Katër persona të armatosur tentojnë ta vrasin një person në Junik

Katër persona të armatosur tentojnë ta vrasin një person në Junik

Katër persona të armatosur dje rreth orës 22:45 kanë sulmuar me armë zjarri një person në Junik.

Rastin për policin e ka raportuar viktima i cili kanë thënë se katër persona të armatosur me armë kanë dalë prej një veture me targa vendore dhe dy prej tyre me armë kanë shtënë në drejtim të tij. Ndërsa njëri i dyshuar me çekan e ka goditur viktimën disa herë.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore në dorë, këmbë dhe shpinë. Pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman të mëtutjeshëm.

Në vendin e ngjarjes njësitë policore gjatë ekzaminimit kanë gjetur 11 (njëmbëdhjetë) gëzhoja të armës (revole) kalibri 9 mm dhe 4 (katër) gëzhoja të armës AK-47.

Nuk dihet motivi i rastit, të dyshuarit për viktimën janë persona të panjohur./Insajderi.com