Shantazhi i Milaim Zekës – ose më jep para, ose të kërset koka prej shkrimeve

Milaim Zeka, kishte dorëzuar një projekt në PTK. Donte mbi 50 mijë euro donacion në emër të gazetarisë. Por, pas refuzimit të projektit, ai e kishte zhantazhuar drejtorin Agron Mustafa duke i thënë se nëse nuk i jep para, do të shkruante për të. Zeka, i kishte thënë Mustafës së “plotë skandale ia kishte fshehur” hatri i Kadri Veselit. Tash e tutje nuk do ta kursente më. Mustafa, nga ana tjetër i kishte thënë Zekës, se krejt çka ka për të t’i bëjë publike.  

Shantazhi i Milaim Zekës – ose më jep para, ose të kërset koka prej shkrimeve

Deputeti Milaim Zeka, ka provuar të përfitojë një shumë të konsiderueshme parash me anë të shantazhit dhe frikësimit.

Zeka, që ka pasur në pronësi portalin “Pa rrotlla” dhe ka qenë autor i një emisioni të transmetuar në Radio Televizionin Publik, ka shantazhuar drejtorin e PTK-së, Agron Mustafa se nëse nuk ia jep donacion pesë shifror “do të shkruaj që kapaku i kokës do t’i lëvizte”.

“Dije që kam shumë sene të randa për ty, që bash kapaku i kokës ka të livrit prej vendit. Tash e mas kena me fol përmes medieve, vazhdo ti me keqpërdor paranë publike qysh ty të teket, po nuk ka me të shku larg”, kishte kërcënuar Zeka, Agron Mustafën.

Një muaj arrest shtëpiak për Milaim Zekën

Shantazhin për përfitime financiare Zeka e ka kryer në dhjetor të vitit 2015. Paraprakisht, kishte dorëzuar një projekt në PTK-në të cilin donte ta mbështeste financiarisht kjo ndërmarrje publike.

Insajderi ka siguruar bisedat e Zekës më Mustafën nëpërmjet rrjetit social “Facebook”. Zeka, insiston se PTK-ja duhet t’i japë donacion atij e jo KTV-së e protalit Indeksonline.

Ai i jep vetës merita aq të mëdha për çështjen kombëtare sa që vetë Mustafa do të duhej ta sponsorizonte pa kërkuar fare ai.

Këto biseda dëshmojnë se Zeka pos që është përfshirë në mashtrime të qytetarëve dhe dëmtim të shtetit duke i ikur tatimit, ka shantazhuar zyrtarë e biznese se “kinse ka informata për ta” për të përfituar financiarisht.

Zeka që ka promovuar vetën si gazetar të ndershëm e pohon vetë se ka ndalur lajme kundër Agron Mustafës, hatri i Kadri Veselit. Por, pas refuzimit për t’i dhënë para, i thotë se do të shkruaj për të.

“Besoj që e kam merituar me ma dhanë një përgjigje për projekt që e kam dorëzua, ose po, ose jo. Plotë lajme i kam stopu hatri i tina, po nuk ke me mujt më lujtë me pare të qytetarëve të Kosovës, bash qysh të qohet ty k… Nuk ke lanë hajni pa i dhanë pare. Ti po mundohesh mi ble mediat. Dije që kam shumë sene të randa për ty, qe bash kapaku i kokës ka me të livritë prej vendit”, i kishte shkruar Zeka, Mustafës më më 15 dhjetor 2015 në ora 20 e 7 minuta.

Arrestohet Milaim Zeka

Ngjarjet që çuan në arrestimin e Milaim Zekës

Posted by Insajderi on Monday, 16 October 2017

Zeka vazhdon duke e shantazhuar Mustafën se tash e tutje do të flasin vetëm nëpërmjet medieve. E kërcënon se nuk “do t’i shkojë shumë larg”.

“Tash e mas kena me fol përmes medieve. Vazhdo ti me keqpërdor paranë publike qysh ty të teket po nuk ka me të shku larg. Ta dish që kam shumë sene të randa për ty, prej rrahjeve, kërcënimeve e deri tek maltretimi i femrave, të cilat ti i shantazhon dhe i dhunon edhe publikisht”, i shkruante Zeka, Mustafës.

Drejtori i PTK-së, në anën tjetër i kishte thënë Zekës së krejt çka ka për të t’i bëjë publike.

“Krejt çka ki Milaim, qysh s’t’kom thanë najherë mos me bo, urdhno dil në publik. Për tona që i ki. Se nuk bi pre e shantazheve dhe kërcënimeve tua të pareshtura që sa kohë”, i kishte tënë Mustafa, Zekës.

Udhëheqësi i emisionit “Pa rrotlla” i kishte thënë Mustafës së ai nuk di të shantazhojë, ani se në të njëjtën kohë e bënte një gjë të tillë.

“Unë nuk di me shantazhu, ti din. Ti që edhe Faton Shoshit edhe KTV-së i jep sponzorime, e mu jo sepse nuk ta marrë k… në gojë. Shantazh është kur dikujt ia krijon një histori falce, po jo kur e ke”, insistonte Zeka. “Ti je mësu me ble me njerëz jo me kriju partneritet me njerëz”.

“Shumë tu kanë rrit ty brinat, po kanë me tu sharrit”, kërcënonte Zeka.

Mustafa ishte përpjekur t’ia shpjegonte se kjo mënyrë e komunikimit ishte shantazh dhe kërcënim.

“Krejt këto dhe mënyrën se qysh je tu fol me mu, janë kurgjo tjetër përveç shantazhit dhe kërcënime ndaj meje”, i kishte thënë Zeka.

Mustafa i kishte thënë Zekës së prej atij momenti nuk njihet më me të.

“Nihemi prej aeroportit Milaim! Po nale këtë gjuhë me mu. Edhe ti e din që nuk bon kështu”, kishte insistuar Mustafa.

Lidhjet e sulmuesit të gazetarit Kajtazi me Milaim Zekën dhe A…

Kush është Fitim Thaqi, sulmuesi i Vehbi Kajtazit?

Posted by Insajderi on Sunday, 15 October 2017

“Dije, jo me u pas njofto ti ndryshe ishe sjellë me mu. Unë me ta pas sha ty ditë e nat familjen për hir të asaj çka kam unë me ta pas sha ty ditë e natë familjen për hir të asaj çka kam ba për këtë vend. U dashtë të parin ti mem thirr edhe më thanë çka muj me të ndihmu, jo mu po procesve gazetarisë”, ia kishte kthyer Zeka.

Deputeti, tashmë i arrestuar për krim të organizuar, i kishte treguar Mustafës se si kishte ndalur lajme për të. Por, këtë nuk do ta bënte më.

“Unë të kam stopu edhe rrahjen që e keni pas edhe shumë sene tjera, po të thash hatri i Kadrisë e kam ba, po tash as për ata bash koqja nuk më han, që sa ta kam sjell projektin”, shkruante Zeka.

Mustafa, nga ana tjetër i kërkonte Zekës që ta kryej punën e tij – të raportojë.

“Punë e ki Milaim, e bon punën tane ti”, i kishte shkruar Mustafa.

Insajderi ka kontaktuar drejtorin e PTK-së për këtë çështje, por ai nuk ka pranuar të flas.

Avokati i Zekës, Gazmed Halilaj ka thënë të mos jetë në dijeni që klienti i tij ka shantazhuar Mustafën për përfitime financiare.

“Unë nuk kam kurrfarë njohurie lidhur me këtë çështje edhe kërkesa ime si avokat është që ta kurseni të mbrojturin tim nga çdo lloj paragjykimi për shkak se për krejt këto raste është duke u marr drejtësia edhe le ta jep drejtësia fjalën e vetë, në mënyrë që opinioni mos të jetë i keq informuar për asgjë”, ka thënë Halilaj./Insajderi.com