Kam jetuar më shumë se ç’duhet

Kam jetuar më shumë se ç’duhet

Nga Pano Taçi, shkrimtar nga Gjirokastra

Që kur shpresa më ka mashtruar,
që kurrë malli, s’më çmalli kurrë,
që kur fjalën s’ma kanë dëgjuar,
për ç’thashë bota është sëmurë.

Kam jetuar më shumë se ç’duhet,
ku jeta fatin ma la në llohë,
mbi varrin tim them do shkruhet
për ç’më hoqi shpirti në jetë:
– Duhej të kish vdekur me kohë
kjo zemër e shkretë!…