
Wild Beast (Kafsha e Keqe) titullohet performanca e re e Haveit që do të mbahet në Bazament Art Space Tiranë.
Si subjekt i kësaj ekspozite do të jetë fenomeni i “mallkimeve”, një sjellje tipike për prindërit e familjeve shqiptare, për t’iu mësuar atyre sjelljen e drejtë.
Gjuha e dhunshme e mallkimit justifikohet si mjet disiplinor i mësimit të etikës së sjelljes.
Haveit duke ekspozuar keto “mallkime’’ duke bërë publike atë që konsiderohet private, përpiqet të reflektojë se si kjo gjuhë shumë problematike, agresive, ndikon dhe manifestohet më vonë në ndërtimin e një shoqërie të dhunshme patriarkale dhe si kjo gjuhë është ende e pranishme dhe riprodhohet në të gjitha marrëdhëniet e tjera shoqërore.