Regjistrimi në të ‘zezën’ dhe biblioteka ‘boshë’ – arsyet që nuk u akreditua Universiteti i Prizrenit  

Rishikim të planit strategjik, qëndrueshmëri financiare, futje të gjuhës angleze në dokumentet e institucionit dhe në uebfaqe, të ndryshojë statuti i vjetër i universitetit, përfshirje të studentëve në aspekte vendimmarrëse, vlerësim të stafit, publikimet e kërkimeve shkencore, doracak për studentë të vitit të parë dhe zhvillim të bibliotekës të Universitetit, janë vetëm disa nga çështjet që kanë ndikuar që mos të akreditohet Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Regjistrimi në të ‘zezën’ dhe biblioteka ‘boshë’ – arsyet që nuk u akreditua Universiteti i Prizrenit  

Regjistrimi në të zezën dhe biblioteka boshe janë vetëm dy nga çështjet kryesore që kanë quar në mos akreditimin e Universitetit të Prizrenit, Ukshin Hoti, shkruan Gazeta Insajderi.

Gjashtë ekspertë ndërkombëtar, Stephen Adem, Magdalena Platis, Kristina Tonnison, Peeter Normak, Johannes Falterbaum dhe Mihai Adrian Vilcea, janë aktivizuar që ta monitorojnë punën e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Pas një vizite që iu kishte bërë universitetit në maj të këtij vitit këta gjashtë ekspertë së bashku me tre zyrtarë të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës (AAK), kanë gjetur një numër të madh parregullsi dhe mangësi në cilësinë e arsimit.

Në këtë universitet që rektor është Ismet Temaj, këta ekspret kishin vlerësuar se problemet në këtë fakultet janë nga më të thjeshtat.

Në raportin e këtyre ekspertëve të cilin e ka siguruar Gazeta Insajderi, i rekomandohet universitetit që ta rishikojë planin strategjik. Përveç kësaj ata kanë kërkuar nga universiteti që të ketë në konsideratë edhe burimet financiare të fakultetit.

“Alokimet e burimeve të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe standardet e Agjencisë së Akreditimit të Kosovës (KAA) dhe treguesit e performancës kanë implikime të rëndësishme për financimin e universiteteve publike. Kështu, universitetet mund të gjejnë veten të paaftë për të përmbushur kërkesat kontradiktore të shtetit, sigurimit të cilësisë dhe vlerësuesve të jashtëm”, thuhet në raportin e ekspertëve.

Përveç kësaj ata kanë kërkuar që universiteti të ketë në dispozicion dokumentet dhe ueb faqen e universitetit në gjuhën angleze.

Po ashtu menaxhmentit të lartë të universitetit iu është rekomanduar që të ndryshojë statutin e vjetruar dhe siç e kanë quajtur këta ekspert një statut të palogjikshëm.

“Menaxhmenti i lartë duhet të rishikojë dhe të kërkojë të ndryshojë çdo statut themelor të vjetëruar, të papërshtatshëm ose të palogjikshëm që pengon funksionimin efektiv të UPZ-it – duke iu referuar në mënyrë specifike artikujve të dhënë më sipër”, kanë rekomanduar ekspertët.

E në pikën ku është vlerësuar puna e profesorëve dhe angazhimi i studentëve, ekspertët kanë vlerësuar se përfshirja e studentëve në procese të rëndësishme nëpër fakultete është shumë e mangët.

Ata kanë kërkuar përfshirje të studentëve në të gjitha nivelet vendimmarrëse të universitetit, shkruan Insajderi.

“Përfshirja e studentëve në të gjitha nivelet (konsultative, ekzekutive, vendimtare) duhet të vihen në vend. Përveç kësaj, numri (përqindja) duhet të rritet”, kanë vlerësuar ekspertët.

Ndër tjera ata kanë rekomanduar se universiteti duhet të ketë parasysh dhe të rishikojë të gjitha politikat, proceset dhe sistemet e sigurimit institucional të UPZ-së.

“Sqaroni implikimin e profesorëve që nuk i publikojnë, sipas rregulloreve, një mesatare prej një botimi kërkimor shkencor / aplikuar çdo tre vjet dhe procesin me të cilin monitorohet kjo. Sqaroni shpenzimet aktuale dhe të planifikuara të buxhetit të ardhshëm të kërkimit me një ndarje të komponentëve individualë”, thuhet në raport.

Mangësi në procedurat e rekrutimit të stafit akademik dhe studentëve

“Përmirësimi i menaxhimit të studenteve, kuptimi më i mirë i dinamikes se studenteve; Organizimi i procesit të qartë të pranimit, asnjë regjistrim nuk duhet të pranohet pas fillimit të vitit të universitetit; Garantojnë lirinë e fjalës dhe lirinë e protestës për studentët”, janë disa nga problemet që kanë gjetur gjashtë ekspretët në Universitetin e Prizrenit.

Ndër tejra ata kanë kërkaur nga UPZ që të krijojë materiale për studentët e vitit të parë – doracakët e nxënësve – që mund të përmirësojnë kuptimin e jetës akademike.

Po ashtu ky universitet duhet të përmirësojë dispozitën e bibliotekës si prioritet. Niveli aktual i provizionit pengon miratimin e programit të ri të studimit dhe rrjedhimisht zhvillimin e ardhshëm të institucionit.

Dhe të ketë një plan të ri të zhvillimit të bibliotekës me kosto të plotë kërkohet si një çështje prioritare.

Të gjitha këto kanë bërë që ky universitet mos të akreditohet andaj universiteti ka reaguar duke thënë se “Jemi në pritje të njoftimit zyrtar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim për përmbajtjen e vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Pas marrjes së njoftimit zyrtar do të dalim me një qëndrim përkitazi me situatën e krijuar”.

Universiteti është shprehur se “Studentët e tanishëm të UPZ-së nuk duhet të shqetësohen”.

“Një vendim i tillë është i papranueshëm. Universiteti do të veprojë në përputhje me dispozitat e akteve ligjore dhe nënligjore. Do të kërkojmë që të rishqyrtohet vendimi i Këshilli Shtetëror të Cilësisë sa i përket Universitetit “Ukshin Hoti” pasi që konsiderojmë se i plotësojmë kushtet për akreditimi institucional, duke marr për bazë edhe rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtar”, thuhet në reagimin e Universitetit. /Insajderi.com

 

Emisioni InDoks është duke e realizuar një dokumentar për kolegjet dhe universitetet publike të cilat nuk janë akredituar nga Agjencia Kosovare e Akreditimit. Detajet tjera nga këto raporte do t’i mësoni të dielën.