Kallëzim penal kundër të dyshuarve për rrënimin e shtëpisë së mbrojtur

Kallëzim penal kundër të dyshuarve për rrënimin e shtëpisë së mbrojtur

Dje, Policia e Prizrenit e ka deponuar në prokurori kallëzimin penal kundër të dyshuarve A. M. dhe F. G. për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepër penale “dëmtim, shkatërrim dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës” nga neni 363, paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës.

Ky rast ka të bëj me rrënimin e shtëpisë së familjes Myftiu e cila gjendej në zonën e mbrojtur historike. Në lidhje me këtë, me datën 18 dhjetor 2017 pati reaguar  edhe  Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe Organizata Joqeveritare “Ec Ma Ndryshe”.