Koha më e mirë për të pirë një gotë kafe

Koha më e mirë për të pirë një gotë kafe

Të rrini deri në orët e vona zgjuar, e të nesërmen të pini një gotë kafe të fortë për tu zgjuar, është ky një rreth vicioz, që shumë e gjejnë veten të ngecur në të.

Derisa kafeina mund t’iu zgjojë, po ashtu mund të ketë një efekt negativ në metabolizmin tuaj, sugjeron një studim i ri, njofton Insajderi.

Sipas studimit të ri të botuar në “British Journal of Nutrition”, një gjumë i keq i natës, nuk është i mjaftueshëm të ndikojë në metabolizimin tuaj për keq. Por një gotë kafe në mëngjesin e nesërmen, është e mjaftueshme.

Në eksperiment, pjesëmarrësit që pinë kafe të fortë dhe të zezë pas një gjumi të ndërprerë gjatë natës dhe e pasuan atë me një pije me sheqer kishin dëmtuar kontrollin e sheqerit në gjak – një tregues për mosfunksionimin metabolik.‌‌

“Mund të jetë më mirë të presësh deri pas mëngjesit për të pirë kafe pas një gjumi të keq, në mënyrë që të ekuilibrosh efektet stimuluese të kafesë me potencialin e tyre për të prishur metabolizmin e glukozës”, bashkautor i studimit Harry Smith, tregon për Inverse.

Pirja e moderuar e kafesë është e lidhur me përfitimet shëndetësore si rreziku më i ulët i sëmundjeve të zemrës, kanceret e caktuara dhe kushtet neurologjike, kështu që gjetjet “nuk do të thotë që kafeja nuk mund të jetë pjesë e një jetese të shëndetshme të ekuilibruar”, shton Smith.

Për një shëndet më të mirë dhe metabolizëm të ekuilibruar, gotën e kafesë pini pasi të keni ngrënë mëngjesin. /Insajderi.com

Burimi: Inverse