Insajderi ka zbuluar se pos, Zenun Pajazitit, Prokuroria po e heton edhe ish-ministrin e Ekonomisë - Besim Beqaj, ish-sekretarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme - Ilhami Gashi, kryetarin e Degës së PDK-së në Prizren - Njazi Kryeziun, ish-zëvendësministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale - Fatmir Shurdhaj, ish-këshilltarin e ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi - Sedat Gashin dhe ish-shefen e Divizionit Farmaceotik në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti.
Adem Grabovci po zëvendësohet në krye të Grupit Parlamentar të PDK-së, nga një anëtar i “skemës së tij, të dyshuar kriminale”.
Zenun Pajaziti, që u emërua në këtë pozitë pas dorëheqjes së Grabovcit, është njëri prej zyrtarëve të lartë të PDK-së të dyshuar për përfshirje në caktimin e njerëzve të afërm me subjektin e tij në borde të ndërmarrjeve publike e shtetërore të Kosovës.
Mbi këtë dyshim, Prokuroria Speciale ka zgjeruar të martën hetimet kundër Pajazitit dhe gjashtë zyrtarëve tjerë të PDK-së për vepra penale të lidhura me aferën e përgjimeve “Dosja e Shefave” të publikuara nga Insajderi gjatë muajit gusht.
Insajderi ka zbuluar se pos, Zenun Pajazitit, Prokuroria po e heton edhe ish-ministrin e Ekonomisë – Besim Beqaj, ish-sekretarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme – Ilhami Gashi, kryetarin e Degës së PDK-së në Prizren – Njazi Kryeziun, ish-zëvendësministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Fatmir Shurdhaj, ish-këshilltarin e ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi – Sedat Gashin dhe ish-shefen e Divizionit Farmaceotik në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti.
Hetimi kundër tyre është zgjeruar disa javë pasi Prokuroria nisi hetimet kundër Adem Grabovcit. Tetë zyrtarët e lartë të PDK-së, dyshohen për shpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës. Secila prej këtyre dy veprave sanksionohen me dënim me burgim deri në pesë vjet.
Të gjitha këto vepra janë të lidhura me nenin 35 të Kodit Penal që flet për “marrëveshjen për të kryer vepër penale”.
Ky nen parasheh dënim edhe në rastet kur vepra ka mbetur në tentativë.
“Kushdo që merret vesh me një apo me më shumë persona për të kryer vepër penale dhe një
apo më shumë nga ata persona ndërmerr çfarëdo veprimi të rëndësishëm për kryerjen e veprës
penale dënohet me dënimin e paraparë për atë vepër penale”, thuhet në këtë nen.
Pajaziti, është futur nën hetime si pasojë e një bisede telefonike me Adem Grabovcin, gjatë hetimeve në vitin 2011 – 2012.
Besim Beqaj, deputet i PDK-së, dyshohet se në kohën sa drejtonte Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, ka kryer veprën penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare.
Prokuroria ka njoftuar se ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimit në rastin e përgjimeve, i cili fillimisht është iniciuar kundër të pandehurit Adem Grabovci, deputet dhe kryetar i grupit parlamentarë të Partisë Demokratike të Kosovës.
“Hetimet janë zgjeruar edhe kundër shtatë zyrtarëve të tjerë: A.P. ish- Shefe e Njësisë për furnizim në Departamentin e farmacisë në Ministrinë e Shëndetësisë, I.G. ish- sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme, B.B. ish- ministër në Ministrinë për Zhvillim Ekonomik, N.K. ish – Kryesues i Kuvendit në Komunën e Prizrenit Z.P. deputet në Parlamentin e Republikën e Kosovës, F.Sh. ish – zëvendës ministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe S.G ish – Këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
“Të gjithë të pandehurit dyshohen për kryerjen e dy veprave penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 të KPRK dhe Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”. /Insajderi.com
(Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike).
[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]