Përgjimet për Fajde: Dalladaku Rexhepit: T’i mi ke marrë paret, prej teje i du

Në pjesën e pestë të përgjimeve të grupit të dyshuar për fajde, biznesmeni Faton Dalladaku kërkon t`i kthehen paratë që ua kishte dhënë Kadri Rexhepit dhe Rrahim Hashimit, për blerjen e spitalit privat.

Përgjimet për Fajde: Dalladaku Rexhepit: T’i mi ke marrë paret, prej teje i du

Biznesmeni, Faton Dalladaku në nëntor të vitit 2012  kërkonte nga Kadri Rexhepi, që t’ia kthej parat të cilat ia kishte dhënë për të marrë pronësinë e spitalit privat afër QKUK-së në Prishtinë.

Në videon e publikuar nga Insajderi, Dalladaku në janar të atij viti ua jep 50 mijë euro, Kadri Rexhepit, Rrahim Hashimit e Ekrem Lika.

Megjithëkëtë Rexhepi insiston se parat ia kanë kthyer, shkruan Insajderi.

Në takimin e 19 nëntor të vitit 2012, Dalladaku dëgjohet duke i thënë Kadri Rexhepit se ka probleme me të dhe grupin që janë të dyshuar për fajde.

Në këto audio, Dalladaku thotë se problemin ia ka shkaktuar Kadri Rexhepi.

Faton Dalladaku: More po ma din hallin veç, kqyre çka po të thom, unë atë ditë, më erdh, më erdh shtir se megjithatë  unë maj njëfarë miqësie me ty, mirëpo mu m’keni pshtet për muri o burrë, unë kom probleme prej juve që më keni shkaktu, konkretisht ti m’ke shkaktu.

Kadri Rexhepi: Unë t’kom barazu me këta.

Faton Dalladaku: Ti mi ke marr paret, ty t’i kom dhon prej teje po i du, o ti njeri a merr vesh, çka janë këto janë rrena krejt.

Përmes video-incizimeve të siguruara nga Insajderi dëshmohet se si për gjatë katër muajve, Dalladaku zhvillon takime me ta, i kërkoheshin para për ta nënshkruar kontratën për blerjen e spitalit të zemrës afër  QKUK-së.

Në bisedat e tyre përmenden edhe Kadri Veseli dhe Xhavit Haliti, si persona të cilët qëndronin pas kësaj pune dhe që garantonin se Dalladaku do ta merrte spitalin.

Të hënën e kaluar ishin arrestuar Rrahim Hashimi, Ismet Osmanin i njohur si Curri, Ilir Bojkun, Mentor Maqanin dhe Adil Thaçin ndërsa në këtë grup si të dyshuar janë edhe Ekrem Lika dhe Zek Jasiqi të cilët gjenden në arrati.

Insajderi ka publikuar tash e një javë bisedat në mes Dalladakut dhe tre të dyshuarve për fajde, Rrahim Hashimin, Ekrem Likën dhe Kadri Rexhepin i cili nuk është në mesin e të arrestuarve. /Insajderi.com