Skandaloze | Dyshime për manipulime në Odën e Avokatëve në Prishtinë (Video)

Kuvend pa numër të mjaftueshëm të anëtarëve. Listë e manipuluar e delegatëve. Konflikt interesi. Dhe, shumë shkelje të tjera janë evidentuar në një dokument të brendshëm të Odës së Avokatëve mbi kuvendin e degës së saj në Prishtinë. Insajderi ka siguruar edhe videon si dhe dokumente shtesë të kësaj mbledhje që shpërfaqin manipulimet

Skandaloze | Dyshime për manipulime në Odën e Avokatëve në Prishtinë (Video)

Në fillim të dhjetorit të vitit 2019 Oda e Avokatëve, dega në Prishtinë mbajti një kuvend zgjedhor të përcaktuar sipas rregullave të kësaj organizate. Jo pak anëtarë të saj, avokat në regjionin e Prishtinës edhe e kishin lëshuar këtë kuvend të pakënaqur nga mbarëvajtja e tij.

Insajderi ka siguruar video-incizime nga ky kuvendi që ngrenë dyshime për manipulime serioze në garën që u mbajt atyre e ku u zgjodhën delegatët që do ta përfaqësojnë këtë degë avokatie në kuvendin qëndro të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Këto incizime të siguruara nga Insajderi, e që janë analizuar fillimisht nga anëtarë të Odës së Avokatëve nxjerrin në pah fillimisht faktin që krejt kuvendi mund të jetë i jashtëligjshëm, pasi që dyshohet se mungonte edhe kuorumi – numri i domosdoshëm i delegatëve që mbledhja të konsiderohej e ligjshme.

Një dokument i brendshëm që ka siguruar Insajderi për më shumë potencon se gjatë kuvendit në fjalë për delegatë të degës së Prishtinës u zgjodhën edhe avokatët Albina Shala- Budakova, Atdhe Dika dhe Bekim Kafegjollin. Por, në listën prej 41 personash që është dërguar nga kjo degë, asnjëri prej tyre nuk është listuar aty.

Ky dokument i brendshëm që është hartuar pas analizimit të incizimeve që i ka siguruar edhe Insajderi gjen qenë mbledhje nuk përmendën fare, as në liste e as në propozime, avokatët Agron Curri e Gazmend Halilaj, por këta avokatë janë në procesverbalin dhe në listën që ka dërguar dega Regjionale e Prishtinës si delegatë të zgjedhur.

Dokumenti në fjalë gritë dyshime edhe për konflikt interesi pasi që disa avokatë kanë qenë edhe në listën e propozuar  e edhe në Kryesinë Zgjedhore të Kuvendit, siç janë Fisnik Salihu, Naim Spahiu dhe të njëjtit janë zgjedhur delegatë. Edhe Albana Kelmendi që ishte Kryesuese e Kryesisë së Punës është zgjedhur delegate.

Video-incizimi zbulon po ashtu se për listën e propozuar të delegatëve dhe propozimin e avokatit Behar Ejupi 23 avokatë kanë votuar kundër kësaj liste, 9 kanë abstenuar dhe 208 janë deklaruar pro. Në total del që kanë marrë pjesë në votim 240 avokatë, e që del të mos jetë i mjaftueshëm që kuvendi të konsiderohet i rregullt.

Në këtë pikë, dokumenti i procesverbalit që e ka Insajderi e lë ta papërfunduar fjalinë ku duhej të përmendej numri i pjesëmarrësve në mbledhje. Procesverbali që është shkruar rreth mbledhjes, ankesat dhe lëshimet e sallës nga disa avokatë, si dhe video-incizimet japin numra të ndryshëm të pjesëmarrësve në mbledhje.

Për më shumë mund të shikoni videon në vazhdim.

 

Prokuroria Speciale e Kosovës muaj më parë kishte nisur hetime ndaj Asdren Mekajt – djalit të gjyqtares Nushe Mekaj dhe nipit të Salih Mekajt, ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit,- pas raportimit të InDoks për fitimin e paligjshëm të licencës së avokatit nga ai.

Insajderi pati publikuar pjesë nga kallëzimi penal i Policisë së Kosovës ndaj Asdren Mekajt. Aty thuhet se prokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Merita Bina-Rugova, ka autorizuar Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, për ushtrim të kallëzimit penal ndaj Mekajt.

Siç kishte raportuar emisioni InDoks, në dokumentarin “Republika e Fajdeve”, Asdren Mekaj, derisa ishte në proces gjyqësor si i akuzuar, kishte arritur edhe të bëhej avokat./Insajderi.com