Sot në ora 20: 00, Insajderi publikon një hulumtim të gjatë për një rrjet të madh trafikantësh ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës. Hulumtimi zbulon se si kishte vepruar ky grup në Kosovë, Shqipëri, Turqi dhe vende tjera të botës.
Hulumtimi zbulon se si rrjete drogës kanë kapur Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, duke ua marrë identitetet kosovarëve për tua shitur trafikantëve të drogës. Në këtë hulumtim sjellim dokumente dhe rrëfime të familjarëve të kosovarëve që u është vjedhur identiteti.
Po, ashtu për herë të parë do të mësoni se si këta trafikantë pajisen me shtetësi kosovare me fotografi dhe shenja të gishtërinjve të tyre, ndonëse ata kanë qenë në kërkim ndërkombëtar.
Kush janë trafikantët e drogës, vrasësit me pagesë dhe të dënuarit në Turqi që janë bërë shtetas kosovarë dhe kanë jetuar në Prishtinë pa asnjë problem. Kush janë kosovarët që u është vjedhur identiteti? Cilët zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë përgjegjësi për këtë skandal me përmasa ndërkombëtare. Pse sistemi i AFISIT dhe prodhimit të dokumenteve për të cilin Kosova ka paguar 21 milionë euro nuk po arrin ta ndalojë këtë krim.
Hulumtimi është realizuar nga gazetari, Vehbi Kajtazi.