![Këtë veprim mbase e bëni çdo ditë, por pa e ditur po e lëndoni fëmijën tuaj](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/4F29637900000578-6070939-image-a-68_1534512154501-1-730x440.jpg)
Në ditët e sotme, ka kaq shumë rekomandime të ndryshme për rritjen e fëmijëve në mënyrë korrekte dhe ato shpesh janë mjaft të diskutueshme. Mirëpo, mjekët dhe psikologët vazhdojnë të kryejnë eksperimente të reja: të analizojnë rezultatet dhe pastaj të tregojnë se çfarë është e gabuar dhe çfarë është e drejtë për rritjet e fëmijëve.
Më poshtë do të keni mundësinë të lexoni diçka që ju bën keq fëmijëve, por që mbase prindërit e bëjnë çdo ditë këtë gjë. Prindërit sigurisht që nuk e bëjnë qëllimisht, por nga dashuria edhe mund të gabojnë. Mirëpo, cili është ky veprim që i bën dëm fëmijëve?
Gudulisja
Ndodh shumë shpesh që të rriturit duan t’i bëjnë fëmijët të qeshin përmes gudulisjes. Mirëpo, një studim nga Universiteti i Kalifornisë ka zbuluar shumë vite më parë se gudulisja nuk shkakton të njëjtën ndjesi lumturie siç bën një shaka. Është vetëm një iluzion i buzëqeshjes së lumtur.
![](https://i1.wp.com/cdnimpuls.com/o.revistaclass.al/media3/-640-0-5e216addec362.jpg?resize=640%2C360&ssl=1)
Në këtë rast, fëmijët qeshin në mënyrë të pakontrollueshme si rezultat i një refleksi. Pothuajse të gjithë njerëzit qeshin kur gudulisen. Por problemi është se fëmijët qeshin, edhe nëse urrejnë të gudulisen.
Pra, kujdes mos i gudulisni më fëmijët.