Sfidat e Kosovës janë të shumta; Dialogu, unifikimi politika, problemet sociale e emigrimi lartë i të rinjëve
Kosova po shënon 21 vjetorin e çlirimit nga okupatori serb. Kjo datë erdhi pas shumë sakrificave shekullore të popullit shqiptar.
Për gjatë 21 viteve çlirim e 12 vite pavarësi në Kosovë kanë ndodhur ngjarje të shumta.
Filloi me misionin e UNMIK-ut, misioni I EULEX. Shpalla e pavarësisë me 17 Shkurt 2008, protektorati zyrtar tre vjeçar, problemet sociale e protestat në rrugë e karakterizuan 21 vjeçarin e Kosovës.
Kosova ka nënshkruar disa marrëveshje me Serbinë pasi vendosi të fillojë dialogun teknik e pastaj politik me Serbinë pas shpalljes së pavarësisë. Marrëveshja e Asociacionit të Komunave Serbe u kundërshtua shumë ashpër në Kosovë nga Lëvizja Vetëvendosje subjekt që si organizim lindi në vitin 2005 e si subjekt politik në vitin 2010, sot është partia me grupin parlamentar më të madh në vend.
Kosovën pas pavarësisë po e karakterizon dialogu me Serbinë që ende nuk ka mbaruar 21 vjet pas çlirimit. Por, 21 vjet pas çlirimit ende nuk janë gjetur shumë të pagjetur e ende nuk është arritur drejtësia e luftës.
Tash në këtë kohë bashkësia ndërkombëtare në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës po insiston për një marrëveshje finale në mes Kosovës dhe Serbisë.
21 vjet pas pavarësisë elita politike në Kosovë është shumë e përçarë, ekononomia ka rritje në statistika por emigrimi i të rinjëve për një jetë më të mirë vazhdon të jetë i lartë. E dialogu me Serbinë pritet të jetë temë shoqëruese edhe për një vit tjetër. /insajderi/