Mal Lokaj, anëtari i kryesisë së LDK-së në degën e Deçanit, është ngritur në detyrë në ministrinë e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku.
Nga Inspektor për Infrastrukturë Rrugore, Lokaj do të jetë ushtrues i detyrës së Drejtorit të Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve.
Vendimi për ngritjen në detyrë të zyrtarit të LDK-së është marrë më 17 prill 2020, shkruan Insajderi.
Kush është Mal Lokaj?
Lokaj është një prej njerëzve kryesor të partisë së Isa Mustafës në anën e Deçanit.
Ai ka qenë edhe kandidat për kryetar të kësaj komune në vitin 2017.
Në prill të 2019-ës ai është zgjedhur edhe anëtar i kryesisë së kësaj partie në degën e Deçanit, shkruan Insajderi./Insajderi.com
Gepostet von Mal Lokaj am Donnerstag, 26. März 2020