Një zyrtar policor i Njësisë së trafikut në “Autostradën “Ibrahim Rugova” nuk është përfshirë në aktakuzën së bashku me 20 kolegë të tij. Videot dhe audioincizimet për të nuk janë përfshirë në dosje. Insajderi ka siguruar transkripte të këtyre video dhe audioincizimeve të cilat dëshmojnë se edhe ky zyrtar policor merrte ryshfet si të tjerët. Inspektorati nuk ka folur ende për këtë çështje.
Ekrem Xhekaj, është njëri nga policët e autostradës “Ibrahim Rugova” që nuk është arrestuar, suspenduar e akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.
Atë e ka “pastruar” Inspektorati Policor.
Insajderi ka siguruar transkriptet e bisedave të nxjerra nga videoincizimet e montuara në veturën e njësisë së autostradës, të cilat dëshmojnë përfshirjen e këtij zyrtari në afera korrupsioni. Në shumë raste ai ishte në detyrë dhe i përfshirë në marrje ryshfeti së bashku me kolegun Azem Goxhufi.
Por, Goxhufi është arrestuar, suspenduar dhe akuzuar derisa Xhekaj vazhdon punën në të njëjtën njësi.
Në nëntor të vitit të kaluar Inspektorati kishte ndërmarrë një aksion të arrestimit të mbi 50 policëve të cilët dyshohet se merrnin ryshfet nga qytetarët në trafik.
Ekrem Xhakaj është pjesë e njësisë së bashku me të akuzuarit Muhamet Buzhala, Alush Elshani, Shemsi Demolli, Safet Veliu, Naser Rama, Afrim Rafuna, Ivica Djokiç, Ismail Azemi, Blerim Zylfaj, Bekim Zogaj, Qerim Beqiri, Azem Goxhufi, Ardian Rrecaj, Sasha Nedeljkovic, Shaban Gërguri, Shemsi Zejnullahu, Aziz Krasniqi, Lulzim Gashi, Shefki Zeka dhe Nuhi Zogaj.
Ndërkohë, në procesin tashmë të nisur gjyqësor, Muhamet Buzhala dhe Alush Elshani e kanë pranuar fajësinë për marrje ryshfeti e shpërdorim detyre.
IPK-ja kishte montuar kamera në veturat e njësive të trafikut. Aksioni më i madh i hetimit ishte zbatuar me anë të kamerave nga 21 shtatori deri 12 dhjetor 2016
Aktakuzat e ndara të Prokurorisë pretendojnë se këta zyrtarë policorë kanë përfituar direkt para në dorë në këmbim të mosshqiptimit të gjobave ndaj kundërvajtësve në trafik.
Prokuroria thotë se vetëm brenda një ndërrimi prej tetë orësh në Autostradën “Ibrahim Rugova” kanë përfituar 360 euro ryshfet. Në asnjë rast ryshfeti ditur nuk mbetej nën 100 euro.
Mes pikave të aktakuzës është edhe ajo për Azem Goxhufin. Ai akuzohet se më 8 dhjetor 2016, së bashku me Sasha Nedejlkoviq dhe Safet Veliu kishin marrë 165 euro ryshfet.
Paratë pas përfundimit të orarit të punës ndaheshin në mënyrë të barabartë.
Pretendime serioze se edhe Ekrem Xhekaj është i përfshirë në afera korrupsioni dëshmojnë transkriptet e nxjerra në fillim të hetimit, të cilët nuk janë pjesë e dosjes së Prokurorisë.
Azem Goxhuli: (Bisedë që nuk kuptohet) se ka me ba pagesën… vallahin po … (00-59-00) e ndez dritën brenda veturës dhe i fut duart mes këmbëve tek ulëses nën timonin e veturës dhe i numëron kartëmonedhat (nga numërimi vërehet se janë pesë kartëmonedha por nuk dihet sa është vlera).
Ekremi Xhekaj: … …se gjithë qyky vend nuk dhez diçka…
“Kjo video dhe audio inkriminuese përfundon në ora 00:59:25”, thuhet në dokument.
Dokumenti më tej sqaron situata tjera. Numrat 03- Në video dhe audio incizime me KALE058I_20161211002518, të datës 11.12.2016 në ora 02:37:30 pasqyrohet ky veprimi inkriminues i zyrtarëve policor Azem Goxhufi #0237 dhe Ekrem Xhekaj #4519
Azem Goxhufi: Me dokumente hynë në veturë në ulësen e pasagjerit dhe shikon dokumentet dhe i thotë kolegut qysh e ka emrin e babës.
Ekrem Xhekaj: Nga jashtë veture dëgjohet duke thirrë qytetarin o Visar paja paja. A ki seter? Bisedon diçka me qytetarin (nuk kuptohet biseda)… dhe hynë në veturë, ulet në ulësen e vozitësit.
NN qytetari: Urdhëro shef.
Azem Goxhufi: Visar qysh je? Pata dëshirë me ditë qysh o emir i babës dhe adresën ku jeton?
NN qytetari: I përgjigjet emri i babës Shaban, Rruga “Lek Dukagjini” Pejë. E pyet zyrtarin policor Azem Goxhufi #0237 për arsyeje.
Azem Goxhufi: Për arsyeje se ke shpejt… ( nuk kuptohet sa) dhe i tregon Llaserin qytetarit.
NN qytetari: Jo bre nuk kesh qikaq.
Azem Goxhufi: I sqaron se matja është bërë që një minutë.
NN Qytetari: Në zonë 70… (nuk kuptohet)… nja katra a pesë, jo valla dy e gjysmë nuk o në rregull… (nuk kuptohet)… hajde zbute zemrën…
Ekrem Xhekaj: …(Biseda nuk kuptohet)… hajde fol…
NN Qytetari :… (Nuk kuptohet)… i futë duart brenda dritares së pasagjerit tek nxemja duke i thënë Azemit se edhe nxehtë e pasknit…. Një incizim tjetër dëshmon përfshirjen e Azem Goxhufit dhe Ekrem Xhekajt.
Azem Goxhufi: O gjithmonë (nuk shihet) me dëshirë kam pas me shkua në shpi në Podujevë se me nejt këtu.
Ekrem Xhekaj: Qa po punon aty.
NNQ: Në kafe bre (nuk kuptohet) Shkëlqimi në Devoll.
Ekrem Xhekaj: Ty te kom (nuk kuptohet) edhe ma herët një herë.
NNQ: Ani faleminderit prej juve … qysh ti prej Podujeve me ardhur e mem dënua këtu more?
Ekrem Xhekaj: Sa po ja bajmë?
NN qytetari: M’i jep qata dokumente të shkoj drejt në kerr unë.
Azem Goxhufi: Vazhdo ti (nuk kuptohet)… s’ki ça i banë … (nuk kuptohet).
Në transkrip shënohet se kjo vide dhe audio inkriminuese përfundon në ora 02:39:55
Transkripti vazhdon me një rast tjetër. Aty thuhet se në video dhe audio incizimin me KALE0581_20161211050930, të datës 11.12.2016 në ora 05:28:10 propozohet ky veprim inkriminues i zyrtarëve policor Azem Goxhufi # 0237 dhe Ekrem Xhekaj #4519
Azem Goxhufi: ( Nga jashtë veturës i thotë Ekremit) Graniti.
Ekrem Xhekaj: Cili Granit?
Azem Goxhuli: Granit Pula.
Ekrem Xhekaj: Jo, jo. Bisedon diçka me Azemin (nuk kuptohet)..
Azem Goxhufi: (duke ia kthyer dritën e baterisë ndriçuese i thotë qytetarit) Dil dil .. qashtu hëëë… kah kështu? A po e njeh Granit Pulën?
NNQ: Jo bre nuk kesh qikaq.
Azem Goxhuli: I sqaron matja është bërë qe një minutë?
NNQ: Bisedon me Azemin (nuk dëgjohet)…
Ekrem Xhekaj: A i ki pulat me veti?
NNQ: ( Nuk kuptohet)
Azem Goxhufi: O Vallahin ka një picë e kena hangar qe um myti barku .. (nuk kuptohet)
NNQ: Ku e hangarët atë picë?
Azem Goxhufi: Qaty në … ( nuk kuptohet).
NNQ: (Nuk kuptohet)
Ekrem Xhekaj: (Nuk kuptohet)
Azem Goxhufi: (Nuk kuptohet)
NNQ: (Nuk kuptohet)
Inspektorati Policor i Kosovës ende nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e Insajderit për fshehjen e provave për Ekrem Xhekajn. Insajderi ka provuar të flas me Xhekajn, por ai nuk u është përgjigjur telefonatave. /Insajderi.com