Kalasë së Prizrenit do t’i shtohet një muze

Kalasë së Prizrenit do t’i shtohet një muze

Instituti Arkeologjik i Kosoves ka përfunduar Ekspozitën Arkeologjike në Kalanë e Prizrenit, trasnmeto Gazeta Metro.

Drejtuesi i projektit të Kalasë së Prizrenit Dr. Shafi Gashi në një promoncim për Gazetën Metro tregon se u bën mbi 10 vite që janë duke u zhvilluar gërmime arkeologjike dhe konzervuese në kala, dhe përfundimisht po hapet edhe ekspozita në të cilën ekspozohet thesari më i mirë i trashëgimisë kulturor të Republikës së Kosovës.

“Duke filluar nga parahistoria e deri tek luftrat ballkanike, Kalaja e Prizrenit është shndërruar në top atrakcionet e turizmit kulturor ku gjatë verës presin mbi 1 mijë vizitorë në ditë dhe është monumenti më i viztuar në vend”, tha Gashi për Gazetën Metro.

Ekspozita e përhershme pritet të jetë e hapur për vizitorë këtë të enjte me 1 gusht në ora 19:00.

Kujtojmë që Kalaja e Prizrenit është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren, Kosovë, që konsiderohet të jetë simboli i qytetit dhe një element me rëndësi në identitetin kulturor të Kosovës.

E ndërtuar në një kodër të lartë, në një ambient piktoresk dhe në një pozitë jashtëzakonisht strategjike, Kalaja ngrihet mbi qytet sikurse edhe mbi luginën e thellë të Lumëbardhit dhe rrafshin e Dukagjinit.

Kalaja i ka fillet e saj në periudhën e parë të qytetërimit të këtij rajoni, në parahistori, me një zhvillim të vazhdueshëm në periudhën Bizantine dhe Osmane. Është përdorur ekskluzivisht si kala deri më 1912.