
Edhe pse ka arritur moshën 88-vjeçare, artistja japoneze, Yayoi Kusama, nuk planifikon të ndahet nga arti pasi ai ende merret me pikturë dhe nuk e ka ndërmend të ndalet.
Kusama është shprehur se ajo shpreson që arti i saj do të japë kontribut pozitiv në botë.
“Gëzimi im më i madh është kur të pranishmit fillojnë të ndiejnë diçka nga filozofia e veprave të mia. Dëshiroj që ata ta përjetojnë kontributin tim për njerëzimin dhe përpjekjet e mia për ta shprehur atë përmes artit”, ka thënë Kusama, përcjell albinfo.ch.
Biletat për ekspozitën e parë të muzeumit të ri të artistes japoneze kushtojnë 9 dollarë për të rriturit, dhe 5 dollarë për personat nën 18 vjeç.