Ilir Tolaj thotë se Coronavirusi ka pësuar mbi 1600 mutacione deri tani – prapë më pak se viruset tjera

Ilir Tolaj thotë se Coronavirusi ka pësuar mbi 1600 mutacione deri tani – prapë më pak se viruset tjera

Në Mbretërinë e Bashkuar u raportua për një variant të ri të Coronavirusi-t, duke shkaktuar shqetësim në masën e gjerë.

I ftuar në “Info Magazine”, infektologu Ilir Tolaj, se nuk ka vend për shqetësim meqenëse deri më tani virusi ka pësuar mutacionet nga më të shumtat në numër tani, njofton Insajderi.

Siç thotë Tolaj, sipas studimeve të shumta është kuptuar që virusi ka pësuar më shumë se 1600 mutacione të cilat kanë arritur qëndrueshmëri vetëm në regjione të caktuara gjeografike.

“Ajo që është shumë e rëndësishme ta dijë opinioni, në mënyrë që të mos shqetësohet tej mase, është që virusi ka përjetuar mutacione nga më të shumtat në numër, që nga fillimi i pandemisë e deri tash. Sipas disa studimeve, llogaritet që janë mbi 1600 mutacione që i ka përjetuar deri tash, por që vetëm disa prej këtyre formave mutante, kanë arritur që të jenë të qëndrueshme dhe të mbizotërojnë në regjionet e caktuara ose në hapësirat e caktuara gjeografike”.

Jo shumë kohë më parë, kemi pasur vetëm shtatë forma të caktuara sipas infektologut.

“Deri vonë, i kemi pasë rreth shtatë forma të caktuara, të cilat kanë qenë të përhapura në vende të ndryshme të botës”.

Tolaj thekson se Sars-Cov-2 pëson 10 deri në 100 herë më pak mutacione se sa virusi i gripit ose HIV.

“Në Europë, është llogaritur që janë dy prej këtyre formave dhe tani e kemi edhe një variant tjetër. Kur flitet për mutacionet e Sars-Cov-2, duhet ta kuptojmë që mutacionet që i përjeton ky virus janë 10 deri në 100 herë më pak se mutacionet që i përjeton virusi i gripit, ose virusi i HIV-it”.

Sa i përket shpejtësisë së përcjelljes së virusit, Tolaj thotë se ende nuk dihet se çfarë ndikimi do të kenë ato rezultate që po shihen në laboratorë në jetën reale. /Insajderi.com