AShNA), për të pranu" />

Mijëra euro që shkuan dëm për kontrollorë të Aeroportit të Prishtinës

Mijëra euro që shkuan dëm për kontrollorë të Aeroportit të Prishtinës

Më shumë se 20 mijë euro nga buxheti i shteti kanë shkuar dëm në konkursin e fundit të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA), për të pranuar tetë studentë të rinj për Kontrollor të Trafikut Ajror. Mirëpo përpjekjet për të gjetur kontrollor të rinj të Trafikut Ajrorë ka dështuar.

Në konkursin e fundit që ishte shpallur më 8 qershor, kishin aplikuar 139 kandidatë për Kontrollor të Trafikut Ajror. Fazës së testimit i janë nënshtruar 78 kandidatë ku të gjithë kanë dyshuar. Asnjëri prej tyre nuk ka kaluar.

Vetëm faza e parë e testimit, ka kushtuar 19 mijë e 900 euro. Ndërsa për sallën e specializuar ku është zhvilluar testimi “Eurocontrol FEAST”, janë shpenzuar 750 euro.

AShNA për organizimin e këtij testimi ka marrëveshje me “Czech Air Nagivation Institute (CANI)” e cila ka organizuar edhe konkursin e fundit.

Në një përgjigje për Insajderin AShNA ka deklaruar se konkursi ka dështuar për shkak të dështimit të kandidatëve për tu bërë student të Kontrollorit të Trafikut Ajror.

“Anulimi i konkursit për përzgjedhjen e Studentëve Kontrollor të Trafikut Ajror, pasi që të gjithë kandidatët kanë dështuar të kalojnë testin e Eurocontrol FEAST, test ky i cili ka qenë kriter bazë në procesin e përzgjedhjes së Studentëve Kontrollor të Trafikut Ajror”.

“Për mbajtjen e testit të Eurocontrol FEAST, në bazë të standardeve të Aviacionit Civil, kërkohet që ky test të organizohet nga Institute të certifikuara nga Eurocontrol. Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA) ka lidhur marrëveshje me Czech Air Navigation Institute (CANI), për organizimin e Testit FEAST, test ky të cilit i janë nënshtruar 78 kandidat për Student Kontrollor të Trafikut Ajror dhe ka kushtuar 19,900 euro, ndërsa për sallën e specializuar ku është zhvilluar testi Eurocontrol FEAST, janë shpenzuar 750 Euro”, thuhet në përgjigje për Insajderin.

Vetëm gjatë këtij viti sipas një përgjigje nga AShNA, katër persona janë larguar nga posti i Kontrollorit të Trafikut Ajror. Konkursi për Kontrollor të Trafikut Ajror ishte hapur më 15 qershor të këtij viti, ndërsa njoftimi për anulim të konkursit ishte bërë më 27, shtator të këtij viti.

(Njoftimi për anulimin e konkursit)

AShNA kishte mbetur pa një tjetër studente për të njëjtën pozitë kur kishin larguar, Shkurte Sahitin. Ndonëse shpenzimet për shkollimin e saj kishin vazhduar për dy vite. Sahiti që kishte filluar punën praktike më 16 janar të këtij viti, ishte larguar më 3 korrik të vitit 2014.

Ajo ishte larguar për shkak të siç thuhej në vendimin për ndërprerjen e kontratës së punës, ajo nuk i ishte përmbajtur kontratës së punës.

Në vendim thuhej se Sahiti nuk kishte respektuar orarin e punës si dhe nuk i ishte bindur udhëzimeve dhe rregullave të detyrueshme për stafin.

“Znj. Shkurte Sahiti, ka treguar një neglizhencë dhe mosbindje ndaj rregullave dhe udhëzimeve të ligjshme, të detyrueshme për të gjithë stafin e ANP-Kontrolli Ajror ‘Adem Jashari’ Sh.a, duke mos respektuar orarin e punës, duke mos respektuar urdhëresat e lëshuara nga mbikëqyrësit për paraqitje në detyrë, duke mos respektuar kërkesat e komisionit disiplinore për paraqitje para komisionit dhe duke mos e arsyetuar mungesën e prezencës në komision”, thuhet në njoftimin për ndërprerje të kontratës së punës.

https://insajderi.com/hulumtime/nisin-hetimet-per-tenderin-milionesh-te-radareve-ne-kullen-e-aeroportit/?fbclid=IwAR3gVwMrdsdYK-pN3_HgINXXhtLrng748-x0p8CWtQnkNonwva3cBsgIgO8

Por punëtorët si Kontrollor të Trafikut Ajror mund të përballën me një obligim tjetër për ta shkak të shkollimit të tyre. Punëtorët pas largimit nga puna obligohen që nëse Aeroporti “Adem Jashari” ka nevojë për shërbimet e tyre, ata do t’i përgjigjen pozitivisht apo të paguajnë dëmshpërblimin prej 100 mijë eurove.

“Pas përfundimit me sukses të shkollimit dhe marrjes së titullit Kontrollor i Trafikut Ajror i Licencuar, i punësuari është i obliguar që për kompensim të këtij shkollimi të shërbej në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, për një kohëzgjatje prej shtatë (7) vjetësh, nëse ANP ‘Adem Jashari’ ka nevojë për shërbimet e tij”, thuhet në kontratën e punonjësve të Kontrollorëve të Trafikut Ajror.

Por sipas ASHNA-së Shkurte Sahiti, nuk mund të futet për të kompensuar shkollimin e saj, as me shërbim të saj e as me pagesë prej 100 mijë eurove, për shkak se nuk kishte punuar me kohëzgjatje prej shtatë viteve.

“Ju njoftoj se Shkurte Sahiti nuk e ka marrë titullin Kontrollor i Trafikut Ajror i Licencuar dhe në këtë mënyrë ka mbet pa u përmbushë Neni 8, Paragraf 8.1 i kontratës”.

“Kështu që punonjësja në fjalë, nuk ka hyrë në fazën e obligimit të shërbimit në kohëzgjatje prej 7 viteve, e që në të kundërtën do të obligohej që të paguante shumën prej 100,000.00 Euro, si kompensim ndaj ANP ‘Adem Jashari’”, thuhet në përgjigjen e ASHNA-së.

Afro 8 vite më parë Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës nënshkroi një kontratë prej 7.8 milionë eurosh. Tenderi për “furnizim me sisteme të Navigimit dhe rilokim i sistemeve ekzistuese”, i viti 2011 iu besua kompanisë “TCN shpk” nga Shqipëria, por që atëherë puna për të nuk është finalizuar kurrë.

Kompania shqiptare u tërhoq njëanshëm nga kontrata pasi që Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA), si pasardhëse e pjesës publike të Aeroportit pas privatizimit të tij, dështoi t’ia paguante pjesën prej 730 mijë eurove të fundit./Insajderi.com

Lexo tekstin e plotë të: NISIN HETIMET PËR TENDERIN MILIONËSH TË RADARËVE NË KULLËN E AEROPORTIT 

https://insajderi.com/hulumtime/nisin-hetimet-per-tenderin-milionesh-te-radareve-ne-kullen-e-aeroportit/?fbclid=IwAR3gVwMrdsdYK-pN3_HgINXXhtLrng748-x0p8CWtQnkNonwva3cBsgIgO8