Rrëfimi i kapitenes Fitnete Seta për sfidat në Forcën e Sigurisë

Reportazh
Rrëfimi i kapitenes Fitnete Seta për sfidat në Forcën e Sigurisë

Të mbash uniformën për t’i shërbyer vendit është krenaria më e madhe e çdo pjestari të Fsk-së.

Zgjohen herët në mëngjes për t’i shërbyer vendit. Sfidat, vështirësitë, përgjegjësia dhe krenaria janë pjesë edhe e  ushtareve femra. Shumë prej tyre tashmë janë edhe në rolin e komandës, shkruan Insajderi.

Fitnete Seta nga Podujeva, tashmë është kapitene në ushtrinë e forcave të Kosovës në sektorin e regjimentit mjekësor.

Ajo tregon se detyrat në ushtrinë e forcave të Kosovës kryhen pa dallim gjinie.

“Të punosh në ushtrinë e Kosovës është sfidë qysh prej detyrave bazike bile prej detyrave më të larta menaxheriale apo komanduse, une kom arritë deri këtu falë angazhimeve dhe punës me përkushtim shumë të madh ndaj obligimeve dhe detyrave në Fsk, por duke mos e harruar  edhe përkrahjen institucionale i cili institucion në të cilin jemi ne FSK-ja të jep mundësi dhe hapësirë të bëhesh e suksesshme”, ka thënë Seta.

Ndërsa paragjykimet, Setën nuk e ndaluan të bëhet kapitene.

 “Këto barrikada i kom kalu qysh shumë ma heret, dua ta veçoj edhe ta përmendi qysh nga periudhat shumë ma heret periudha e lavdishme e uck –së, që ka qenë një përiudhë siç e dinë të gjithë e vështirë pra gjendje lufte, une në atë kohë jom inkuadru në spitalin ushtarak te zonës së llapit..e sistemuar apo e angazhuar në spitalin e zonës operative të llapit, pra duke i shëruar apo i mjekuar plagët e plagosunve. Për  mu ajo ka qenë sfida më e madhe, sfida ka çdohere.  Nuk d.m.th që femra në fsk e pengon aspekti gjinor që mos ti kryej detyrat të cilat ja beson një epror”.

Numri i femrave në ushtrinë e Kosovës sa vjen dhe rritet më shumë. Ndërsa krenarinë më të madhe e shohin tek mbajtja e uniformës.

“Jo vetëm unë por edhe të gjithë pjestarët e fsk-së janë krënarë  që bartin këtë uniformë, institucioni i Kosovës  që disa vite është duke u vlerësuar si institucioni më i besuar ne vend. Pra kjo na bën të gjithë krenar, por ky fakt na bën edhe me shumë të obliguar të  punojmë dhe të përgatitemi që të jemi baraz me ushtritë tjera të botës”, ka thënë Seta.

Interesimi i femrave për tu bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës  është mjaft i madh.