Kosova e pasur me specie të mahnitshme

Kosova e pasur me specie të mahnitshme

Mund të ju duket si ndonjë shpez i Amazonës, mirëpo kjo rozë është fotografuar në Kufcë të Gjilanit nga Arian Mavriqi.

Është një specie me prejardhje nga Azia Lindore dhe ka një madhësi trupore 41 deri në 49 cm, mirëpo nëse i hap krahët madhësia e trupit arrin deri në 75 cm.

Rosa Mandarinë (Aix galericulata) shquhet për nga kombinimi i ngjyrave të bukura të pendlave dhe karakteristikat trupore, e sidomos pjesa e kokës është tejet interesante. Ushqehet kryesisht me fara dhe bimë, mirëpo dieta e rosës mandarinë përbëhet edhe nga insektet dhe peshqit e vegjël.

Kryesisht rrezikohet nga predatorët e ndryshëm si; gjarpëri, shqiponja, qenët, dhelpëra etj.