Këta janë dy zëvendësdrejtorët e shkarkuar nga Kryeshefi i Telekomit

Këta janë dy zëvendësdrejtorët e shkarkuar nga Kryeshefi i Telekomit

Driton Halili dhe Blerim Zogaj janë dy zëvendësdrejtorët në departamentin e shitjes të cilët sot janë shkarkuar nga Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi, shkruan Insajderi.

Si shkak, i mosrealizimit të objektivave rritjeve të borxheve dhe humbjes të konsumatorëve, Istrefi së bashku me drejtorin e shitjes, Demir Limaj kanë marrë vendim që të lirojnë nga detyra dy zëvendës drejtor të këtij departamenti, thuhet në komunikatën e Telekomit.

“E gjithë kjo me qëllim primar ngritjen e performancës financiare të korporatës”, thuhet më tutje në këtë komunikatë.

Mes tjerash, është bërë e ditur se Drejtori i Shitjes, Demir Limaj për shkak të angazhimit të tij si profesor i rregullt në Universitetin e Prizrenit ka bërë kërkesë tek kryeshefi që të lirohet nga kjo detyrë por për shkak të angazhimit të tij në korporatë dhe profesionalizmit të lartë të tij kërkesa në fjalë iu ka refuzuar, vendimin për angazhimin e mëtutjeshëm të Limajt në Telekom do ta merr bashkërisht dhe në konsultim me të kryeshefi i Telekomit Istrefi.

Gjitha këto ndryshime kanë vetëm një qëllim rritjen e performancës financiare të korporatës, ruajtjen dhe rritjen e numrit të konsumatorëve./Insajderi.com