Nga mungesa e literaturës deri te pajisjet kundër plagjiaturës – arsyet që çuan në mosakreditimin e Kolegjit Fama

Mos ndarja e qartë e përgjegjësive e udhëheqësve të kolegjit, mos pjesëmarrja e studentëve në vendimet që ju takojnë, mos transparenca financiare, mungesa e souftverëve, mungesë të raportimit të shkeljeve të Kodit të Etikës, mungesë të raporteve mbi cilësinë e kolegjit, monitorim të hulumtimeve të publikuara, hartim për botimet hulumtuese, mungesë të literaturës në gjuhën shqipe, mungesë të hapësirave në bibliotekë, mungesë të internetit në biblioteka, mungesë të infrastrukturës për personat me nevoja të veçanta, jane çështje për të cilat këta dy ekspert kanë gjetur parregullsi ne Kolegjin Fama.

Nga mungesa e literaturës deri te pajisjet kundër plagjiaturës – arsyet që çuan në mosakreditimin e Kolegjit Fama

Një raport 20 faqesh i përgatitur nga dy ekspertë ndërkombëtar, Milan Pol nga Universiteti Masaryk dhe Delia Gologan nga Universiteti i Budapestit, të ndarë në njëmbëdhjetë pika, tregon të gjeturat që quan në mos akreditimin e “Kolegjit Fama”, shkruan Gazeta Insajderi.

Në raportin e Ekspertëve të Huaj, të angazhuar nga Agjencia Kosovare e Akreditimit (AKA), renditen mangësitë që kanë gjetur ekspertët gjatë inspektimit të Kolegjit Fama.

Gazeta Insajderi ka siguruar raportin vlerësues të Ekipit të Ekspertëve të AKA-së. Aty specifikohen çështje si: Misioni publik dhe objektivat institucionale, Plani strategjik, qeverisja dhe administrata, plani financiar dhe menaxhmenti, integriteti akademik përgjegjësia dhe llogaridhënia publike, cilësia e menaxhmentit, mësimdhënia dhe mësimnxënia, hulumtimet, stafi, proceset e punësimit dhe zhvillimi profesional, administrata studentore dhe shërbimet mbështetëse, burimet e mësimdhënies dhe lehtësimet dhe pika e fundit bashkëpunimet institucionale, çështje për të cilat këta dy ekspert kanë gjetur parregullsi.

Në Kolegjin Fama, aty ku ju thuhet studentëve se “Je emër e jo numër”, ata më së paku janë emër. Sipas gjetjeve të ekspertëve, studentët nuk ju lejohet që të marrin pjesë as në mbledhjet e Senatit të Fakultetit aty ku merren vendime për të ardhmen studentore të tyre.

Në raportin e ekspertëve thuhet se Kolegji Fama ka probleme në ndarjen e përgjegjësive të udhëheqësve të fakultetit siç janë Rektori, Presidenti, Dekanët, Sekretari, Përfaqësuesi i Studentëve dhe Drejtori i Zyrës Sigurimin e Cilësisë.

“Ky trup i përbërë nga Rektori, Presidenti, Dekanët, Sekretari, Përfaqësuesin e Studentëve dhe Drejtorin e Zyrës së QA. Është një marrëveshje e pazakontë duke e bërë të vështirë që të ndahen qartë përgjegjësitë dhe rolet e anëtarëve”, thuhet në këtë raport të siguruar nga Gazeta Insajderi.

Përveç kësaj kolegjit i është rekomanduar që të inkurajojë dhe t’i mbështesë më shumë studentët në të gjitha vendimet brenda senatit.

“Lejoni studentët të votojnë në Senat për të gjitha çështjet”, thuhet në rekomandimin e dy ekspertëve.

Transparenca financiare, mungesa e pajisjeve, literaturës dhe raportet për cilësinë e kolegjit

Kolegji Fama i cili funksionon tash e 15 vjet me misionin e saj që të kontribuojë në zhvillimin e shoqërisë dhe njohurisë kosovare, nëpërmjet hulumtimit, edukimit cilësor, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shërbimit të komunitetit, sipas gjetjeve të ekspertëve thuajse nuk e përmbush asnjërin prej këtyre qëllimeve të tij.

Mos transparenca financiare me ndarjen e buxhetit për stafin akademik, buxheti për publikimin e hulumtimeve janë disa nga gjetjet e ekspertëve të cilët kanë kërkuar nga Kolegji që të kenë në konsideratë.

“Të shqyrtojmë zhvillimin e politikave të qarta financiare lidhur me ndarjen e buxhetit midis njësive akademike, institutit të kërkimit dhe njësive administrative të institucionit. Konsideroni publikimin e raporteve periodike mbi shpenzimin e buxhetit të institucionit (krahasuar me atë që ishte parashikuar kur buxheti ishte hartuar) duke përfshirë një pjesë në lidhje me të ardhurat e institucionit”, thuhet në gjetjet e raportit.

Por derisa Kolegji Fama promovonte një bibliotekë të pasur me një numër të madh titujsh dhe autor, ekspertët kanë gjetur se studentët përballen me mungesë të literaturës në gjuhën shqipe dhe mungesë të hapësirave në bibliotekë.

“Disa të anketuar treguan mungesë të literaturës së studimit në gjuhën shqipe, por gjithashtu përmendën disa veprime të iniciativave individuale që stafi mësimdhënës përpiqet ta kompensojë këtë mungesë”.

“Inkurajoni studentët dhe stafin mësimdhënës të përdorin bibliotekat online në studimin dhe punën e tyre. Përmirësoni regjistrin e stoqeve të librave në mënyrë që të mund të kërkoni brenda saj përmes fjalëve kyçe jo vetëm autorë ose tituj të veçantë”, thuhet në raportin e ekspertëve.

Përveç kësaj, ekspertët kanë gjetur se kolegji nuk ka softuer kundër plagjiaturës, mungesë të versionit anglisht në uebfaqe.

“Kolegji nuk ka softuer kundër plagjiaturës, që do të ndihmonte në zbulimin e shkeljeve të mundshme në shkrimet e nxënësve”, thuhet në raport.

Tutje përveç këtyre mangësive ekspertët kanë gjetur se në kolegj ka mungesë të infrastrukturës dhe materialeve mësimore për studentët me nevoja të veçanta.

Për të gjitha këto parregullsi dhe mangësi në këtë Kolegj në fund të raportit të ekspertëve është rekomanduar që Kolegjin Fama mos ta akreditojë.

“Kolegji FAMA është pjesërisht në përputhje me standardet e përfshira në manualin e Akreditimit të AKK-së dhe prandaj rekomandon që të mos akreditojë institucionin në këtë moment”, thuhet në vlerësimin e raportit të ekspertëve. /Insajderi.com