Si u bë avokati i dështuar në Britani, gjykatësi kryesor në Kosovë

Malcolm Simmons kishte bërë një jetë të zakonshme si avokat që përpëlitej me një kompani të dështuar avokatësh që më pas u shua në vitin 2001. Por pikërisht atë vit, Simmons do t’i ndryshonte karriera dhe jeta. Do të emërohej gjykatës në Bosnje dhe Hercegovinë. E më pas edhe kryegjyqtarë në EULEX. Si ia doli deri këtu? Insajderi ju sjellë dokumentet që dëshmojnë ngjitjen e dyshimtë të Simmons në karrierën prej gjykatësi në Bosnje me ndihmën e ambasadorit britanik atje.

Si u bë avokati i dështuar në Britani, gjykatësi kryesor në Kosovë

Britaniku 52 vjeçar, Malcolm Simmons ka më shumë se një javë që është kthyer në vendlindjen e tij në Cobham një qytezë e vogël, afër Londrës. Simmons është kthyer me djalin e tij dhe bashkëshorten në Britani të Madhe pas një pune 11 vjeçare në sistemin e drejtësisë, në dy vende tepër problematike në Ballkan, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova.

Ngritja e tij në karrierë sa është një rekord në fushën e drejtësisë po aq është një misteriozitet. Mbi të gjitha puna e tij në krye të trupave gjykues më të lartë në dy vendet ka krijuar shumë zhurmë dhe ka sjellë pak rezultate.

Shumë vendime që i ka marrë Simmons në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë kanë prekur figura të rëndësishme të luftës në të dyja vendet por ata nuk kanë përfunduar të dënuar, pasi nivele të tjera të drejtësisë kanë vendosur të kundërtën. Në Bosnje ka gjykuar komandantin Hasan Čengić e në Kosovë Fatmir Limajn. Të dy këta ishin edhe minsitra në Qeveritë e vendeve të tyre, por për asnjërin nga ta, nuk ka arritur ta argumentojë dënimin me burg.

Në fakt, Simmons nuk është se njihet për ndonjë sukses  në fushën e drejtësisë, qysh prej kohës kur ai nisi studimet me synim që të bëhet avokat e që nuk arriti asnjëherë ta përfaqësojë ndonjë palë para trupit gjykues.

Por si ia arriti një avokat i zakonshëm në Britani të bëhet gjyqtar në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Bosnje dhe në Gjykatën për Korrupsion në Bosnje e Hercogovinë dhe më pas kryetar i Gjyqtarëve të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, nga i cili post dha dorëheqje të hënën?

“Simmons nuk kishte arritur të bëhej as avokat tamam”

Malcolm Simmons e kishe nisur shkollimin në fushën e drejtësisë qysh në moshën 17 vjeçare.

Insajderi ka siguruar dokumente që të tregojnë shkollimin e dyshimtë të Simmons dhe dokumentë të tjera që tregojnë sesi ka rrugëtuar drejt posteve të larta në Bosnje dhe Kosovë. Sipas dokumentit që ka Insajderi, Simmons ka kryer fillimisht dy vite shkollë në kolegjin që atë kohë ishte vetëm për djem, “Richmon upon Thames Collage” në Britani, me pikëpamje kristiane, sipas të dhënave të marra nga sajti zyrtar i kolegjit.

Në dokumentin e aplikacionit të Simmons kur ka marrë detyrën  në EULEX, thuhet se nga ato dy vite shkollë ka arritur të marrë “A level” në lëndën “Ligj dhe Politikë”, edhe pse në sajtin e kolegjit kjo lëndë nuk egziston. Ky koelgj është më shumë i fokusuar në menaxhim biznesi dhe sporte.

Insajderi do të sjellë një hulumtim të veçantë në lidhje me shkollimin e dyshimtë të Simmons që përfshihen edhe tri universitete të tjera.

Por ai asnjëherë nuk kishte arritur të bëhej avokat, që të mund të mbrojë një klient para gjykatës. Krejt çka kishte mundur të bëhej ishte këshilltar i avokatit dhe këshilltar i klientëve, por pa pasur të drejtë t’i mbrojë në Gjykatë.

Simmons në Britani ka mundur të bëhet vetëm “solicitor” një term i drejtësisë në gjuhën angleze që në shqip ka kuptimin e bashkëpunuesit të avokatit me të drejtë mbrojtje.

Sipas sistemit britanik, në Mbretërinë e Bashkuar që të bëhesh avokat duhet ndjekur disa hapa, të cilat Simmons kurrë nuk kishte mundur ti kalojë.

Kësisoj pasi kishte përfunduar një pjesë të shkollimit, ai kishte filluar punën si bashkëpunëtor i avokatëve në Gjykatën Supreme të Anglisë dhe Uellsit në vitin 1990. Të dhënat e tilla i ka shkruar vet Simmons në aplikacionin e EULEX-it.

Në vitin 1997 fillon punën si bashkëpunëtor në një pjesë të sistemit të drejtësisë duke kryer punën e personit që regjistron vdekjet brenda vendit që bë Britani njihet me titullin “Coroner”. Të punësuarit në këtë institucion kanë të drejtë më së shumti të ndalin viktimën për obduksion nëse dyshohet për vdekjen e qytetarit.

Por teksa Simmons ishte duke u përpjekur që të tejkalojë punën e bashkëpunëtorit të avokatit në Britani, në mënyrë krejtësisht misterioze, ai emërohet në një pozitë jashtëzakonisht të lartë nga Britania e Madhe.

Kësisoj Simmons që në atë kohë edhe sa kishte përfunduar punë me një kompani të avokatëve që u desht të mbyllej, u përballë me një super ofertë.

“Ngjitja e shpejtë në sistemin e drejtësisë në BH”

Insajderi ka arritur të gjejë vendimin e emërimit të Simmons në ekipin e avokatëve dhe gjyqtarëve ndërkombëtarë që do të bënin reformimin e sistemit të drejtësisë në Bosnje.

Ai shërbeu nga viti 2001 deri në vitin 2003 si pjesë e Komisionit të Pavarur Gjyqësor, në Republikën Serbe të Bosnjes së Hercegovinës,  nën mbikqyrjen e gjykatëses norvegjeze Rakel Surlien që ishte kryetare e këtij Komisioni.

Përpos një interviste dhënë për gazetën “Law Gazzete” në vitin 2004 ku flet për sfidat e tij si “reformues i sisemit të drejtësisë në Bosnje”, ai nuk mbahet në mend për ndonjë punë të madhe. Madje mediat në Bosnje e kanë akuzuar këtë komision se nuk kanë bërë punë të mirë në reformat në sistemin e drejtësisë.

Sot e asaj dite ende sistemi i drejtësisë në Bosnje dhe Hercegovinë vazhdon të funksionojë në tri sisteme, Gjykatat dhe Prokuroria në Repulikën Boshnjake, Gjykata dhe Prokuroria në Repblikën Serbe dhe një Gjykatë Shtetërore që ka fuqi mbi këto dy organe të dy Republikave.

Por kjo nuk e pengoi Simmons që të ngjitet në shkallët e suksesit në sukseset në sistemin e drejtësisë në Bosnjë.

Në vitin 2003 ai zgjidhet Anëtarë Ndërkombëtarë në Këshillin e Lartë i Gjyqësor dhe Prokurorial në Bosnjë, teksa në vitin 2004-2008 ai zgjidhet si gjyqtarë ndërkombëtarë i krimit në Gjykatën e Bosnjes dhe Hercegovinës.

Përkundër mospasjes së një përvoje të më hershme si gjyqtar në Mbretërinë e Bashkuar, Simmons-i u quajt “gjyqtar ndërkombëtar” në dokumentin e emërimit të tij të nënshkruar me 5 Maj 2006 nga asokohe Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schwarz-Schilling.

Roli i Simmons-it në disa prej rasteve me profil të lartë ka tërhequr një sërë kritikash publike. Këtu hyn edhe rasti i Hasan Çernogiq, ish zëvendës ministrin e mbrojtjes së Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili ishte shfajësuar në vitin 2005 nga të gjitha akuzat e shpërdorimit të detyrës. Simmons gjithashtu kishte kryesuar në Bosnje në rastin e Zijad Polo, i cili ishte akuzuar për evazion fiskal në shumë prej 800 milionë euro. Edhe pse një i akuzuar tjetër kishte pranuar fajësinë, procesi gjyqësor u shty për shkak të pengesave administrative.

Në vitin 2005 Simmons shërbeu si kryetar i trupit gjyqësor të përbërë nga tre gjyqtarë, që dënoi Ante Jellaviqin, ish kryesuesin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës. Jellaviq ishte shpallur i fajtor për shpërdorim detyre dhe ishte dënuar me 10 vite burg, edhepse asokohe ai ishte në liri. Vendimi ishte përmbysur pas një viti për shkak të shkeljeve të procedurave penale gjatë gjykimit të parë.

Performanca e Simmons-it mori kritika nga Medxhida Kreso, asokohe Kryetare e Gjykatës së Bosnje dhe Hercegovinës. Në Maj të 2006-tës Kreso e kundërshtoi publikisht Simmons-in që mandati i tij të mos vazhdohet, duke shprehur pakënaqësinë me punën e tij dhe duke kërkuar ruajtjen e një gjyqësori të pavarur.

Kundërshtimi i Kreso-s ndaj Simmons-it rezultoi në një konflikt me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të asaj kohe, Matthew Rycroft, momentalisht përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në Kombet e Bashkuara. Roycroft mbizotëroi në këtë ballafaqim dhe Simmons u emërua gjyqtar ndërkombëtar në muajin e njëjtë. Kjo ishte bërë top lajm në Bosnjën e asaj kohe.

Por Simmons ishte larguar nga Bosnja pa arritur ti fusë në burg këta “peshqi” të mëdhenj teksa çuditërisht karriera e tij vazhdoi të lulëzonte.

“Në Kosovë – nën hetime”

Në vitin 2008 kur BE-ja solli në Kosovë, misionin e saj për ligj dhe drejtësi EULEX, Simmons ishte deleguar në EULEX-it prej Zyrës së Jashtme dhe Commonwealth-it (FCO) të Mbretërisë së Bashkuar.

Në vitin 2014, Simmons ishte emëruar Kryetar i Gjyqtarëve në EULEX. Por ai u emërua edhe  gjyqtar kryesues i Gjykatës Supreme të Kosovës gjatë rastit të vitit 2015 për krime lufte, dhe nxori vendime për rastet penale në vitet 2013 dhe 2014 të cilat përfshinin kontrabandimin e paligjshëm të emigrantëve brenda dhe jashtë Kosovës.

Njashtu sikurse në Bosnjë që vendimet për shumë raste të rëndësishme ia hodhi poshtë Apeli, Simmons duket se e ka situatën e njejtë edhe  në Kosovë. Ai ishte i përfshirë në rastin kundër Enver Sekiraqes një biznesmen i frikshëm i dënuar për vrasje, e që u lirua pak kohë para se Simmons të jepte dorëheqje. Megjithatë Sekiraqa u kthye në burg, e akuzat e Simmons se EULEX-i ka mision politik ndaj disa figurave, duket se do ti hy në punë Fatmir Limajt.

Limaj që tash është zëvëndëskryeminsitër i vendit, akuzohet për shëprdorim të detyrës zyrtare dhe krim të organizuar për kohën sa ishte ministër i Infrastrukturës. Tash Limaj kërkon që procesi ndaj tij të kthehet në fillim duke e përdorur deklaratën e Simmons për “Le Monde” që thoshte se “njerëz të profileve të larta në EULEX i kanë kërkuar që ta likudoi politikisht Limajn”.

Limajn, Simmons e kishte dënuar për një rast tjetër por Limaj ishte shpallur i pafajshëm.

Kësisoj rasti më i shquar është pozita e tij si gjyqtar kryesues në rastin e vitit 2013 që rezultoi me shfajësimin e Fatmir Limajt, të njohur si Komandant Çeliku, dhe nëntë ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rasti, i ashtu quajtur “Kleçka” konsiderohet nga Qendra për Drejtësi Humanitare (Humanitarian Law Center) të jetë një nga proceset gjyqësore të krimeve të luftës nga më të rëndësishmet në Kosovën e pas luftës.

Por teksa vendimi për rastin tjetër të Limajt pritet të merret me 24 nëntor, Simmons nuk është se  ka kryer me Kosovën dhe sistemin e drejtësisë. Ai mund të përballet me akuzë nga EULEX pasi kanë treguar se ndaj tij kanë qenë duke u zhvilluar hetime.

Në cilindo version, Simmons tashmë është e sigurt se ka më shumë përvojë për ta mbrojtur vetën edhe pse për ta bërë këtë zyrtarisht në gjykatë, i duhet të certifikohet si avokat./Insajderi.com