bëmat e Jeton Sadikut dhe grupit të tij, të ndihmuar me dyshim për falsifikim dokumentesh të kadastrit edhe nga disa zyrtarë komunal në Vushtrri, një gjigant ekonomik si “Llamkosi” falimentoi. Klubi i futbollit e morri tatëpjetën. Afro 500 punëtorë mbetën pa punë.

“Llamkosi i ka mbajtur Kosovës prodhimin e kapaciteteve. Ka pasur 120 mijë tonë. Një prej fabrikave më të mira në Europë sa i përket lamarinës. Tash dështoi. Planifikimi ka qenë me u ndërtu edhe për plastifikim për ngjyrosje me u hap dhe me u punësu 1200 punëtorë. Kjo është një fatkeqësi – edhe për ekonominë e Vushtrrisë, por edhe për të rinjtë. Sepse 500 vende të punës me u mbyll është koxha e vështirë”, ka thënë ai.

Me gjithë këtë dëm, Jeton Sadiku dhe pjesa më e madhe e grupit të tij janë jashtë burgut. Madje, Sadiku nuk dihet as ku gjendet. Por, Gjykata nuk është përgjigjur se si u morr ky vendim për lirimin e tij./Insajderi.com

VIDEO: Duke klikuar këtu mund ta shihni të plotë dokumentarin “Njeriu i oligarkut rus-mashtrimi milionësh i shtetit”

 

FOTO/ Fabrika “Llamkos” në Vushtrri