Ka vdekur Sadije Agolli – Gruaja e shkrimtarit Dritëro Agolli

Ka vdekur Sadije Agolli – Gruaja e shkrimtarit Dritëro Agolli

Ndahet nga jeta bashkëshortja e të ndjerit Dritëro Agolli, Sadije Agolli. E veja e shkrimtarit të madh shqiptar u nda sot nga jeta në moshën 76-vjeçare.

”Kur vdiq Dritëroi dhe më bënë këtë propozim që do të bënin këtë dhe të Ismailit poshtë nuk doja se isha kaq e lidhur me kujtimet dhe me gjërat. Thosha që po të iki në një vend tjetër nuk do të mësohem dot dhe do të vdes e mjerë. Kurse kjo shtëpi më jep jetë, më jep frymë. Kalova vetveten ç’është e vërteta. Këtu është e pasqyruar e gjithë jeta e Dritëroit, këtu ka shkruar, këtu ka punuar, këtu ka kaluar çdo gjë, prandaj them se do të bëhet një muze i bukur. Të gjithë gjërat e Dritëroit, duke rishikuar dhe librat e tij, them ai sikur nuk ka kaluar një jetë por sikur ka bërë dy jetë. Duke bërë rikonstruksionin e të gjithë pallatit, ky bëhet pallati i artistëve”,-ka thënë më herët Sadije Agolli.

Dritëro Agolli u nda nga jeta dy vjet më parë./ Insajderi.com