NEW YORK NIS TË MARRË FRYMË

Ndër vendet më të prekura nga COVID-19, New York nis rihapjen

Ndër vendet më të prekura nga COVID-19, New York nis rihapjen

Muaj pas restriksioneve të mëdha në jetën komerciale dhe personale, New York City, ndër qytetet e konsideruara si vatër epidemologjike e COVID-19 në botë, pop nis t’i kthehet normalitetit.

NYC pritet t’i lehtësojë masat e ndërmarra muaj më parë, ndërsa pritet që nga kjo e hënë, plot 400,000 punëtorë të kthehen në vendet e tyre të punës, raporton BBC, transmeton Insajderi.

New York City, është regjioni i fundit i shtetit të Neë Yorkut që, që po hyn në fazën e parë e procesit të rihapjes, pasi që tashmë po konsiderohet se janë përmbushur parametrat e përcaktuara nga shteti për të lehtësuar masat.

Në mesin e parametrave që do duhej përmbushur, ishin rënie e numrit të të hospitalizuarve dhe vdekjeve, të paktën 30-të përqind e shtrateve të kujdesit intenziv të lira dhe staf i mjaftueshëm për t’i identifikuar rastet e reja me COVID-19.

Nën rregullat e reja, pritet që të rinisin edhe punimet në ndërtimtari, e edhe aktivitetet që kanë të bëjnë me shërbime jo-esenciale, të cilat deri më tani ishin të pezulluara.

Gjatë fazës së dytë, pritet që edhe bizneset e tjera përfshirë sallonet e ondulimit të rihapen, me kushtin që të respektojnë distancën sociale. Në anën tjetër, pjesa më e madhe e shtetit të New Yorkut është hapur, ndërsa NYC sipas kryebashkiakut Bill de Blasio, nuk pritet të hapet plotësisht deri në muajin korrik.