Përgjimet për Fajde – Kadri Rexhepi: Çka po donë ai, me marr me 300 mijë euro spital?

“Ja, ja, ja jam përla, çka po donë ai mu marr me 300 mijë euro spital, kur s’ka pare çka ka hi, m’kini tradhtu”, me këtë bisedë nisë përgjimi i radhës për fajde ku Kadri Rexhepi dëgjohet duke i thënë Faton Dalladakut.

Përgjimet për Fajde – Kadri Rexhepi: Çka po donë ai, me marr me 300 mijë euro spital?

Prilli i vitit 2012, e kishte gjet të nervozuar Kadri Rexhepin, pasi që në një bisedë me Faton Dalladakun thoshte se Spitalin Amerikan nuk mund ta blinte në vlerë prej 300 mijë euro.

Ai e ftonte, Dalladakun që të takohen dhe të shikonin punën e 300 mijë eurove, me ç’rast i jepte porosi atij që ta telefononte ta Hashim Rexhepin, siç i referohej ai “ atë idiotin”.

Në audio incizimet të cilat i ka siguruar Insajderi, Rexhepi dëgjohet duke sharë dhe ofenduar një person të tretë duke thënë se është përleshur me të dhe se me 300 mijë euro ai nuk mund të blejë spital.

Derisa Kadri Rexhepi thoshte se do ta shiste edhe tokën e tij për t’i bërë parat që ta blinte spitalin.

Kadri Rexhepi: Ja, ja, ja jam përla, çka po don ai mu marr me 300 mijë euro spital, kur s’ka pare çka ka hi, m’kini tradhtu, thash more po ta’ja  ***, thash ti aksionar, ti ke than me qikaq e marrmi, ke than qashtu paret kanë mu ba, thash për ata i ke marr paret, si ke marr thash ti paret me na, me na, nejse hajde nestra, hajde Faton, i thotë Rexhepi, Dalladakut.

Derisa Dalladaku i befasuar e pyet Rexhepin se a nuk mund të blihet spital me 300 mijë euro.

Kadri Rexhepi: Po de po, qita, qita, hajde nesër bisedojmë pak ma. E thirrmi edhe këtë vllavin e Rexhes Islamin

Faton Dalladaku: Ani e thirrmi kon dush ti

Kadri Rexhepi: Hajde un e ti njëherë e tana kqyrim

Faton Dalladaku: Hajt u bo

Kadri Rexhepi: Ti thirre këtë idiotin a po nin

Faton Dalladaku: Kon, s’pom lajmërohet more

Kadri Rexhepi: Se mu m’thojke dje, qe jam ne Tiranë idioti a rrejke

Faton Dalladaku: Ja more ne Prishtinë është

VIDEON:

Gazeta Insajderi, ka siguruar përgjimet e grupit të dyshuar për fajde, ku janë të përfshire Rrahim Hashimi, Kadri Rexhepi, Ekrem Lika dhe Faton Dalladaku. Në këto përgjime dëshmohet se si për katër muaj, Dalladaku kishte zhvilluar takime të vazhdueshme me këta persona, për të marrë në pronësi këtë spital.

Biznesmeni Faton Dalladaku, dëshironte ta merrte në pronësi “Spitalin Amerikan” në Prishtinë, por për këtë i ishin kërkuar miliona euro, nga grupi i dyshuar për fajde.

Insajderi të hënën ka publikuar përgjimin në të cilin dëgjohen Kadri Rexhepi duke përmendur edhe kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe nënkryetarin e Kuvendit Xhavit Haliti, si personat që qëndronin prapa kësaj punë dhe të cilët i kishin premtuar se pronësia e Spitalit do t`i kalonte Faton Dalladakut.

Ismet Osmanin i njohur si Curri, Ilir Bojkun, Mentor Maqanin dhe Adil Thaçin dhe Rrahim Hashimi janë pesë personat e arrestuar, ndërsa në këtë grup si të dyshuar janë edhe Ekrem Lika dhe Zek Jasiqi të cilët gjenden në arrati. /Insajderi.com