Ja çfarë mund të ndodhë nëse flini të zemëruar

Ja çfarë mund të ndodhë nëse flini të zemëruar

Të fjeturit përderisa jeni të zemëruar është një nga gjërat më të dëmshme që mund të bëni. Kur jemi zgjuar, kemi mundësinë të përpunojmë emocione negative dhe t’i harrojmë. Por ndërsa shtrihemi për të fjetur, ndjenjat e shqetësuara mund të rriten dhe madje një shqetësim i vogël mund të shndërrohet në një dramë shekspiriane.

Më poshtë mund të lexoni se si zemërimi ndikon në gjumin tonë, njofton Insajderi.

Zemërimi të prish gjumin.

Stresi dhe ndjenjat e rënda ju bën fizikisht vigjilent. Në këto rrethana, rënia në gjumë dhe qëndrimi në gjumë bëhen shumë më të vështira.

Për më tepër, është provuar gjithashtu se gjumi i keq mund të nxisë më shumë zemërim. Ka të ngjarë të zgjoheni të rraskapitur në vend që të pushoni. Në këtë rast, zemërimi çon në gjumë të keq dhe gjumi i keq çon në më shumë zemërim, duke formuar një cikël të mallkuar në të cilin askush nuk dëshiron ta gjejë veten.

Zemërimi është i rrezikshëm për shëndetin tuaj.

Shkencëtarët tashmë kanë përcaktuar se cilësia e gjumit ndikon në shëndetin e përgjithshëm. Normalisht, gjumi vepron si “terapi brenda natës”, duke stabilizuar emocionet tona në mënyrë që të mund t’i përballojmë më mirë ndjenjat tona të nesërmen. Por zemërimi dhe stresi intensiv mund ta rrezikojnë këtë proces. Emocionet negative çlirojnë hormonet e stresit, duke ju bërë më nervoz dhe shumë simptoma shqetësuese mund të vijnë së bashku me këtë.

Në planin afatgjatë, kjo mund të çojë në pagjumësi, gjumë të keq dhe makthe – ose, në rastet më të këqija, probleme të shëndetit mendor, si depresioni.

Është më e vështirë të harrosh ndjenjat e këqija pasi fle.

Studiuesit pretendojnë se ne jemi më pak në gjendje të shtypim një përvojë negative pasi të flemë sesa para saj. Gjumi zmadhon çdo emocion, mendim dhe problem. Kur flemë, truri ynë përpunon informacione të reja dhe i ruan ato në kujtesën tonë të shkurtër dhe afatgjatë. Gjatë gjumit, zemërimi hyn në kujtesën tonë afatgjatë dhe mund të ketë një efekt afatgjatë.

Një përvojë e keqe zvogëlohet shumë nëse qëndrojmë zgjuar pas saj, ndërsa gjumi “mbron” reagimin negativ emocional. Kur ndjenjat e këqija ngurtësohen në kujtesën tuaj, do të jetë shumë më e vështirë t’i shtypni ato në të ardhmen. /Insajderi.com

E rekomanduar: Pse qajmë kur jemi të zemëruar?

Burimi: Bright Side