Nepotizëm e korrupsion- si e kontrollojnë prokurorët sistemin e drejtësisë

Gjyqtarët i punësojnë të afërmit e tyre nëpër gjykata, por kur nuk munden aty u gjejnë vende nëpër prokurori. Por si ia bëjnë prokurorët që ta ruajnë edhe në të ardhmen kontrollin brenda sistemit të drejtësisë? InDoks në dokumentarin "Drejtësia në rrjetin e merimangës" sjell rrëfimin e nepotizmit dhe korrupsionit që e ka kapur sistemin prokurorial.

Nepotizëm e korrupsion- si e kontrollojnë prokurorët sistemin e drejtësisë

Një rrjet i merimangës së punësimeve familjare e ka kapluar edhe sistemin Prokurorial të Kosovës.

Hulumtimi i InDoks, ka gjetur dhjetëra raste ku familjarë të Prokurorëve janë punësuar në sistem të drejtësisë në Kosovë.

Ekziston një lidhje e ‘fshehtë’, ku prokurorët punësojnë të afërmit e tyre në sistemin gjyqësor dhe anasjelltas.

Aty përveç punësimit të familjarëve, është sjellur edhe pasuria e madhe që prokurorët kosovarë e kanë deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Një lidhje prej ‘rrjetës së merimangës’ në punësime është krijuar mes sistemit prokurorial dhe atij gjyqësor në Prizren.

Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, e ka gruan të punësuar si zyrtare ligjore në Gjykatën Themelore të Prizrenit, e cila drejtohet nga Ymer Hoxha.

Derisa, në Prokurorinë që e drejton Shala punojnë Lulzim Hoxha dhe një mbesë e Ymer Hoxhës.

Arta Çoçaj, e cila është gruaja e vëllaut të Skender Çoçaj, është punësuar si zyrtare ligjore në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

Por, lidhjet nuk janë veç familjare – janë edhe miqësore. InDoks merr vesh që një miqësi të mirë mes tyre e kanë Artan Serjani i cili është gjyqtar në Gjykatën Themelore të Prizrenit. E në prokurorinë e drejtuar nga Admir Shala punon bashkëshortja e Artan Serjanit.

E për të gjitha këto punësime, ka folur kryeprokurori Admir Shala. Ai për InDoks, ka thënë se nuk është përgjegjësi e tij për punësimet e shërbyesve civil.

“Unë jam emëruar kryeprokuror nga 01 Janari 2017 dhe shumë prej punësimeve të përmendura kanë ndodhur para kësaj date. Së dyti, sa i përket punësimeve është një proces i centralizuar dhe nuk është përgjegjësi e kryeprokurorit punësimi i shërbyesve civil”, ka thënë Shala.

Ai madje, ka shtuar se “shumë nga emrat e apostrofuar unë fare nuk kam të bëjë dhe nuk e di cila ka qenë arsyeja pse i keni përmendur në këtë rast”, teksa thotë se bashkortja e tij është punësuar në Gjykatën Themelore, në kohën sa në krye të kësaj gjykate nuk ka qenë Ymer Hoxha.

Admir Shala, në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ka deklaruar pasuri në shifër prej mbi 180 mijë eurosh.

Punësime të të afërmeve, ka edhe në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, e cila udhëhiqet nga Jetish Maloku.

Ai ka pranuar se  vajza e tij, Ilirjan Maloku-Krasniqi është e punësuar në Zyrën e Prokurorit Disiplinor. Edhe se burri i saj, pra dhëndëri Jetish Malokut është prokurori po ashtu.

Por, thotë se vajza iu punësua shumë kohë më parë dhe se ai nuk ka ndikuar në të.

Jetish Maloku, cili ka deklaruar pasuri në vlerë prej 260 mijë e 256 euro, derisa flet për mos ndikim në punë e vajzës e dhëndërit prokuror, ndryshe i është përmendur punësimi i djalit të tij, Villsonit.

Këtë vit ai është punësuar zyrtar ligjor në Gjykatën e Aplelit, në një konkurs fortë të kontestuar. Në këtë konkurs kishin aplikuar mbi 650 ersona, por u pranuan vetëm 10 persona. Njëri prej tyre ishte djali i Jetish Malokut.

Edhe prokurori gjilanas Isuf Sadiku, e ka të punësuar në administratë një familjar.

Bashkim Hyseni, që drejton Gjykatëse Themelore të Ferizajt, e ka gruan, Mimoza Syla Hyseni prokurore në Prokurorinë Themelore të Prshtinë.

Hyseni ka deklaruar pasuri në vlerë totale mbi 130 mijë eurosh.

Dhe lista është e gjatë. Pasuritë e gjyqtarëve e prokurorëve ndonjëherë i lënë gojëhapur edhe biznesmenët.

Për punësimet familjare në sistemin prokurorial të Kosovës, dhe pasurinë e tyre ka folur Hasan Preteni, i cili para një kohe kishte për detyrë mbikëqyrjen e pasurisë së zyrtarëve kosovarë.

“Numri i punës publike dhe raportit me 23 shtator 2016 edhe mesatrja dilke dikun 60 së paku ne vit duke i kontrollu fomularët të cilët gjithë janë publik dhe në ta shihet se ka diskprenacë. Të gjitha këto e kanë marrë epilogun kanë shkuar në institucione të ndryshme dhe prej 60 1/3 e e rasteve të kryera të pakta por krijimi i pasurisë së patundshme një dallim mes të hyrave të siguruar. Ka diskrepacë dikun 60 raste në vit, 600 raste e kontrollohet vetëm  ¼, e deklarimeve të pasurisë e mos të flasim për 75% tjetër.  Pasuria duhet me kriju po gjithë këto paga benefite, gjtih këto të hyra dhe privilegje krijojnë ehde pasuri të patundhsme por nuk ka një vullnet që të bëhet politika sepse e ka marr një prioritet një  koalicion në gjyqësor.

E avokati Arianit Koci është më i butë me prokurorë e gjykatës kur flitet për pasurimin e tyre.

“Kush sa është pasuruar na  e shohim. Sistemi gjyqësor funksionon ndryshe, dihet dhe është vërtetu që tashmë. Ju e dini se shumë prokuorë dhe gjyqtarë janë të kërcënuar.  Shumë ështje kryhet edhe privatisht. Ka raste kur edhe me kanun tentohet që të kryhen punët me hetuesit, prokurorët apo gjyqtarët.

Përkundër që situata duket e pashpresë në teori dhe praktikë, Betim Musliu nga IKD, ka thënë se ekziston një zgjidhje për përmisimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

“Nuk mund të zgjidhet ndryshe sipas rekomandimet që i kemi dhënë se si instuticioni për drejtësi , është betimi dhe spastrimi në policinë dhe prokurinë dhe gjykata. Edhe në Shqipëri e shihni ka po nodhë në procesin e  vetiingut. Tash e  patën një prokuror i cili nuk mundi që ta kalojë testin i cili me arsyetim u largua. Me pak fjalë ka qenë vazhdimisht i shoqëruar me persona me të dyshuar kriminale dhe potenciali i tij që aktivitetin e vetë në ushtrimin e detyrës zyrtar ta keqpërdorë është shumë i madh. Kjo është arsyja që nuk e ka kalu vettingun një prokuror”, ka thënë Musliu.

“Absolutisht janë non stop në shoqëri te njerëz të inkriminuar të njerëzve që janë në botën e krimit me njëfarë forme e arsyeton edhe mungesën e rezultateve në ndjeke te krimit. E kemi thënë shpesh se amnistia që ju bëhet njerëzve dhe grupeve të ndryshe kriminale duke mos u ndjekur dhe gjykuar nënkupton bashkëjetesë mes krimit. Kjo është një bashkëjetesë me krimin  se pse mënyra se qysh amnistohen dhe nuk veprohet kundër tyre nuk mund të shpjegohet ndryshe. Ne kemi zyrtar kemi grupe te nryshme kriminale që veprojnë në kundërshtim me ligjin – përfitimet i kanë milionësh dhe nuk preken, Në asnjë formë dhe kjo nuk mund të shpjegohet ndryshme veq si bashkëjetesë e krimit. Por ashtu konfirmimet që shoqërimi me persona të akuzuar të cilëtdo profil qofshin ata të ndryshme nga vetë sistemin i drejtësisë”, ka përfunduar Musliu.

Dokumentari i plotë nga InDoks:

InDoks | Drejtësia në rrjetin e merimangës

#Shpërndajeni InDoks | Drejtësia në rrjetin e merimangësDrejtësia e Kosovës është turthuruar në një rrjetë merimange me njerëzit që e drejtojnë atë.InDoks në këtë dokumentar do të shkojë thell në lidhjet që kanë prokurorë e gjykatës senjorë, me prokurorë, gjyqtarë, e punonjës të tjerë të rinj të sistemit të drejtësisë që po i fitojnë pa ndërprerë konkurset publike. Janë histori që nisin prej mbylljes së rasteve të rrahjeve nëpër shkolla për të bijtë e gjykatësve, e që prekin deri të ndikimet direkete në rastet më të mëdha të pasluftës, siç është aktakuza për veteranët mashtrues të UÇK-së e hetimi për “Dosjen e Shefave”-“Pronton”.Sa i kontrollon politika e sa i përcaktojnë politikanët dhe të ardhmen e tyre njerëzit që e udhëheqin sot drejtësinë? Si lidhen ata me Presidentin, Kryeministrin, e si poshtërohen nga ministra nën hetim për korrupsion?Janë këto disa nga pyetjet që do të marrin përgjigje të sonte në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live ne Insajderi, në dokumentarin “Drejtësia në rrjetin e merimangës”, me autor Visar Duriqi

Posted by InDoks on Sunday, 2 December 2018