Rrjeti i njohur i supermarketeve, INTEREX, i cili është gjobitur disa herë për shpërndarje të fletushkave nëpër vendbanime në Prishtinë, ka vazhduar të veprojë njëjtë edhe pas gjobitjes, shkruan Insajderi.com
INTEREX po vazhdon të mos e respektojë vendimin e Komunës së Prishtinës për ndalimin e shpërndarjes së fletushkave dhe broshurave për marketing nëpër hyrjet e banesave dhe shtëpive në Prishtinë.
270 euro është dënuar së fundmi nga Komuna e Prishtiës gjegjesisht Drejtoria e Inspekcionit. Adonis Tahiri, drejtor i kësaj drejtorie, ka njoftuar përmes Facebook se fletushkat ishin të vendosura nëpër dyer të shtëpive./Insajderi.com/
INTEREX ishte dënuar edhe herave të tjera për po të njejtën arsye.
U gjobit rreth 2 mijë euro javën e kaluar, interex vazhdon të veprojë kundërligjshëm