Katër shtetet më të bukura në botë

Katër shtetet më të bukura në botë

Turistët nga anë e mbanë bota i kanë zgjedhur vendet më të bukura të vitit – ndërkaq lista përfshin vende ideale për adhuruesit e plazheve, adhuruesit e hiking-ut, etj.

Telegrafi më poshtë ju sjell katër shtetet më të bukura në botë, ku, sipas turistëve, Skocia rezulton të jetë e para!

4: Afrika Jugore

Turistët e vizitojnë Afrikën Jugore për shkak të pamjeve ikonike nga maja e malit Table.

Por, edhe vera unike, koha e përsosur për plazh dhe safari janë ato që i tërheqin turistët në këtë vend.

Parku Nacional Kruger do ta lë gojëhapur mendjen e çdo adhuruesi të aventurave. Ky shtet është shtëpi e mijëra elefantëve, buallve afrikanë dhe leopardëve.

3: Zelanda e Re

Ata që i “mbijetojnë” fluturimit të gjatë për në Zelandën e Re do të shpërblehen me diversitetin e florës dhe faunës vendore.

Ky shtet është shtëpi e kodrave magjepsëse, plazheve, ujëvarave dhe fjordeve të njohura në botë.

2: Kanada

Qytetet vibrante dhe parket e mahnitshme nacionale janë në mesin e karakteristikave më të famshme të Kanadasë.

Parku më i madh nacional i këtij vendi, ai “Wood Buffalo”, është më i madh sesa shteti i Zvicrës.

1: Skocia

Udhëtarët e vizitojnë Skocinë për t’u mahnitur nga kështjellat e bukura, plazhet e pafundme dhe liqenet e mrekullueshme.

Nuk është çudi se çiklizmi dhe hikingu janë aktivitete që çdo njeri duhet t’i bëjë në këtë vend.

Shtigjet e gjata të ecjes, siç është ai “West Highland Way”, “Great Glen Way” dhe “Southern Upland Way” janë në mesin e shtigjeve më të mira në botë për adhuruesit me përvojë të hikingut. /Telegrafi/