Kështu dukej Nëna Terezë në moshën 18 vjeçare

Kështu dukej Nëna Terezë në moshën 18 vjeçare

Nëna Terezë ose Shën Tereza e Kalkutës cila ndihmojë të gjithë njerëzit e varfër në botë si Misionare e Bamirësisë.

E lindur si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu ajo rrjedh nga një familje shqiptare nga Shkupi.

Derisa kishte mbushur 18 vjet Nëna Terezë ishte shpërngulur në Irlandë dhe më pas në Indi ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.

Humaniteti i saj ishte i madh ajo i doli në ndihmë . Ajo themeloi Misionaret e Bamirësisë, një kongregacion fetar katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 vende.

Ato ofrojnë shtëpi për njerëzit që vdesin nga HIV/AIDS, gërbula dhe tuberkulozi; ato ofrojnë ushqime, klinika të lëvizshme, programe këshilluese për fëmijët dhe familjet, jetimore, dhe shkolla.

Anëtarët duhet t’i përmbahet betimit të “dëlirësisë, varfërisë dhe bindjes”, si dhe një kusht të katërt, për të dhënë “shërbime falas e me gjithë zemër për më të varfëritë e të varfërve”.

Mirëpo këto foto të rralla të Nënë Terezës nuk i keni parë ndonjëherë. Më poshtë Gazeta Insajderi, ju sjell foto të saj në moshën 18-vjeçare dhe gjatë periudhës së jetës së saj sa ishte duke jetuar me familjen e saj në Shkup. /Insajderi.com

Nënë Tereza në moshën 18-vjeçare

Nënë Tereza me motrën e saj, Agën në Shkup me veshje tradicionale

Nënë Tereza në moshën 12-vjeçare