Këngëtarja shqiptare do të komentojë Eurovisionin live në BBC

Këngëtarja shqiptare do të komentojë Eurovisionin live në BBC

Këngëtarja shqiptare Anjeza Shahini pas suksesit që arriti në Eurovision në vitin 2004, këtë vit ajo do të komentojë netët live në BBC.

Kanali televiziv “BBC4” që transmeton Eurovision-in në Mbretërinë e Bashkuar, ka përzgjedhur këngëtaren shqiptare që të komentojë natën e parë live, më 9 maj, me komentatorin Scott Mills, shkruan KultPlus.

Anjeza Shahini ishte e para që dërgoi ngjyrat kuq e zi në një kompeticion si “Eurovision Song Contest’, në të cilin u rëndit e 7-ta me këngën “Imazhi yt” (The Image of You), mes 24 konkurrentëve të natës finale në Stamboll në vitin 2004.