Koronavirusi/ Paralajmërimi për astmatikët: Izolohuni për 3 muaj

Koronavirusi/ Paralajmërimi për astmatikët: Izolohuni për 3 muaj

Pacientët që vuajnë nga astma duhet të bëjnë të pamundurën që të shmangin kontaktin me të prekurit nga koronavirusi, paralajmëron një mjek.

Simptomat e Covid-19 mund të përkeqësojnë gjendjen e tyre shëndetësore.

Jonathan Van-Tam, Shefi i Zyrës Mjekësore për Anglinë tha për BBC se këshilla për distancë është më e madhe për personat që vuajnë nga astma. Prandaj ata duhet të izolohen për 3 muaj, ndryshe afati prej 2 javësh që këshillohet.

Të sëmurët nga astma ka më shumë gjasa të sëmuren rëndë nëse infektohen me Covid-19. Por ata nuk infektohen më shpejt se të tjerët.

Astma prek më shumë se pesë milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar dhe rreth 200,000 kanë një formë të rëndë të gjendjes.