Ryshfeti, stili i jetës së kosovarëve dhe një shtet me plotë zyrtarë të korruptuar

Ryshfet për biznes. Ryshfet për vende pune. Ryshfet edhe nëpër procese gjyqësore. “Shteti i ryshfetit” është dokumentari i transmetuar nga InDoks që ekspozon këtë fenomen që e shpërfaq shtetin kosovar të kapur nga ky krim. Një shoqëri të rrasur në ryshfet si mënyra më efikase për të kryer punë. Në këtë dokumentar 50 minutash mund të shihni edhe raste ekskluzive ku zyrtarë të shtetit u kapën me para të ryshfetit në xhep

Ryshfeti, stili i jetës së kosovarëve dhe një shtet me plotë zyrtarë të korruptuar

Në muajin dhjetor InDoks ka siguruar një audio-incizim ku një biznesmen që kishte telashe me këtë institucion  iu morën disa mijëra euro nga një inspektor i këtij institucioni. Në këtë incizim inspektori i kërkon biznesmenit që paratë t’i kthehen, pasi që ai nuk ka mundur që të kryej punë.

Mes këtyre dy figurave publike flitet për ryshfet, për disa mijëra euro.

“Të enjten më tha Blerimi shko dhe shkova me u taku me Ilirin. Të enjten edhe shkova i thash Ilirit atë ditë edhe të nesërmen i thash Drejtor … Jo, në atë anë jo në këtë anë- bëhet diçka. Po pretoj me fol me u marrë me diçka. Thash unë nuk i kam bërë vetit kurrgjë. Thash mua më ka çu Xhevdeti metë zbritur diçka metë bë diçka. I thash Blerimit fjalët me të përcjellë,çdo fjalë me e pasur të koordinuar dhe në fundit: qe paret.  Blerimit i thash në 5 ora takohemi të enjten”, i ka thënë biznesmeni Inspektorit të ATK-së.

Edhe për kundër përpjekjeve të InDoks, në ATK nuk kanë pranuar që të flasin për këtë rast. Ata vetëm kanë njoftuar që rastin e kanë dërguar në Policinë e Kosovës. Kjo e fundit i ka konfirmuar emisionit që ka nisur hetimet pas dërgimit të pyetjeve nga InDoks.

As biznesmeni që e dha këtë ryshfet, as inspektori që e pranoi atë, nuk kanë pranuar që të flasin, prandaj deri në një fazë tjetër të hetimeve, identiteti i tyre nuk do të bëhet publik.

Dokumentarin e plotë e gjeni KËTU!

Kjo histori nisi shumë muaj më parë kur një kompani autobusësh kishte kërkuar rimburësim të disa qindra-mijëra eurove për shpenzimet që i kishte bërë në servisimin e autobusëve të saj. Kompanisë jo që nuk iu pranuan investimet. Jo që nuk iu rimburusaun mbi 160 mijë euro, sa kompania pretendon që i takojnë, por u shkua në drejtim të ndëshkimit të saj duke mos ia pranuar dokumentacionin që i ishte lëshuar nga disa firma në Bashkimin Evropian ku ajo i mirëmban autobusët e saj.

Në ATK nuk kanë pasur shpjegim se pse kur kompanisë nuk iu pranuan faturat nga firmat në BE, nuk u përdorën metoda të tjera në dispozicion për të verifikuar shpenzimet e saj, por as nuk kanë pasur përgjigje se pse ky institucion nuk i ka deponuar end enë xhirollogarinë e kompanisë edhe mbi 11 mijë euro të tjera që është dashur të ia deponoi tash e disa vjet kompanisë.

Krejt këto zvarritje dyshohet se e kishin dërguar pronarin e kësaj firme deri te kontaktet jo-zyrtare me inspektorë të ATK-së. Rrjedhimisht, edhe drejt ryshfetit.

Incizimi është bërë në një lokal të zhurmshëm, dhe ditën kur inspektori i ATK-së tenton që t’ia kthejë biznesmenit paratë që ia kishte marrë. Biznesmeni pretendon që ia ka dhënë 7 mijë euro.

Inspektori i ATK-së: Pash zotin veç fëmijët mos m’i përmend se s’kam qejf!

“Unë kam dashtë me pas dikon që në mënyrë që kur t’vjen ky inspektori, është ardhur, me ka thënë ndërkombëtaret … paret nuk ua kthejmë, me i zbërthy”, ka thënë Inspektori i ATK-së i njohur për redaksinë.

Biznesmeni ka treguar se sa para i ka shpenzuar.

“Jo valla, kështu më ka thënë. Veç me i zbërthy edhe me i rrafshu këto. I ka 130-150 mijë euro dikujt. Pse me u tërheq? Pse me i zbërthy? Prej kësaj pune edhe u hi. E bëra kërkesën, sa kam punuar realizuar. Unë asnjë ditë nuk e kam vonesë. Ia nisem këtej. I pashë qëllimet  caktuara. E bëra kërkese tek Drejtori dhe tek Shefi me ma ndërruar- dolën ato që jena kanë … dolën ata që janë shkuar me u infromu dhe i pranon. S’mundet me thënë që s’është realiteti. Edhe sot dua të them ka shkuar në konkurrentët, në çdo tavolinë, me s’fëlliq. Me punu në mënyrë ligjore. Gjeje ti. Nuk ka firmë në këtë botë që mundet me vozit…pa shpenzime ndërkombëtare. Një gomë s’ma ka pranuar, një ‘koshnicë’ s’ma ka pranuar, një ‘ulje’ s’ma ka pranuar”

Inspektor i ATK-së, i dyshuar si ndërmjetës mestij dhe shefave të tij të përfshirë në inspektimin e kësaj kompanie, e sheh që nuk mund të shkonte përpara lënda në fjalë. Kjo lëndë javën e kaluar është dorëzuar edhe në Gjykatën e Apelit për rishikim.

Por, pasi që nuk kryhet puna për të cilën ishte paguar ryshfeti, inspektori tenton që t’ia kthejë paratë.

“Rëndë, rëndë. Veç vdekja! Po të tregoj pasha zotin”, ka shtuar Inspektori I ATK-së.

“Para dy jave mixha…emili… duhet me i pasë njerëzit letrat e mija. Njeri, ne i kemi pa paret e thotë janë sharje e fyerje. Hasani po të garantoj me jetë me u tranu me u tranu Administrate Tatimore nuk mundet me na i heq  4000-5000 euro. Me hy për bishti të gjilpërës nuk mundet me i heq 4000-5000 euro. Edhe punën e pare e kam lajmëruar këtë Ilirin. I thash kështu, kështu. Nuk është problem. Kur u bë-uppp. Ky asnjë telashe. Nuk është asnjë telashe nuk është”, ka thënë biznesmeni.

“U dashtë që kjo e tatimpaguesve (Avokate) me e çu në Gjykatën Themelore po nuk e ka dërguar. E ka kthyer këndej. Tash, ky e ka çu në dorë. Ne e kemi bë padinë tash ta shohim a po e pranon Gjykata”, ka shtuar biznesmeni.

Në vazhdim të bisedës Inspektori i ATK-së, dëshiron që paratë të t’ia kthejë biznesmenit po ky i fundit i refuzon.

Inspektori i ATK-së: A ka mundësi paret tash (që ti kthejë)…

Biznesmeni: Jo ajo nuk ekziston!

Inspektori i ATK-së: Paret i kam në xhep. Po ti jepi tash!

Biznesmeni: Jo, jo!

Biznesmeni: Nuk vjen në rend këto sene këtu. Mos ipërmend. Ty ti kam dhënë. Unë jam ardhë me bë llaf se çka po ndodhë, faktikisht… jam paralizuar.

Biseda kishte përfunduar pa një marrëveshje. Paratë që iu morën biznesmenit, ai nuk pranon që ti kthehen. InDoks ka parë edhe dosjen qëështë dorëzuar në Gjykatëpër pretendimet e biznesmenit se ATK-ja ia ka shkelur të drejtat. Është qindra faqe dosje. Por, një hetim i nisur nga Policia tash mund ti japë përgjigje edhe ryshfetit edhe zvarritjeve qëçuan deri te ai.

E fatkeqësisht, ky nuk është as rasti i parë e as i fundit i këtij fenomeni nëATK. Ky institucion më herët ka pasur inspektorë të akuzuar, por edhe të dënuar për marrje ryshfeti.

Por as nuk është rasti i vetëm në Kosovë. Janë edhe shumë raste të tjera, disa qëmorën famë e vëmendje mediale, e disa që u varrosën pa e parë dritën kurrë. Por, statistikat janë shqetësuese.

Studimi i Insitiuti Riinvest ka treguar se ryshfeti në mesin e bizneseve kosovare tashmëështë bërë edhe zakon. Rezultatet tregojnë se mesatarisht 20% e kompanive japin ryshfete pa u kërkuar një gjë e tillë nga zyrtari publik. “Ky rezultat është shqetësues pasi që tregon se çdo e pesti biznes vendos të paguajë ryshfet ose t’i japë një dhuratë një zyrtari publik pa ju kërkuar”, thuhet në këtë raport.

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka thënë për InDoks, se kjo praktikë nuk është vetëm në Kosovë por edhe në rajon.

“ Të jemi të qartëështë praktikë rajonale, nuk vetëm në Kosovë, të themi është praktikë e tillë, po megjithatë në aspektin e precepsionin ka elemente të tjera të imazhit negative që përçohet nga Kosova dhe vendet të tjera kjo ndikon në interesimin e kompanive të huaj në Kosovë”, ka thënë Rukiqi.

Dokumentarin e plotë e gjeni KËTU!

Ai në këtë fenomen nuk e lë pa faj as biznesin, as shtetin, e as sistemin e korruptuar të drejtësisë kosovare.

“Tek pjesa e gjyqësorit duhet mekanizma më të shpejtë që i trajton këto raste dhe jep dënimin e merituar, jo dënim kaq të ulëta , mitot janë shumëfishë më të mëdha se sa dënimi që marrin”, ka shtuar Rukiqi.

Kurse Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina, ka qenë i përmendur në media si person se kishte kërkuar ryshfet rreth 800 mijë euro. Ky i fundit ka pranuar që të sqaroj se çka ndodhi në krejt këtë rast.

“ Unë fillimisht kam dëgjuar nëKuvendi,  nga deputeti Zeka dhe gazetarët më kanë kontaktuar për rastin e Sabri Novosellës që kinse kam qenë në hetime. I thash mos gabo më ma përmend emrin se do t’iu padis, unë jam kryeshefi i një Agjencie që nuk lëshon leje dhe  e menaxhojmë parkun nacional, biodervisitetin edhe prerjet, po me ndërtime merret Ministria dhe Komuna që janë dikastere të ndara, ne nuk japin as licencë as pëlqime mjedisore, jemi agjension monitorus dhe informues”.

Morina  e sheh vetën si viktimë të një rasti të montuar kundër tij.

“Viktimë më shumë se viktimë sidomos në momentin kur po ndërrohen qeveritë ose po ka zgjedhje po viktimizohen njerëzit që kemi punuar me përkushtim gjatë gjithë jetës, ka 15 vite që jam në këtë Ministri deri më tani nuk kam pas asnjë ankesë diçka më të vogël lidhur me punën time dhe implementimin e ligjit”.

Njëri nga njerëzit që ishte për një kohë shumë të gjatë ishte  në krye të Agjencisë Kundër Korrupsionit, HasanPreteni, për InDoks ka folur rreth fenomenit të ryshfetit dhe korrupsionit në përgjithësi.

“ Në luftën kundër korrupsioni nuk e shoh asnjë progres, në fushën e korrupsionit nuk ka asnjë lëvizje, nuk ka asnjë element as një shënim që dëshmon të kundërtën. Është një anarki në luftimin e korrupsionit nuk ka vullnet në institucionet qendrore,  duke gjetur e shpikur tema të tjera politike nën prapavijën e kësaj. Në Kosovë nuk ka vetëm korrupsion por edhe krim të organizuar”, ka thënë Preteni.

Ai thotë madje se ryshfeti tashmë ka avancuar në nivele të tjera, në nivele që është zor edhe të hetohen pasi që dokumentet e aferave rregullohen me kohë.

“ Ryshfet ka që në përgatitjen e një dokumentacioni, qysh në fazën e parë ja përcakton kriteret se cila do të fiton, ryshfeti është specifike në raportet e biznesit që kanë të bëjnë me Administratën Tatimore”.

Preteni i bënë me faj,organet e drejtësisë dhe ndoshta edhe bashkëpjesëmarrës në korrupsion, të gjithë ata. Këtë e lidh me një vendim shumë publik dhe shumë të kontestuar të ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj.

“ Prokurorët dhe Gjyqtarë gati që dy vite janë duke përfituar paga të majme nga një vendim jo ligjore, vendimi i kryeministrit është konflikt interesi.  Këta përfitojnë nga një vendim jo ligjor si pritet drejtë e mirë kur vetë përfitojnë nga një pozicion të tillë, është një koalicion jo parimor mes politikës dhe gjyqësorit, ju ka mundësuar me jetu mirë, prokurorët dhe gjyqtarët punojnë pak kanë paga të mëdha nuk raportojnë për asnjë rast, se sa raste i kanë trajtuar, jo sa aktakuza i kanë ngrit po sa raste i kanë fituar”, ka thënë Preteni.

Ryshfeti në Qeverinë e Kosovës kishte shkuar edhe deri te armata e zëvendësministrave. Qeveria Haradinaj njihej si qeveria që kishte gati 80 të tillë. Musa Cena, njëri nga ta. Sipas aktakuzës më 12 tetor 2018, në Prishtinë, Cena, në pozitën e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, së bashku me Nusret Shalën, shef i Drejtorisë së Bujqësisë në Rahovec, i patën kërkuar Afrim Berishës, fillimisht shumën prej 30.000 euro, shumë të cilën më pas e zbresin në 25.000 euro si ryshfet. Cena u dënua me 6 muaj burgim me kusht. Për çudi për tentim për ti dhënë ryshfet një policit të Kosovës, në vlerë vetëm prej 10eurosh, edhe një qytetar në regjionin e Pejës, është dënuar me të njëjtën masë si Cena që akuzohet se kërkoi afro 30 mijë euro.

Betim Musliu e hapi javën që shkoi edhe aktivitetin për javën kundër korrupsionit. Në intervistën për InDoks ai ishte shumë kritikë ndaj gjykatësve e prokurorëve.

Betim Musliu nga Instituti Kombëtarë i Drejtësisë,  në një intervistë për InDoks ka thënë se dënimet që po shqiptohen për veprat e korrupsionit, e sidomos ato për ryshfet, në një formë janë duke e nxitur atë.

“ Po shqiptohen dënime me kusht ku ka një ryshfet një keqpërdorim që i kap më dhjetëra e qindra euro është praktikisht po ja vlen barra qiranë, ku dënimet me kusht po kthehen në gjobë, ne kemi ngrit vazhdimisht mungesat e kërkesave të Prokurorëve për ti konfiskuar pasuritë po ashtu mungesa e vendimeve të Gjykatës për t’i konfiskuar këto pasuri. Kjo po i bie kushdo mund të korruptohen në këto nivele që të përfitoj shuma të majme qindra e miliona euro”, ka thënë Musliu

Sipas të dhënave të IKD-së, për dy vite në Kosovë janë monitoruar mbi 600 seanca gjyqësore që lidhen me vepra për marrje e dhënie ryshfeti, si dhe shtytje drejt marrjes ose dhënies së ryshfetit. Dhe në këto seanca për dy vite janë përfshirë mbi 380 persona.

Me krejt këto raste, dhe prapë korrupsioni dhe në veçanti ryshfeti si një lloj i shfaqur i tij mbetet prezent. Çka duhet të bëjë shteti i Kosovës më shumë se sa kushte për jetë luksoze të prokurorëve e gjykatësve?

“ Kemi një pallat që kushton 40 milionë euro, kemi ndërtuar Gjykata e Prokurori në të gjitha komunat, kemi ndërtuar një standard që gjyqtarët e prokurorët të jenë më të paguarit në rajon, me laptopa e vetura  për t’i kryer shërbimet në sistemin prokurorial. Përmes procesit të vettingut duhet të gjykoheshin si policit, hetuesit, agjentët në AKI, duhet me verifikuar dhe me filtruar, sepse problem nuk është ligji por njerëzit”, ka shtuar Musliu.

Dokumentarin e plotë e gjeni KËTU!

Drejtori Shërbimit Spitalor të Kosovës, Doktor BastriSejdiu. Ai po i kontrollon vet pacientët, pasi që një pjesë e kardiologëve tash e disa vite shkojnë jo rrallë herë në gjykatë pasi që disa prej tyre akuzohen edhe për ryshfet në një rast të madh, që njihet si rasti “Stenta”. Ky hetim i gjerë i Prokurorisë qëështë i ndarë në së paku tri raste, e ku të akuzuar janë disa pronarë spitalesh private, ish-Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ish-Sekretari Permanent i kësaj ministrie, Gani Shabani dhe mbi 40 mjekë, kryesisht mjekë të zemrës, kishte nxjerrë një seri masive dyshimesh për ryshfet.

Disa nga provat e Prokurorisë në këtë rast janë SMS-të, që kur u bënë publik shokonin me përmbajtje. “Nëse ke ndonjë pacientë për te maqedonasit tregomë me SMS dhe 500 euro jan tuat”. “Lëret’ja marrin lekët”, “Të hanen e kam një pacient për koronografi. Unë nuk ndalem”, janë vetëm disa nga SMS-të që ishin bërë publik e ku mjekët flsisnin haptazi për marrje të parave nga pacientët që po rrezikonin të vdisnin nga sëmundjet e zemrës.

Kujtim Kërveshi është një nga avokatët qëmbron një spital privat tëpërfshirë në këtë aferë. Ai ka bindjen se krejt rasti është i ngritur në mënyrë të dyshimtë. Dhe pa prova.

“ Kjo është hipokrizi është e pamundur që kjo provë me qëndruar pa pasur prova bindësi të cilat vërtetoj në gurthemelin e saj. Tash si pasojë e kësaj liste prokuroria pati ndërmarrë para disa vitesh një varg hetime ndaj të gjithëve që kanë qenë në listë. Prokuroria e ka selektu kush prej asaj lista duhet me shku në atë aktakuzë e kush prej asaj liste si provë e fortë gjoja se materialet nuk ka nevojë me shku në aktakuzë”, ka thënë Kërveshi.

Ai thotë se krejt historia nisi në një listë që u gjet në një spital privat e që nuk ishte asgjë më shumë se sa një plan marketingu, por që nuk ishte vënë në përdorim e madje kurrë as nuk ishte printuar.

“Prokuroria që e kanë gjetë një letër të printuar dikun. Sektori i Kardiologjisë nuk është sektor që mund të nënvlerësohet dhe të nënçmohet në aso niveli. Unë besoj që prej këtij procesi viktima janë më së shumti ata që as sot nuk jeni të bindur që me i pyet veç e veç, sot mi pyet prej mjekët pse jeni në këtë seancë, ata nuk kanë më ditë për çka i lidh që me i pru aty, shumica e atyre nuk kanë pas asnjëherë kontakt, as që kanë referu ndonjëherë pacient”, Kërveshi.

Dokumentarin e plotë e gjeni KËTU!

Edhe pse është skeptik kur flitet për statistikat e perceptimit të korrupsionit, edhe ai është i bindur që favoret, që shpesh përfshihet edhe ryshfeti në to, janë edhe pjese e një kulture të sjelljes së shoqërisë.

“ Kur duhet me gjetë dikë për mos me prit në rend për një kontroll ose mos me pritë rend me paraqitë provime ose diçka tjetër duhesh më thirrë për të ndihmuar, tash qito forma nuk janë veç forma ligjore por edhe  forma të kulturës”.

Për ish-Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, perceptimi që kanë qytetarët në fakt është e vetmja provë që kemi për korrupsionin dhe ekzistimin e tij.Ai ka edhenjë shpjegim se si krijohet ky perceptim për korrupsionin, që direkt të dërgon në faktim të korrupsionit.

“ Ka ngecje prej vitit në vit, sepse i sheh zyrtarët që nuk kanë pas asgjë dhe në anën tjetër i sheh punët publike me kualitet të dobët dhe jo tëqëndrueshëm, e sheh dike që nuk ka pas asgjë dhe tash ka punuar në institucione ka krijuar pasuri po cila është lidhja kauzave mes punës dhe pasurisë së krijuar qëështë korrupsioni” ka thënë Preteni.

Mendim të përafërt me të ka edhe Berat Rukiqi nga Oda e Ekonomike e Kosovës, që tregonqëburokracia e shtetit po i çon bizneset drejt ryshfetit.

Dokumentarin e plotë e gjeni KËTU!

“ Po kurrë në asnjë rrethanë nuk mundem më pas të dhëna precize nga ajo që e tash nuk deklarohet secili rast këto anketa që bëhen e konfirmojnë pak a shumë këto deklarime, shohim sidomos tek tenderët publik. Kompanitë e tjera që operojnë në treg ballafaqohen me inspektoratet nga nivele të ndryshme të burokracisë një pjesë e madhe e kompanive janë të detyruar që të japin prej një dhurate simbolike deri tek shuma e caktuar për me mujt siç themi me kry punë”, ka thënë Rukiqi.

Ai e ka përmendur edhe mosfunksionimin adekuat të gjykatave në vend si pengesëpër zhvillim të biznesit, pos shtyrjes drejt ryshfetit me anë të pengesave që iu bëhen atyre.

“Kemi çështjë që lidhen me funksionin e gjykatave e lidhur në masë të madhe me korrupsion, sundimi i ligjit në përgjithësi, siguria juridike, bizneseve vitet e fundit e shohim një nga vetë zhvillimet poltike një pa parashikushmëri që çon në një rrezik politik që është pengesë për bizneset, çështja e financave”, ka  shtuar Rukiqi.

E për njërin nga drejtuesit e Instituti të Kosovës për Drejtësi, Betim Musilu, sistemi i drejtësisë në Kosovë ka një lidhje të pandashme me politikën në vend. Ai shpjegon se si këto dy sisteme, që duhet të ishin të ndara, por e mbajnë njëra-tjetrën.

“ Për shkak të rekrutimit të tyre në baza komplet politike partiake dhe të lidhjeve të krimit që kanë fuqi të jashtëzakonshëm që filan fistekun me dërgu në një pozitë të caktuar. Pas luftës nuk kanë pas kurgjo po tash është problem me ja u gjet fundin e pasurive kërkojë vetëm mbrojtje kjo mund të ofrohet nga këta individ që këta vetë si politikanë i kanë nëpër pozita misioni i tyre nuk është me luftu krimin e korrupsioni më mbrojtë krimin”, ka thënë Musliu.

Dokumentarin e plotë e gjeni KËTU!