fbpx

Oficeri milioner i Policisë së Kosovës, pjesë e listës së invalidëve të dyshimtë

Oficeri milioner i Policisë së Kosovës, pjesë e listës së invalidëve të dyshimtë

Ndonëse ndodhej pjesë e invalidëve të dyshuar si të rrejshëm në Policinë e Kosovës, Veton Elshani u emërua zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në muajin prill të këtij viti.

Insajderi ka publikuar sot listën e plotë të zyrtarëve policorë që mbajnë në mënyrë të dyshimtë statusin e invalidit të luftës. Bëhet fjalë për 185 zyrtarë të Policisë së Kosovës të cilët po hetohen nga Prokuroria dhe IPK-ja.

Në këtë listë ndodhet edhe Veton Elshani, raporton Insajderi.

Elshani, i cili ka pasuri milionëshe – të cilën e ka deklaruar pranë Agjencisë Kundër Korrupsion -, ndodhet në listën e 185 zyrtarëve të Policisë së Kosovës, të vetë deklaruar invalidë të luftës, e që po hetohen nga Prokuroria e Shtetit.

Në deklarimin e pasurisë në Agjencisë Kundër Korrupsion, Veton Elshani ka deklaruar pasuri të paluajtshme, të luajtshme dhe kursime në vlerë prej mbi një milion eurove.

Si pasuri të paluajtshme të familjes ku hyjnë babai dhe vëllezërit, zëvendësdrejtori i Stacionit të Policisë së Pejë ka deklaruar nëntë banesa. Vlera e banesave sipas deklarimit në Antikorrupsion është 404 mijë e 100 euro.

Ai ka deklaruar edhe mbi 17 hektar tokë, 2 hektar prej tyre si të trashëguar në vlerë totale prej 435 mijë eurove.

Vlera totale e deklarimeve të pasurisë së paluajtshme arrin në 951 mijë e 517 e 1 euro. Ndërkaq, pasuria e luajtshme e tij arrin vlerën e 188 mijë eurove. Gjithsej, ai ka mbi një milion euro pasuri. /Insajderi.com