Këshilla që do të ju ndihmojnë të përjetoni më lehtë dhimbjet e ciklit menstrual

Këshilla që do të ju ndihmojnë të përjetoni më lehtë dhimbjet e ciklit menstrual

Edhepse cikli menstrual është një shenjë që gith[ka në organizmin tonë është duke shkuar mirë dhe se jemi të shëndetshëm, për shumë gra kjo periudhë e muajit mund të jetë e mundimshme.

Gjakderdhjet, dhimbjet që i paraprijnë ciklit, ose ato gjatë kësaj periudhe mund të jenë aq të rënda deri në masën sa mund të të bëjnë të paaftë të funksionosh.

Mirëpo ka mënyra, që edhepse nuk do të reduktojnë këto pakënaqësi, të paktën e bëjnë ciklin më pak të dhimbshëm.

Njihni ciklin tuaj

Ndryshimet hormonale gjatë kësaj periudhe afektojnë disponimin tonë, apetitin, energjinë e shumë gjëra të tjera. Ne duhet të vëzhgojmë këto ndryshime dhe të kuptojmë në cilën fazë jemi dhe pastaj të reduktojmë alkoolin dhe sasinë e kripërave, të cilat ndikojnë keq.

Lejojini vetes kohë për të pushuar

Gjatë periudhës së ciklit, hormone dhe energjia janë në nivelet më të ulëta të mundshme, përderisa trupi është duke u pastruar nga gjëra për të cilat më nuk ka nevojë. Evitoni ushtrimet intensive ose lejojini vetes të jeni më pak produktiv. Stresi dhe presioni i tepërt vetëm do të ju vështirësojë procesin.

Hani ushqime që përmbajnë minerale

Për shkak të faktit që hormone bien gjatë kësaj periudhe, ushqime që përmbajnë hekur, zink, si mishi i lopës, deleve, ushqimi i detit, fasulet, lejthitë, farat dhe perimet e gjelbërta janë ushqime që do të ndikojnë në perioda më me pak dhimbje./Insajderi.com