
Lumbardhi në bashkëpunim me Akrivin Qendror Shtetëror të Filmit të Shqipërisë – AQSHF të shtunen, me 6 tetor 2018, do të shfaqë programin e filmit “Jeta pas Enverit: Kinematografia Shqiptare e viteve 90”, me fokus te filmat e animuar.
Programi do të përbëhet nga një përmbledhje jashtëzakonisht interesante e filmave të shkurtë të animuar të prodhuar në Shqipëri gjatë viteve të 90-ta.
Ky është fillimi i bashkëpunimit në mes të Lumbardhit dhe AQSHF që do të vazhdoj vitin që po vjen ku do të shfaqet premiera e programit të plotë të filmit. Por deri atëherë, ne vendosëm të ju jepim një sneak peak! Mos e humbisni!
Në fillim do të bëhet nje hyrje nga kuratori dhe regjisori: Thomas Logoreci.