
Komisioni Hetimor Parlamentar për shpenzimet e insitucioneve në kontraktimin e kompanive ndërkombëtare për lobim, ka bërë kërkesë për miratimin e buxhetit, si dhe për zgjatjen e mandatit.
Kërkesa e tyre është miratuar në seancën e sotme të kuvendit.
Mandati i komisioni u zgjat edhe për 6 muaj.
“Kërkoj nga kryetari i komisionit [hetimor] ta bëjë shkresën/kërkesën me nevojat e komisionit. Çështja e shpenzimeve nuk është miratuar në kuvend dhe s’ka nevojë të miratohet në kuvend, ato i miraton kryesia”, tha kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti.
Gazeta Insajderi ka raportuar lidhur me kërkesën e këtij komisioni për qasjen në të gjitha kontratat e shpenzimeve për lobim, në të cilën kërkesë insitucionet nuk janë përgjigjur.
Komisioni hetimor kërkon dokumentet e shpenzimeve milionëshe për lobim – Institucionet heshtin