
Idriz Humolli, i njohur ndryshe si “Herkulesi” i parë shqiptar në boudybuilding, ka qenë i ftuari i radhës i emisionit “Talk”.
Ai ka rrëfyer momentet më të spikatura gjatë karrierës së tij të gjatë dhe jashtëzakonisht të suksesshme në sportin e boudybuilding-ut.
Ka rrëfyer ndjenjën e të qenurit i pari shqiptar në këtë fushë dhe emocionet që ai i kishte pasur në garat e ndryshme ndërkombëtare.
Humolli, në emisionin e Kiki Rrahmanit, ka pranuar një medalje të cilën nuk e kishte pasur asnjëherë gjatë karrierës së tij – karrierë e cila i kishte sjellur atij shumë medalje të ndryshme ndërkombëtare.
Por, Kiki Rrahmani, ia ka dhuruar Idriz Humollit, medaljen “Best Father”, po “Babai më i mirë”.
Kjo medalje, e emocionoi jashtëzakonisht Idriz Humollin, i cili e falenderoi për idenë.