Sipas faqes britanike “Nicer Odds” favorit kryesor për Nobelin 2016 është shkrimtari japonez Haruki Murakami, i cili prej vitesh është cilësuar si një ndër kandidatët kryesorë.
Kur ka mbetur më pak se një muaj nga ndarja e çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 2016, bastexhinjtë prej kohësh kanë përzgjedhur kandidatët kryesorë.
Në mesin e kandidatëve të preferuar për Nobel është edhe këtë vit shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare.
Ndërsa sipas faqes britanike “Nicer Odds” favorit kryesor për Nobelin 2016 është shkrimtari japonez Haruki Murakami, i cili prej vitesh është cilësuar si një ndër kandidatët kryesorë.
Pas tij vjen Adonis, poeti sirian që jeton prej vitesh në Paris, i cili është renditur i nënti. Sipas faqes britanike, ai mund të kryesojë mbi Murakamin nëse juria do të vendosë të ndajë çmimin duke u bazuar tek politika.
Në vend të 11-të renditen shkrimtarët amerikanë Joyce Carol Oates dhe Kenyan Ngugi Wa Thiong’o, i 13-ti është kandidati i përjetshëm Philip Roth.
Ndërkohë, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare renditet në vendin e 15 dhe në vend të 18 norvegjezi Jon Fosse.
Nuk mungojnë në listën e kandidatëve edhe izraeliani Mos Oz dhe austriaku Peter Handke. Në javët e ardhshme do të mblidhen anëtarët e Akademisë së Suedisë për të vendosur se për kë do të shkojë çmimi i madh Nobel që do të shpallet në muajin tetor dhe do të dorëzohet në dhjetor. /kultplus.com