
Filmi “Avengers:Endgame” ka arritur të grumbullojë shumën prej 60 milion dollarëve vetëm në premierën e saj të ejten në mbrëmje, shkruan Insjaderi.
Kjo është hapja më e madhe në histori që është bëri deri tani, duke e kaluar rekordin e mbajtur nga “Star Wars: The Force Awakens” e cila arriti të grumbulloj 57 milion dollar në natën e hapjes në vitin 2015.
Analistët kanë thënë se “Endgame” mund të arrijë një shumë prej 260 milion dollarëve në Amerikën e Veriut dhe më shumë se 800 milion dollarë në mbarë globin këtë vikend, ku në të dyja rastet shënon një thyerje rekordi në vendet e shitjes së biletave.
“Endgame” është finalja epike nga seria e gjatë e filmave të superheroit.
Në përgjithësi, studio Marvel ka bërë më shumë se 18.7 miliard dollarë në të gjithë botën vetëm nga kjo seri./Insajderi.com