Vjosa Osmani dhe pesë asistentë të Juridikut diskriminohen në konkursin për avnacimin në detyrë

Vjosa Osmani dhe një grup prej 5 asistentëve të Fakultetit Juridik, pretendojnë se janë diskriminuar në konkursin për avanësim në këtë fakultet. Ata kanë hedhur akuza ndaj rektoratit se ka shpallur konkursin vetëm për gjashtë persona ndonëse nuk i plotësojnë kriteret. Ata thonë se kërkesa e Fakultetit Juridik ka qenë që të hapet konkursi për 13 asistentë.  

Vjosa Osmani dhe pesë asistentë të Juridikut diskriminohen në konkursin për avnacimin në detyrë

Një grup asistentësh të rregullt në Fakultetin Juridik, në mesin e të cilëve është edhe Vjosa Osmani, e nominuara për kryeministre të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pretendojnë se janë diskriminuar në konkursin e shpallur për pozitat emërim, riemërim dhe avancimin e personelit akademik të Universitetit të Prishtinës.

Në këtë grup që përbëhet prej Vjosa Osmani, Donika Qerimi, Artor Nuhiu, Fitore Morina, Emine Avdyli edhe Muhamet Vokrri, kanë dërguar ankesë në këtë fakulteti pasi që pretendojnë se konkursi është përgatitur vetëm për gjashtë persona që sipas tyre nuk e meritojnë këto pozita për shkak se nuk i plotësojnë kriteret, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas ankesës së këtij grupi, ky konkurs është shpallur për njerëz të afërt të rektorit, dhe në mesin e tyre është edhe këshilltari i rektorit të Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj, Flamur Hyseni.

Përveç Hysenit sipas këtij grupi janë edhe Florent Muqaj, Dren Doli, Flutura Tahiraj, Qerkin Berishës dhe Islam Pepeaj.

“Rektorati ka shpallë pozita fiks për ata të cilët nuk ka pas fond të mjaftueshëm të orëve edhe që nuk e ka plotësu asnjë kriter,  as nuk u ka skaduar kontrata”, thuhet në pretendimet e këtij grupi.

Sipas ankesës së grupit të asistentëve të Fakultetit Juridik, me këtë konkurs i është dhënë prioritet këshilltarit të rektorit Flamur Hyseni, ndonëse sipas tyre nuk ka pasur  fond të mjaftueshëm të orëve.

Sipas tyre janë shpallë të hapura pozitat që nuk kanë nevoje ndërkohë që nuk ja kanë shpallë, për Arton Nuhiun e Fitore Morinës, që ju kanë dal profesorët në pension dhe se orët e tyre janë të të lira.

“Nuk janë shpallë pozitat e Emine Avdylit që profesori ka dalur në pension, në këtë rast presidenti, Fatmir Sejdiu. Është edhe Donika Qerimi që i ka skadu kontrata, dhe Vjosa Osmanit që ka doktoruar qe tre katër vjet, Muhamet Vokrrit që i është skaduar kontrata. Ndërkohë që janë shpallë pozitat që skano pasur nevojë”, ka thënën njëra nga asistentet e këtij grupi për Insajderin.

Sic pretendon ky grup, kërkesa ka qenë që 13 doktorë shkence të avanësohen, mirëpo fakultetit nuk ka pranuar që të bëhet avancimi i gjithë këtyre asistentëve, me arsyetimin se nuk ka buxhet të mjaftueshëm.

“Jemi 13 persona në kuadër të fakultetit të cilët kanë doktoruar edhe tash po kërkojnë me u avanësu, por tash çka ka ndodh kur kanë shkuar në senat kanë thënë që s’ka buxhet kanë thënë që kanë buxhet për pesë apo gjashtë që është e çuditshme. Edhe tash janë shpallë vetëm për ata gjashtë dhe ne e kemi komplet të pa qartë qysh është shpallë veç për ata gjashtë edhe ne po kërkojmë me u sqaru”, tha njëra nga asistentet e këtij grupi.

Tutje, ajo ka sqaruar se ky grup ka vetëm dy kërkesa: ose të plotësohet konkursi ose të anulohet.

“Kemi kërkua sqarim nuk kanë ofruar kurrfarë, tash na në të njëjtën kohë jemi duke e sfiduar këtë dhe ne kemi vetëm dy kërkesa ose me u plotësu ose me u anulu nëse nuk plotësohet le të anulohet për shkak se është komplet diskriminues dhe është komplet objektiv”, tha ajo.

Insajderi ka dërguar pyetje te këshilltari i rektorit të Universitetit të Prishtinës, Flamur Hyseni lidhur me pretendimet e këtij grupi të asistentëve, mirëpo ende nuk ka marrë përgjigje.

Përgjigje për Insajderin nuk ka kthyer as rektorati./Insajderi.com