“Kosova 20 vjet Liri dhe përpjekje”, konferenca shkencore në 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës

Konferenca i kushtohet 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe ka për qëllim shënimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme nga historia më e re e Kosovës.

“Kosova 20 vjet Liri dhe përpjekje”, konferenca shkencore në 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës

Me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, Universiteti i Prishtinës Fakulteti Filozofik në bashkëpunim me Institutin Albanologjik-Prishtinë, organizon konferencë shkencore me titull: “Kosova 20 vjet Liri dhe përpjekje”.

Konferenca i kushtohet 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe ka për qëllim shënimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme nga historia më e re e Kosovës. Konferenca përmes kumtesave të pjesëmarrësve nga vendi dhe jashtë mëton të ndriçojë zhvillimet kryesore të lidhura me përpjekjet e popullit të Kosovës për Liri dhe Pavarësi gjatë tërë shekullit të kaluar.

Kjo konferencë synon po ashtu të sjellë studime teorike dhe shkencore të cilat paraqesin informacione të rëndësishme, dhe me vlerë për rrugën e lirisë demokracisë dhe shtetit.

Pjesëmarrësit në konferencë do të kenë mundësinë të paraqesin, diskutojnë dhe debatojnë lidhur me temat bosht dhe jo vetëm të kësaj konference. Në këtë konferencë ftohen pjesëmarrës të interesuar, studiues dhe punëtorë shkencorë nga fusha të ndryshme të shkencave humane, sociale dhe nga disiplinat e tyre, nga vendi rajoni dhe bota.

Tezat bosht të konferencës janë:

(1) Rruga e Kosovës deri tek liria;

(2) Zhvillimi dhe rindërtimi i vendit pas luftës;

(3) Përballja me të kaluarën;

(4) Pavarësia e Kosovës si zgjidhje kompromisi;

(5) Pozita e Kosovës pas vendimit të GJND-së;

(6) Identiteti i UÇK-së dhe i Republikës së Kosovës;

(7) Transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës;

(8) Roli i lëvizjeve studentore për lirinë e Kosovën;

(9) Roli i institucioneve shkollore, universitare, akademike dhe shkencore për lirinë e Kosovës;

(10) Roli i politikës dhe diplomacisë për lirinë e Kosovës;

(11) Drejtësia ndërkombëtare dhe tranzicionale;

(12) Dëshmorët, viktimat civile, të zhdukurit dhe dhunimet;

(13) Ndihma amerikane dhe evropiane në lirinë e Kosovës;

(14) Mërgata shqiptare: kontributi i saj për Kosovën;

(15) Perceptimi psikologjik dhe social i konceptit të lirisë dhe nacionalizmit;

(16) Spastrimi etnik, migrimi dhe refugjatët e luftës;

(17) Metodat aktive të rezistencës civile në Kosovë;

(18) Roli i gruas ne shtetndërtim;

(19) Roli i shoqërisë civile dhe medies në shtetndërtimin e Kosovës;

(20) Përballja me pasojat ekonomike dhe kulturore, …

“Secili pjesëmarrës do të ketë në dispozicion 10 minuta për paraqitje apo elaborim të kumtesës. Nga pikëpamja e vëllimit, kumtesat e prezantuara mund të shkojnë deri në katër faqe tekst të shkruara në llojin e shkrimit Times New Roman, madhësia e germave 12, dhe largësi midis rreshtave me hapësirë 1.5.

Punimet e konferencës do të botohen në një numër të veçantë të Revistës shkencore “Buletini i Fakultetit Filozofik””, thuhet në njoftim./ Insajderi.com